Friday, 2024-03-29, 7:28 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Dielli - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Shekenca » Hapesira rreth tokes » Dielli
Dielli
dj_diamantDate: Tuesday, 2007-08-14, 7:05 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Dielli është yll në qëndër të sitemit tonë diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit tonë diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoridet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli përbën 99% të masës së sistemit tonë diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë.

Shenja astronomike e diellit është ☉.

Rreth 73% e masës së diellit është hidrogjen, 25% është helium, dhe pjesa tjetër përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare



Message edited by dj-timi - Wednesday, 2007-08-15, 9:12 AM
 
Forum » Shekenca » Hapesira rreth tokes » Dielli
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz