Thursday, 2024-03-28, 8:05 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Sinan HOXHA - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Muzik » Thashetheme VIP » Sinan HOXHA (Në pushime me dy femra dhe…)
Sinan HOXHA
dj_diamantDate: Sunday, 2007-08-19, 5:41 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

Sinan HOXHA

Në pushime me dy femra dhe…

Miqësitë, dashuritë
dhe pasionet
e këngëtarit

Këto kohë Sinan
Hoxha po udhë
ton nga njëri
koncert në tjetrin me
një aromë parfumi, në
xhep. Parfum që këtë herë
nuk është në trajtën e një
kutije, por të një CD-je. Mos
u çudisni, “Aromë parfumi”
titullohet albumi i këngëtarit
të njohur në Shqipëri
dhe në gjithë diasporën shqipfolëse.
Album, që Sinani
ka vendosur ta sjellë
bujshëm përmes prezantimit
të tre klipeve, që sapo
janë lançuar në ekranet shqiptar.
Për të vazhduar më pas
me koncerte, që kanë nisur në
Mal të Zi e do të vazhdojnë
edhe në shtetet të tjera, kudo
ku ka shqiptarë. Në këtë intervistë
ekskluzive për Gazetën
këngëtari na ka rrëfyer përtej
këtij albumi, për pushimet verore,
koncertet e tij, pasionet dhe
marrëdhëniet e tij me këngëtarët
e tjerë.
Sapo keni prezantuar albumin
tuaj me tre klipe njëherësh.
Përse kjo tendencë për të publikuar
kaq shumë klipe?
Unë sa herë që nxjerr albume i
shoqëroj me disa klipe. Ideja është
që unë bëj çdo dy vjet albume
dhe gjithmonë zgjedh që t’i shoqëroj
me disa klipe. Dhe kjo nuk
është hera e parë është një procedurë
pune që unë e ndjek gjithmonë.
Përse album njëherë në dy
vjet?
Ky është një rregull që unë e
kam vendosur me veten për të
mos u bërë bajat në treg. Kjo është
mënyra e të punuarit tim, por
edhe për të mos u bërë i bezdisur
dhe i lodhshëm për publikun. Një
album sot në fakt bëhet jo vetëm
për një vit, por edhe për një ditë
për disa. Por është e lodhshme
dhe tashmë nuk është si dikur që
ne i merrnim këngët të gatshme
dhe ishte më e thjeshtë për ne.
ndërsa tani çdo komponent është
i ri.
A ka ndonjë domethënie titulli
i albumit “Aromë parfumi”?
“Aromë parfumi” nuk është se
i dedikohet dikujt por është një
këngë që titullohet “Parfumi” dhe
kështu u mendua që afër këtij titulli
të ishte edhe ai i albumit. Dhe
shtesa që i vendosëm duket se
është goditur.
Çfarë do të gjejë publiku tek
ky album dhe si po ecën ai?
Kuptohet një nivel më të lartë
artistikisht. Këtë herë mendoj që
të gjithë e kanë parë dhe do ta
shohin se nuk është më ai Sinani
i dikurshëm, është një Sinan
ndryshe. Thjesht për t’iu përshtatur
shijeve të kohës ritmeve të
sotme, vij më i pjekur më i formuar
tashmë artistikisht. Nuk
mund të flas për ecjen e albumit,
pasi puna është se nuk mund të
flaës për veten.
Në këtë album jeni kujdesur
shumë për performancën tuaj.
Mendoni se kjo është një pjesë
e rëndësishme e suksesit të një
klipi?
Sigurisht edhe paraqitja ime në
këtë album ka ndryshuar. Kjo
edhe për faktin se prezenca e
këngëtarit është pjesa më e rëndësishme
e videoklipit.


“Të rrish me mua gjithë
ditën do të kuptosh lidhjen
time me muzikën. Pasi unë
që në momentin që nis një
këngë jetoj me të e përjetoj
deri në maksimum”

të gjithë këngëtarët kjo gjë.
Dhe unë e vlerësojë këtë pikë. Deri
para pak kohësh kujdesesha vetë
për paraqitjen time, ndërsa në këtë
album ia kam besuar paraqitjen
time stilistit të mirënjohur Joni
Peçi, i cili është kujdesur me
shumë seriozitet dhe e ka kuruar
mjaft mirë paraqitjen time në këto
tre klipe. Ku me të vërtetë ka bërë
një punë të mrekullueshme.
A është shoqëruar ky album
me ndonjë koncert recital apo
turne?
Qysh ditën që kam bërë albumin
unë kam dalë në turne. Deri
më tani janë bërë dhjetë koncerte.
Ku i pari është bërë në Mal të Zi,
në Ulqin. Pastaj edhe në Sarandë,
Prishtië, dhe pas 20 shtatorit do
të kem një turne që do të nis në
Gjermani, Greqi, etj
Po në Tiranë do të ketë një të
tillë?
E kam menduar në fakt, pasi
unë sa herë që nxjerr një album
bëj një recital timin në Pallatin e
Kongreseve. Në vazhdën e kësaj
tradite le të themi mendoj se edhe
këtu në Tiranë do ta bëj një koncert.
Por duhet të marr parasysh
se koncertet në Tiranë janë pak të
vëshitrë, për vetë faktin se unë i
marr përsipër të gjitha shpenzimet
vetë. Kjo pasi unë asnjëherë
historikisht nuk kam pasur sponsor,
nga dëshira ime e madhe për
të bërë diçka të bukur unë i kam
bërë të gjitha nga xhepi im.
Domethënë i marr në një krah
fitimet i harxhoj në një koncert të
tillë. Kjo edhe për faktin se sponsorët
ofrohen vetëm për
këngëtare femra.
Me kë keni bashkëpunuar për
këtë album?
Kompozitori im i përhershëm
që ka bërë një pjesë të mirë të
këngëve të mia por ashtu edhe të
këtij albumi është Alban Fortuna,
por këtë herë kam bashkëpunar
edhe me këngëtarë të tjerë, Florian
Mumajezin i cili ka bërë një
këngë shumë të bukur dhe jam
vërtet i kënaqur me këtë bashkëpunim.
Pas gjithë këtyre koncerteve a
keni menduar të pushoni këtë
verë?
Fraza e gjithë artistëve mendoj
se tani në verë është “s’kemi kohë
për pushime”. Dhe është e vërtetë,
pasi unë çdo ditë jam në koncerte.
Por unë e kam rezervuar edhe kohën
e pushimeve. Pas datës 1 shtator
ku kam edhe koncertin e fundit
menjëherë nisem për pushime
në Antalia deri më datën 15 shtator.
Kam zgjedhur këtë vend pasi
nuk ka shumë shqiptar aty dhe
dua vetëm të pushoj të relaksohem
dhe të kënaqem. Domethënë një
kohë vetëm pushim, gjumë, rreze
dielli, qetësi.
Dhe a do të jetë ndonjë
mikeshë që do t’u shoqërojë
gjatë pushimeve?
Në fakt do të jenë dy femra…
(qesh). Do të jem me mikun tim
Ermal Fejzullahun dhe dy shoqet
tona.
Po me këngëtarët e tjerë si i
keni marrëdhëniet?
Unë kam marrëdhënie të mira
me gjithë këngëtarët. Nuk e di sesi
i vlerësojnë ata marrëdhëniet me
mua. Shumica e tyre i kam miq.
Por miqësi më tepër kam me Ermal
Fejzullahun, dhe është një
miqësi familjare, që ka lindur përpara
se ne të bëheshim këngëtarë.
Njihemi prej vitesh dhe ruajmë të
njejtën miqësi si dikur.
Thuhet se suksesin më të
madh e keni gjetur në koncertet
që keni dhënë në Amerikë. Është
e vërtetë?
Kam gjashtë vjet që shkoj në
Amerikë dhe jam aty në çdo Vit
të Ri. Dhe shoh që shumë fytyra i
shoh çdo vit aty, që vijnë të dëgjojnë
këngët e mia. Po kam vënë
re se tashmë kam një audiencë të
rregullt që respekton çdo vizitë
timen atje, janë familjarë njerëz të
mallaur për Shqipërinë dhe që i
duan këngët e mia. Kjo edhe për
faktin se koncertet janë ‘live’ dhe
aty kjo gjë vlerësohet shumë.
Ndërkohë ju vetë kë audiencë
vlerësoni më shumë?
Unë e gjej veten tek të gjithë
pasi nuk jam një këngëtar krahinor,
por që këndoj për gjithë shqiptarët
dhe kjo është një arsye që
këngët e mia i pëlqejnë të gjithë
pavarësisht nga origjinat prej nga
vijnë. Nuk mund të veçoja një
publik më shumë se tjetrin, pasi
kudo ku kam qenë jam ndjerë i
vlerësuar, ç’ka do të thotë se
gjithë trevat shqip folëse më kanë
falendëruar. Por nuk do të harroj
një familje në Amerikë, që kishte
ardhur në koncertin tim nga një
qytet i largët gati 6 orë me avion
me bashkëshorten dhe dy vajzat
për të më ndjekur mua. Dhe ai ka
qenë një emocion vërtet i madh.
Unë dua që të kënaq publikun
kudo që jam.
Keni ndërtuar një vilë në periferi
të kryeqytetit për t’u pasur
zili. Ju pëlqen jeta larg zhurrmës
së metropolit?
Në fakt unë kam një banesë
timen tek zona e ish Bllokut, ku
më shumë jetoj aty në fakt. Jetoj
aty vetëm, ndërkohë që kam bërë
edhe një vilë në periferi të kryeqytetit,
ku nuk është se shkoj çdo
ditë aty, pasi kthehem vonë dhe
më pëlqen të jem këtu afër.
Flitet se është një vilë shumë
e veçantë?
Po në fakt një model të tillë unë
e kisha parë në Zvicër dhe më
pëlqeu shumë. Dhe kam bërë të
njëjtën artitekturë sipas modelit
që solla andej. Është ndërtuar e
gjitha me shpenzimet e mia dhe
është e këndshme në fakt.
Përveç muzikës cilat janë pasionet
e Sinanit?
Të rrish me mua gjithë ditën do
të kuptosh lidhjen time me muzikën.
Pasi unë që në momentin që
nis një këngë jetoj me të e përjetoj
deri në maksimum. Këtë e dëshmon
edhe promovimi i klipeve,
që nuk është se ndodh shpesh.
Përveç këngës që do të thosha se
është më shumë se dashuri për
mua, kam një pasion shumë të
madh që është hipizmi. Madje
kam edhe një kal timin.


“Në pushime do të
jem me dy femra…
Bëj shaka. Do të jem
me mikun tim Ermal
Fejzullahun dhe dy
shoqet tona”


TURNETË
Lançimin e albumit të ri e ka nisur në Ulqin
(Mal i Zi) për vazhduar më pas në Sarandë,
Prishtinë etj, ndërkohë që në Shtator do të
jetë në Gjermani e Greqi për të ardhur më
pas edhe në Tiranë me një koncert recital


“AROMË PARFUMI”
Eshtë albumi i fundit i këngëtarit, të cilin ka
vetëm pak ditë që e ka promovuar. Albumi
është prezantuar para publikut shqiptar me
tre klipe, që po shfaqen në ekranet e
televizorit.


Message edited by dj_diamant - Sunday, 2007-08-19, 5:43 PM
 
dj-timiDate: Monday, 2007-08-20, 7:35 AM | Message # 2
Lieutenant colonel
Group: Administrators
Messages: 115
Reputation: 0
Status: Offline
E zeme se njere e ka nga poshte,po tjtren? cranky
 
Forum » Muzik » Thashetheme VIP » Sinan HOXHA (Në pushime me dy femra dhe…)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz