Tendencat e koleksioneve Vjeshtë-Dimër 2007-2008 Jaka të larta, fustane bustier dhe në mbrëmje fustane deri në fund të këmbëve, të gjitha këto ajo ajo çka pasqyrohet në koleksionet e sfilatave Vjeshtë- Dimër 2007-08. Ja disa këshilla për të qenë përpara në modë. XHAKETA Xhaketa me jakë të lartë, është e pranishme në shumë koleksione. E realizuar në të gjitha materilat dhe me një detaj shumë interesant, që është qëndisja. Është një alternativë shumë e mirë e palltos së zakonzhme. NË DARKË ME TË GJATA Fustanet janë shumë të rëndësishëm në garderobën tuaj. Patjetër të gjatë dhe me detaje që të rikujtojnë pak periudhën e Mesjetës, e gjitha kjo në kontrast me “vogëlsinë” e bustit. Fundet e tyre duhet të prekin tokën dhe duhen të jenë të shoqëruar me taka marramendëse. NGJYRAT Nuk ka limit për ngjyrat që do të bëjnë pjesë në universin femëror. Shumë tonalitet të ndryshme, si portokallia, vjollca, ngjyrë ide, etj. Por, protaginistet absolute do të jenë grija dhe e zeza, shumë të pranishme sidomos darkave. Gjatë ditës do të mbizotërojë një e zezë e zbehtë, por që në mbrëmje duhet të shdërrohet në një të zezë rrezatuese. STILI RETRO Një rikthim i stili të modës së fillim viteve 900 kombinuar me tailleur të viteve 40. Xhaketa me vatinë dhe funde që nxjerrin në pah ijet dhe që vënë në dukej trupin. APLIKIMET Në çdo situatë, si gjatë ditës ashtu dhe gjatë mbrëmjes, veshjet dhe aksesorët duhet të jenë të dekoruara nga temina, pjesë plastike që ndriçojnë dhe shkëlqejnë. Të gjitha këto për të trasformuar gjithçka që vishni në një xhevair. STILI KOLEGJIAL Xhaketa të vogla skoceze me kopsa të veshura me copë ose të arta, një shpirt kolegjial që ndërthuret me një prezencë të rreptë. Do të jetë një seszon met MATERIALET Të leshtat do të ejnë të pranishme në çdo formë. Të punuara me dorë ose në makineri, të trajtuara në forma nga më të ndryshmet, deri në atë pikë sa mund të shëndrrohen dhe në pellushe STAMPIMET Ngjyra të dhunëshme që sfumohen në tonalitete të ndryshme. Me forma gjoemetrike dhe stampa që marrin pamjen e një ylberi. XHUPAT Të shkurtër ose të gjatë, me ngjyra, të qëndisur me perçina dhe kristale. TË SHËNDRITSHME Do të jetë një seszon metalizato, i artë, argjentë, bronz, etj. Copat e shëndritshme me nuanca platini dhe floriri, tregojnë të gjitha gjasat për një vjeshtë- dimër luksoz. TUTAT Një rikthim i bujshëm i këtij elementi. I propozuar me materiale të ndryshme, që nga fanellata dhe deri tek mëndafshi i zi. KAPELJA Aksesori kryesor për këtë stinë, shumëllojshmëria e saj është e pashmangashme. Mund të jenë berreta tipike mashkullore, kapu}ë prej leshi, kapele me veshje me qime, etj. ÇANTAT Patjetër e madhe dhe e dobishme për të gjithë ditën. Të realizuara me lëkura të çmuara, si ato të krokodillit, plot ngjyra dhe forma gjeometrike. RRIPAT DHE DORASHKAT Beli, vendoset në dukje nga breza të hollë, ose nga fasha të larta japin idenë e një korseje. Dorashkat janë të padiskutueshme, në buta dhe në ngjyrë natyrale, të shkurtra por dhe të gjata deri në kycet. Këto të fundit do të jenë të ndikuara dhe mëngët e xhaketave që janë pak trecerekshe dhe që do të lejojnë nxjerrjen në pah të këtyre elementëve. DORASHKAT Janë të padiskutueshme, në buta dhe në ngjyrë natyrale, të shkurtra por dhe të gjata deri në kycet. Këto të fundit do të jenë të ndikuara dhe mëngët e xhaketave që janë pak trecerekshe dhe që do të lejojnë nxjerrjen në pah të këtyre elementëve.
|