Sinan HOXHA Në pushime me dy femra dhe… Miqësitë, dashuritë dhe pasionet e këngëtarit Këto kohë Sinan Hoxha po udhë ton nga njëri koncert në tjetrin me një aromë parfumi, në xhep. Parfum që këtë herë nuk është në trajtën e një kutije, por të një CD-je. Mos u çudisni, “Aromë parfumi” titullohet albumi i këngëtarit të njohur në Shqipëri dhe në gjithë diasporën shqipfolëse. Album, që Sinani ka vendosur ta sjellë bujshëm përmes prezantimit të tre klipeve, që sapo janë lançuar në ekranet shqiptar. Për të vazhduar më pas me koncerte, që kanë nisur në Mal të Zi e do të vazhdojnë edhe në shtetet të tjera, kudo ku ka shqiptarë. Në këtë intervistë ekskluzive për Gazetën këngëtari na ka rrëfyer përtej këtij albumi, për pushimet verore, koncertet e tij, pasionet dhe marrëdhëniet e tij me këngëtarët e tjerë. Sapo keni prezantuar albumin tuaj me tre klipe njëherësh. Përse kjo tendencë për të publikuar kaq shumë klipe? Unë sa herë që nxjerr albume i shoqëroj me disa klipe. Ideja është që unë bëj çdo dy vjet albume dhe gjithmonë zgjedh që t’i shoqëroj me disa klipe. Dhe kjo nuk është hera e parë është një procedurë pune që unë e ndjek gjithmonë. Përse album njëherë në dy vjet? Ky është një rregull që unë e kam vendosur me veten për të mos u bërë bajat në treg. Kjo është mënyra e të punuarit tim, por edhe për të mos u bërë i bezdisur dhe i lodhshëm për publikun. Një album sot në fakt bëhet jo vetëm për një vit, por edhe për një ditë për disa. Por është e lodhshme dhe tashmë nuk është si dikur që ne i merrnim këngët të gatshme dhe ishte më e thjeshtë për ne. ndërsa tani çdo komponent është i ri. A ka ndonjë domethënie titulli i albumit “Aromë parfumi”? “Aromë parfumi” nuk është se i dedikohet dikujt por është një këngë që titullohet “Parfumi” dhe kështu u mendua që afër këtij titulli të ishte edhe ai i albumit. Dhe shtesa që i vendosëm duket se është goditur. Çfarë do të gjejë publiku tek ky album dhe si po ecën ai? Kuptohet një nivel më të lartë artistikisht. Këtë herë mendoj që të gjithë e kanë parë dhe do ta shohin se nuk është më ai Sinani i dikurshëm, është një Sinan ndryshe. Thjesht për t’iu përshtatur shijeve të kohës ritmeve të sotme, vij më i pjekur më i formuar tashmë artistikisht. Nuk mund të flas për ecjen e albumit, pasi puna është se nuk mund të flaës për veten. Në këtë album jeni kujdesur shumë për performancën tuaj. Mendoni se kjo është një pjesë e rëndësishme e suksesit të një klipi? Sigurisht edhe paraqitja ime në këtë album ka ndryshuar. Kjo edhe për faktin se prezenca e këngëtarit është pjesa më e rëndësishme e videoklipit. “Të rrish me mua gjithë ditën do të kuptosh lidhjen time me muzikën. Pasi unë që në momentin që nis një këngë jetoj me të e përjetoj deri në maksimum” të gjithë këngëtarët kjo gjë. Dhe unë e vlerësojë këtë pikë. Deri para pak kohësh kujdesesha vetë për paraqitjen time, ndërsa në këtë album ia kam besuar paraqitjen time stilistit të mirënjohur Joni Peçi, i cili është kujdesur me shumë seriozitet dhe e ka kuruar mjaft mirë paraqitjen time në këto tre klipe. Ku me të vërtetë ka bërë një punë të mrekullueshme. A është shoqëruar ky album me ndonjë koncert recital apo turne? Qysh ditën që kam bërë albumin unë kam dalë në turne. Deri më tani janë bërë dhjetë koncerte. Ku i pari është bërë në Mal të Zi, në Ulqin. Pastaj edhe në Sarandë, Prishtië, dhe pas 20 shtatorit do të kem një turne që do të nis në Gjermani, Greqi, etj Po në Tiranë do të ketë një të tillë? E kam menduar në fakt, pasi unë sa herë që nxjerr një album bëj një recital timin në Pallatin e Kongreseve. Në vazhdën e kësaj tradite le të themi mendoj se edhe këtu në Tiranë do ta bëj një koncert. Por duhet të marr parasysh se koncertet në Tiranë janë pak të vëshitrë, për vetë faktin se unë i marr përsipër të gjitha shpenzimet vetë. Kjo pasi unë asnjëherë historikisht nuk kam pasur sponsor, nga dëshira ime e madhe për të bërë diçka të bukur unë i kam bërë të gjitha nga xhepi im. Domethënë i marr në një krah fitimet i harxhoj në një koncert të tillë. Kjo edhe për faktin se sponsorët ofrohen vetëm për këngëtare femra. Me kë keni bashkëpunuar për këtë album? Kompozitori im i përhershëm që ka bërë një pjesë të mirë të këngëve të mia por ashtu edhe të këtij albumi është Alban Fortuna, por këtë herë kam bashkëpunar edhe me këngëtarë të tjerë, Florian Mumajezin i cili ka bërë një këngë shumë të bukur dhe jam vërtet i kënaqur me këtë bashkëpunim. Pas gjithë këtyre koncerteve a keni menduar të pushoni këtë verë? Fraza e gjithë artistëve mendoj se tani në verë është “s’kemi kohë për pushime”. Dhe është e vërtetë, pasi unë çdo ditë jam në koncerte. Por unë e kam rezervuar edhe kohën e pushimeve. Pas datës 1 shtator ku kam edhe koncertin e fundit menjëherë nisem për pushime në Antalia deri më datën 15 shtator. Kam zgjedhur këtë vend pasi nuk ka shumë shqiptar aty dhe dua vetëm të pushoj të relaksohem dhe të kënaqem. Domethënë një kohë vetëm pushim, gjumë, rreze dielli, qetësi. Dhe a do të jetë ndonjë mikeshë që do t’u shoqërojë gjatë pushimeve? Në fakt do të jenë dy femra… (qesh). Do të jem me mikun tim Ermal Fejzullahun dhe dy shoqet tona. Po me këngëtarët e tjerë si i keni marrëdhëniet? Unë kam marrëdhënie të mira me gjithë këngëtarët. Nuk e di sesi i vlerësojnë ata marrëdhëniet me mua. Shumica e tyre i kam miq. Por miqësi më tepër kam me Ermal Fejzullahun, dhe është një miqësi familjare, që ka lindur përpara se ne të bëheshim këngëtarë. Njihemi prej vitesh dhe ruajmë të njejtën miqësi si dikur. Thuhet se suksesin më të madh e keni gjetur në koncertet që keni dhënë në Amerikë. Është e vërtetë? Kam gjashtë vjet që shkoj në Amerikë dhe jam aty në çdo Vit të Ri. Dhe shoh që shumë fytyra i shoh çdo vit aty, që vijnë të dëgjojnë këngët e mia. Po kam vënë re se tashmë kam një audiencë të rregullt që respekton çdo vizitë timen atje, janë familjarë njerëz të mallaur për Shqipërinë dhe që i duan këngët e mia. Kjo edhe për faktin se koncertet janë ‘live’ dhe aty kjo gjë vlerësohet shumë. Ndërkohë ju vetë kë audiencë vlerësoni më shumë? Unë e gjej veten tek të gjithë pasi nuk jam një këngëtar krahinor, por që këndoj për gjithë shqiptarët dhe kjo është një arsye që këngët e mia i pëlqejnë të gjithë pavarësisht nga origjinat prej nga vijnë. Nuk mund të veçoja një publik më shumë se tjetrin, pasi kudo ku kam qenë jam ndjerë i vlerësuar, ç’ka do të thotë se gjithë trevat shqip folëse më kanë falendëruar. Por nuk do të harroj një familje në Amerikë, që kishte ardhur në koncertin tim nga një qytet i largët gati 6 orë me avion me bashkëshorten dhe dy vajzat për të më ndjekur mua. Dhe ai ka qenë një emocion vërtet i madh. Unë dua që të kënaq publikun kudo që jam. Keni ndërtuar një vilë në periferi të kryeqytetit për t’u pasur zili. Ju pëlqen jeta larg zhurrmës së metropolit? Në fakt unë kam një banesë timen tek zona e ish Bllokut, ku më shumë jetoj aty në fakt. Jetoj aty vetëm, ndërkohë që kam bërë edhe një vilë në periferi të kryeqytetit, ku nuk është se shkoj çdo ditë aty, pasi kthehem vonë dhe më pëlqen të jem këtu afër. Flitet se është një vilë shumë e veçantë? Po në fakt një model të tillë unë e kisha parë në Zvicër dhe më pëlqeu shumë. Dhe kam bërë të njëjtën artitekturë sipas modelit që solla andej. Është ndërtuar e gjitha me shpenzimet e mia dhe është e këndshme në fakt. Përveç muzikës cilat janë pasionet e Sinanit? Të rrish me mua gjithë ditën do të kuptosh lidhjen time me muzikën. Pasi unë që në momentin që nis një këngë jetoj me të e përjetoj deri në maksimum. Këtë e dëshmon edhe promovimi i klipeve, që nuk është se ndodh shpesh. Përveç këngës që do të thosha se është më shumë se dashuri për mua, kam një pasion shumë të madh që është hipizmi. Madje kam edhe një kal timin. “Në pushime do të jem me dy femra… Bëj shaka. Do të jem me mikun tim Ermal Fejzullahun dhe dy shoqet tona” TURNETË Lançimin e albumit të ri e ka nisur në Ulqin (Mal i Zi) për vazhduar më pas në Sarandë, Prishtinë etj, ndërkohë që në Shtator do të jetë në Gjermani e Greqi për të ardhur më pas edhe në Tiranë me një koncert recital “AROMË PARFUMI” Eshtë albumi i fundit i këngëtarit, të cilin ka vetëm pak ditë që e ka promovuar. Albumi është prezantuar para publikut shqiptar me tre klipe, që po shfaqen në ekranet e televizorit.
Message edited by dj_diamant - Sunday, 2007-08-19, 5:43 Pm |