Friday, 2024-04-19, 6:52 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Galaktika - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Shekenca » Hapesira rreth tokes » Galaktika
Galaktika
dj_diamantDate: Tuesday, 2007-08-14, 7:04 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Galaktika (greq. "γαλαξία" -galaksia - fj.p.fj. rrugë qumështi) është një grumbull i madh lënde, yjesh, planetësh, sistemesh planetare, mjegullnajash të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë, i cili mbahet i lidhur së bashku me anë të fuqisë së rëndesës. Galaktikat tipike ndryshojnë nga xhuxhet me më pak se 10 milionë yje deri në galaktika gjigante me një trilion yje, të gjithë duke u rrotulluar rreth një qendre të përbashkët rëndese. Po ashtu galaktikat mund të përmbajnë një numër të madh shume sistemesh yjore dhe grumbujsh yjore si edhe lloje të ndryshme reshë ndëryjore.

Galaktika jonë quhet "Rruga e qumështit". Në një natë të errët dhe të qartë shikohen yjet e ngjeshura të diskut galaktik si një gjurmë qumështi të derdhur. Njeriu mund të vëzhgojë rreth 10.000 yje me sy të zhveshur në rrugën tonë të qumështit.

Në gjithësinë e vëzhgueshme mendohet të jenë më shumë se 100 miliardë galaktika.



Message edited by dj-timi - Wednesday, 2007-08-15, 9:13 AM
 
Forum » Shekenca » Hapesira rreth tokes » Galaktika
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz