Aksesorët detajet e një imazhi modern - Forum
  Wednesday, 2016-12-07, 8:26 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Aksesorët detajet e një imazhi modern - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Arti & Kultura » Moda dhe estetika » Aksesorët detajet e një imazhi modern
Aksesorët detajet e një imazhi modern
dj_diamantDate: Sunday, 2007-08-19, 6:11 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

Aksesorët
detajet e një
imazhi modern

Janë të pashmangshëm dhe
një ndër elementet kyçe të
modës së viteve të fundit.
Stilistët, por sigurisht dhe
masa, i kushton një rëndësi
gjithmonë dhe më të madhe.
Të shumëllojshëm, pjesë e
veshjes, ose thjesht dekor i saj, aksesorët
janë një detaj gjithmonë i
pranishëm në paraqitjen tonë.
Shumëllojshmëria e tyre fillon
nga profile si çantat, rripat, syzet
e deri tek ato elemente që i përfshijmë
në bizhu. Të ndryshëm në
stile, ngjyra, por dhe tendenca.
Sido që të jenë, ne nuk mund të
bëjmë dot pa to.


STILISTËT PËR
AKSESORËT
Janë atë që “parashikojnë” tendencat
dhe shijet që do të mbizotërojnë
në masë, ndoshta duke
parë dhe më tej se një sezon. I pyetur
për tendencat më të fundit të
aksesorëve, stilisti Joni Peçi shprehet
se dominanti në materiale, sidomos
për pjesën e bizhuve, do të
jetë druri. Bizhutëritë si varëset,
unazat dhe byrzylykët duhet të
jenë shumë të ngakuar, por jo për
t’u dukur si një pemë e Vitit të Ri.
“Ngarkesa” që moda imponon
nuk është e përgjithshme. Një element
përjashton tjetrin.
Domethënë, nëse ju vendosni të
zbukuroni me bizhu një pjesë të
trupit tuaj, ajo përjashton kategorikisht
të tjerat,
duke përqendruar
shikimin tek ajo
pjesë që ju keni vendosur
të nxirrni në
pah.


ÇANTAT
Edhe në këtë element,
ato që do të
mbizotërojnë janë masat
e mëdha, tip “beauty
case”. Materialet sipas
stilistit do të jenë të
freskëta dhe rezistente:
lino, copë dhe plastikë.
Me dekore nga më të
larmishmet, ku mund të veçojmë
lulet dhe fluturat si tendencat më
të përfolura të kësaj vere.


SHAMITË
Moderne dhe praktike, me një
përhapje shumë të madhe. Shallet
dhe shamitë e kokës janë një
detaj që nuk mund t’i mungojnë
veshjes suaj.


RRIPAT
Një element i rikthyer fuqishëm
në modën e kohëve të
fundit. Një detaj që
mund të përbëjë dhe
ndryshimin. Kontrasti
është në
qendër të këtij aksesori,
sipas J.P, ku
kemi materiale të
forta (kryesisht
tokëza druri) të
ndërthurura me materiale
të tjera më
buta, si copa për
pjesën tjetër të rripit.
Ngjyra e njërës
pjesë duhet të jetë
e ndryshme nga
pjesa tjetër, për të
thelluar dhe
përcjellë sa më
shumë kontrastin
nga materiali tek
copa.

SYZET
Me skelet të madh si një maskë,
me ngjyra pikante, por dhe shumë
të errëta. E rëndësishme është që
ato që do të zgjidhni t’ju bëjnë të
dukeni sa më “dive”.

VIZIONI PËR FEMRËN
I kujdesshëm, jo vetëm për
veshjen dhe aksesorët, por dhe për
elementët individual të çdo femre.
Joni Peçi tregon për vizionin e tij
të femrës në modë. Një vizion që
e kompleton krijimtarinë e tij dhe
i jep nje prekje origjinale, duke
e arritur nivelet e një marke autentike.
Flokët: Në ngjyrë natyrale, me
orjentim nga bronz, karrotë dhe
bjond. Naty-rale dhe në krehje, ku
flo-ku i krehur srikt në çdo moment
të di-tës është gjithmonë e
më drejt përjashtimit.
Make-up: Sa më i freskët,
shumë i lehtë dhe me ngjyra të
hapura në pjesën e paradites dhe
plot shkëlqim dhe bronz në
mbrëmje.
Lëkura: Me një abronzaturë
grurë të thellë, jo me ekzagjerime
për një ngjyrë artificiale
çokollatë. Thonjtë: Edhe këtu
duhet të ndihet natyraliteti dhe
thjeshtësia. Jo më ngjyra ekstravagante
dhe gjatësi “kilometrike”,
që të japin imazhin e
një Kleopatre që nuk prek gjë me
dorë. Thjeshtësia dhe elenganca
e një “frenchi” të thjeshtë, i një
ngjyre perlë, ose dhe ngjyra paska
më të zjarrta dhe pikante, një
dorë e kuruar me finesë dhe
stil.


NË DYQANET E TIRANËS
Në një vështrim në dyqanet
e bizhuverive në Tiranë, elementet
kryesore që ndriçojnë
me tërë kuptimin e fjalës, janë
pikërisht gurët. Plotësisht
rezatues, kryesisht në ngjyra
të bardha, por dhe në variantin
e rruazave të kombinuara
në ngjyra të ndryshme. Më të
preferuara? Sipas Idës, shitëse
në një dyqan në rrugën “Mylsym
Shyri”, “janë qaforet me
gurë, të kombinuara me unaza
të mëdha”. Byrzylykët?
Janë elementët
më të thjeshtë, të fortë
dhe të shumëllojshëm.
Me nuanca ekzotike dhe
plot ngjyra, lisho dhe
pompoz, në ngjyrë
argjendi dhe ari, gurë të
punuar (stonegem) dhe të
shndritshëm, por dhe fin
dhe të thjeshtë për t’u zbuluar
në kaviljet tuaja.



Message edited by dj-timi - Monday, 2007-08-20, 7:31 AM
 
Forum » Arti & Kultura » Moda dhe estetika » Aksesorët detajet e një imazhi modern
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2016

Website builderuCoz