Wednesday, 2024-04-24, 3:31 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Limitet e mendjes njerzore - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Shekenca » Limitet e mendjes njerëzore » Limitet e mendjes njerzore
Limitet e mendjes njerzore
dj_diamantDate: Tuesday, 2007-08-14, 6:40 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

LIDHJA MENDJE-TRUP
Ç'ndikim ka mendja te trupi? Po trupi te mendja? Pikëpyetje
të cilat shkenca i ka shtruar prej shekujsh, pa arritur në një
shpjegim të pranueshëm. Pavarësisht progreseve gjigande, të
kryera nga hyrja në skenë e neuroshkencave gjatë dy dekadave
të fundit, shumë fenomene mbeten të mbuluara nga
misteri edhe për mjekësinë

PERCEPTIMET EKSTRASHQISORE
Janë të panumërta përpjekjet për të provuar vlefshmërinë e aftësive ekstrashqisore,
që të gjitha pa kurrfarë suksesi apo rezultati pozitiv. Por në të njëjtën
mënyrë ka qenë e pamundur edhe demonstrimi i falsitetit të këtyre përvojave,
duke i futur kështu në sirtarin e të pazgjidhshmeve. Ka shumë të ngjarë që
aftësia për të parathënë të ardhmen, apo funksionimi i "fuqive psikike" të mos
arrihet të shpjegohet përmes instrumenteve që na vë në dorë shkenca

DEJA-VU
Ndjesi që e ke përjetuar edhe më parë një përvojë të caktuar, se e
ke parë një vend ku nuk ke qenë kurrë, se ke dëgjuar prej kohësh
një muzikë të re, ose, e thënë në frëngjisht "Deja-vu". Kërkimet
shkencore kanë gjetur një seri justifikimesh lidhur me fenomenin,
por nuk kanë arritur kurrë të japin përgjigjet për shkaqet e vërteta
dhe natyrën e tij

ZHDUKJET E MISTERSHME
Në rastet për të cilat shkenca nuk është në gjendje të japë
përgjigje, hyjnë edhe ato të njerëzve të zhdukur. Kur as edhe vetë
segmentet shkencore të policive nuk arrijnë në përfundime të
sakta, as shkenca nuk është në gjendje të ofrojë përgjigje të
pranueshme. Dhe flasim për segmente shkencore të pajisura me
mjete avangardë, të cilat shpesh për nga shkalla e lartë e modernizimit
lënë pas shumë laboratore shkencore

INTUITA
Shqisa e gjashtë, bindja e pashpjegueshme dhe e pavetëdijshme mbi diçka të
caktuar, si të ishte një teoremë matematike, mbi të cilën nuk kemi kurrfarë dyshimi.
Mes mekanizmave të shumta psikike, shkenca nuk arrin të japë përgjigje të pranueshme
as mbi intuitën. Për Platonin bëhej fjalë për kujtime dijesh nga jetë përpara
asaj aktuales. Por Platoni besonte në kalimin e shpirtrave nga një trup te tjetri, kështu
që filozofi i madh nuk mund të renditet bashkë me shkencëtarët të cilët mbeten me
gojë hapur, përpara intuitave, nga ato më të kotat, deri te ato matematiket



Message edited by dj_diamant - Tuesday, 2007-08-14, 6:42 PM
 
dj_diamantDate: Tuesday, 2007-08-14, 6:42 PM | Message # 2
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

PRAG-VDEKJA
Janë të panumërta dëshmitë e njerëzve që kanë shkuar shumë pranë
vdekjes. Drita në fund të tunelit, fakti që këta njerëz shihnin trupin e tyre
nga jashtë, ndjesia e një lloj paqeje të papërshkrueshme, janë përshkrime
që hasen thuajse në të gjitha përgjigjet e atyre që i kanë përjetuar çaste të
tilla. E megjithatë, askush nuk ka arritur të japë një përgjigje lidhur me këtë
fenomen. As në një drejtim, e as në tjetrin

UFO-t
Që ekzistojnë objekte fluturuese të paidentifikuara, as që vihet më në
dyshim. Të shumta, të panumërta janë kontaktet vizuale përmes
radarëve, për të cilat autoritetet aeronautike ushtarake e civile nuk dinë
të japin përgjigje. Por duhen shumë më tepër prova që të vërtetohet se
brenda këtyre mjeteve fluturuese jashtëtokësore gjenden alieno, sidomos
për shkencëtarët

FANTAZMAT
Yje të vërteta në letërsi e në kinema, por ka të ngjarë të jetojnë edhe
përtej botës së fantazisë. Sugjestion apo realitet, fakti është që
dëshmitë, ashtu si edhe në rastin e UFO-ve, janë të panumërta dhe në
të njëjtën mënyrë, as për fantazmat askush nuk ka marrë përsipër të
gjejë një përgjigje të pranueshme. E megjithatë kjo nuk do të thotë
aspak se ekzistenca e tyre duhet mohuar, dëshmitë janë të panumërta

KËMBËMADHI
Këmbëmadhi i Amerikës, një kafshë e ngjashme me njeriun, por me përmasa
shumë më të mëdha. Nga ai, përveç dëshmive të bëra nga amerikanët e trembur,
mbeten vetëm gjurmë shumë të mëdha këmbësh në dëborë. Shaka apo
gjurmë këmbësh të një qenieje të ngjashme me ne? Kushëri me Jetin apo njeriun
e borës në Tibet, të cilin shumë alpinistë betohen se e kanë parë në Himalajë.
Bashkë me të tjerët, hyn në ato raste të cilat shkenca nuk arrin t'i verifikojë për
mungesë provash, por që për të njëjtin motiv nuk mund t'i falsifikojë

FËSHFËRIMA E TAOSIT
Taos është një qytet i vogël në Nju-Meksiko (të shteteve të Bashkuara të Amerikës).
Disa prej banorëve të tij, - rreth 2% - prej vitesh dëgjojnë një lloj fëshfërime me
frekuencë të ulët që vjen nga shkretëtira që rrethon qytetin. Pasojë e presionit të ulët
atmosferik për një pjesë të banorëve? Askush nuk merr përsipër ta njohë si
përgjigje përfundimtare. Shërben pikërisht për këtë qëllim dhe falë metodës së saj
të përpjekje-dështim dhe eksperimenteve të vazhdueshme ia ka dalë t'u japë
shpjegime shumë gjërave, të cilat kohë më parë dukeshin të pashpjegueshme

 
dj_diamantDate: Tuesday, 2007-08-14, 6:43 PM | Message # 3
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Kur mungojnë përgjigjet

[size=12pt]UFO-t, fantazmat, Deja-Vu, dhjetë misteret për të cilat
shkenca është e pazonja të ofrojë shpjegime
[/size]

[size=10pt]Nuk përbën kurrfarë habie që
janë aq të shumta ato fenomene
për të cilat shkenca është e
paaftë të garantojë përgjigje.
Revista amerikane
"LiveScience", e specializuar
në botën e shkencës, ka
përpiluar së fundmi një listë ku
përpiqet të klasifikojë dhjetë
misteret më të mëdha, për të
cilat njerëzimi nuk gjen
përgjigje të pranueshme
[/size]

Edhe pse metoda shkencore, e tillë siç e njohim
sot, është ideuar në shekullin XVII, historia e
saj ngjitet te filozofët grekë, të cilët u përpoqëm
të shpjegonin botën. Shpjegime që kërkoheshin për
hir të kureshtjes dhe mrekullimit karshi gjithçkaje që
na rrethon, ndërkohë që sa më shumë mbulohet nga
misteri një fenomen, aq më me këmbëngulje shkenca
e studion.
E megjithatë, progresi i arritur nga njerëzimi gjatë dy
mijëvjeçarëve të fundit, nuk ka arritur në atë pikë që
të mund japë shpjegime mbi gjithçka. Tashmë njerëzimi
ka shkundur nga mendja dehjen pozitiviste të
viteve tetëqind, e cila te shkenca e matematikës
gjente psetë e gjithçkaje. Gjatë viteve nëntëqind dhe
dymijë, dyshimi u kthye në metodë të mirëfilltë, falsiteti
i teorive (teori e demonstruar nga Poper në fillim
të shekullit XIX) shkencore zuri vend më të madh se
verifikueshmëria e tyre.
Nën këtë dritë nuk përbën kurrfarë habie që janë aq
të shumtë fenomenet, për të cilat shkenca është e
paaftë të japë përgjigje. Revista amerikane "Live-
Science", e specializuar në botën e shkencës, ka përpiluar
së fundmi një listë ku përpiqet të klasifikojë dhjetë
misteret më të mëdha, për të cilat njerëzimi nuk
gjen përgjigje të pranueshme.
Kategoritë e mistereve
10 misteret më të mëdha të klasifikuara nga "Live-
Science" mund të ndahen në dy kategori: perceptimet
e jashtme dhe ato të brendshme.
Metodat shkencore, pavarësisht hapave gjigande
përpara të kryera në neuroshkencë, ende nuk
arrijnë të verifikojnë disa fenomene psikike, si intuita,
aftësia për të parandier ngjarjet, deja-vu.
Metodat shkencore janë po kaq të paafta edhe në dhënien
e një shpjegimi për përvojat e prag vdekjes, dëshmitë
për të cilat janë thuajse identike me njëratjetrën.
Lidhja mes trupit dhe mendjes, përjetësisht
objekt studimi dhe e identifikuar nga De Karti te
gjëndra pineale (gjëndër e vendosur në pjesën e
poshtme të trurit, qelizat e së cilës, pinealocitet janë



Message edited by dj_diamant - Tuesday, 2007-08-14, 6:44 PM
 
dj_diamantDate: Tuesday, 2007-08-14, 6:47 PM | Message # 4
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Limitet e mendjes njerëzore

Më mirë të pranosh se nuk di, se të djegësh në turrën e
druve dikë që thotë se ka parë një UFO

Deri jo shumë kohë më parë,
dukej sikur qielli rrotullohej rreth
tokës. Dhe në fund të fundit, e
gjithë historia e shkencës, më
shumë se te dija, mbështetet te
injoranca. Vetëdija e paditurisë ka
qenë një ndër shtyllat bazë të
mendimit perëndimor dhe njohja
e limiteve të mendjes njerëzore ka
qenë një arritje shumë e madhe që
në të shkuarën ka kushtuar lodhje,
kohë dhe turra drush

Pasi pranojmë shkencërisht që nuk zotërojmë njohjen
e duhur të mekanizmave që rregullojnë të ashtuquajturën
marrëdhënie mendje-trup, nuk përbën
kurrfarë çudie që shumë nga pasojat e saj (përshtypja
se po sheh diçka që e ke parë edhe herë tjetër,
parandjenjës, intuitës apo përvojat e prag-vdekjes)
të rezultojnë tërësisht misterioze.
Shkenca e përunjur.
Në kategorinë e dytë përfshihen perceptimet e
jashtme, pamore dhe zanore, për të cilat gjithashtu
shkenca nuk është shprehur me përgjigje përfundimtare.
UFO-t, njerëzit e borës, fantazmat apo fëshfërima
në shkretëtirën e Nju-Meksikos, që të gjitha
mistere të cilat në klasifikimin e "LiveScience" kanë
mbetur pa kurrfarë përgjigjeje nga shkenca.
Pavarësisht faktit që përtej dëshmive dhe gjurmëve
të këmbëve të këmbëmadhit, nuk ekzistojnë
prova në favor të verifikimit të ekzistencës së tij, shkenca
nuk është në gjendje të vërtetojë absolutisht
të kundërtën. Kështu që, ose detyrohet të kërkojë
shpjegime të reja (ndër të cilat më i përhapuri është
mbështetja te sugjerimet e dëshmitarëve) ose do të
vazhdojë kërkimet, deri në çastin kur mund të jetë në
gjendje të thotë më shumë. Deri jo shumë kohë më
parë, dukej sikur qielli rrotullohej rreth tokës. Dhe në
fund të fundit, e gjithë historia e shkencës, më shumë
se te dija mbështetet te injoranca. Vetëdija e paditurisë
ka qenë një ndër shtyllat bazë të mendimit perëndimor
dhe njohja e limiteve të mendjes njerëzore ka
qenë një arritje shumë e madhe që në të shkuarën ka
kushtuar lodhje, kohë dhe turra drush. Më mirë të
pranosh se nuk di, se të djegësh në turrën e druve
dikë që thotë se ka parë një UFO.
përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë
ritmin gjumë-zgjim, në mënyrë të veçantë
veprojnë në errësirë, apo kur ka pak dritë), nuk ka
gjetur kurrë shpjegimin e saktë.
As edhe teoritë e mendjes më pak shkencore, të
mbështetura te psikanaliza, nuk kanë arritur kurrë të
shpjegojnë bashkëveprimin mes psikikës e fizikut.

 
Forum » Shekenca » Limitet e mendjes njerëzore » Limitet e mendjes njerzore
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz