Tuesday, 2024-04-23, 9:29 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | KISHA e Shën Mëhillit - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Arti & Kultura » Arkeologji & aktualitet » KISHA e Shën Mëhillit (Zhduken fondet e restaurimit)
KISHA e Shën Mëhillit
dj_diamantDate: Thursday, 2007-08-16, 5:26 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

KISHA e Shën Mëhillit

Zhduken në rrethana
misterioze fondet e
një investimi të
Ministrisë së Kulturës
në juglindje të Shqipërisë.
Vlera prej 10 milionë
lekësh të vjetra ka shërbyer
vetëm për të zbuluar
një çati të një objekti kulti të
1728-ës, ndërkohë që për më
shumë se një vit ajo vazhdon
të jetë e hapur. Shkatërrimi
kërcënon në këtë
mënyrë një nga veprat më të
rralla monumentale, ndërsa
një ikonë unikale duket se
është duke shkuar çdo ditë
drejt fundit të dhimbshëm
të saj. Fjala është për kishën
e Shën Mëhillit në Vithkuq,
e cila është duke ndier rrënimin
e saj fatkeq, ndërsa një
pjesë e çatisë së saj është lënë
e zbuluar, çka tregon se fundi
i saj është në prag.

SI U ZHDUK FONDI
Dega e Monumenteve të
Kulturës në Korçë dhe drejtori
i saj Theodhor Theodhori,
përfshihen nga hijet e
këtij skandali.
Kisha e Shën Mëhillit,
prej më shumë se një viti
vazhdon të mbetet e zbuluar,
pasi fondet e akorduara
nga Ministria e Kulturës
nuk dihet se si janë shpërdoruar,
duke mos u bërë asgjë
për këtë të fundit. Më
shumë se një vit më parë,
pas çeljes së fondit prej 10
milionë lekësh për restaurimin
e një pjese të çatisë së
narteksit, në këtë objekt të
veçantë ka nisur puna për
hapjen e çatisë. Ndonëse
duhej të ndërhyhej gjithandej,
por vetëm në një
pjesë të kësaj çatie punëtorët
të cilët nuk janë paguar
ende për punën e
kryer, vetëm për disa
ditë janë urdhëruar
që ajo të hapej e
gjitha. Pas hapjes së
saj nuk u punua kurrë
për të rregulluar
çatinë. Madje, gjithçka
është lënë e zbuluar.
Në mëshirë të
kapriciove të natyrës
ka mbetur edhe një
nga afresket unikale
në Ballkan, ai i “Gjyqit
të fundit” me autor një
piktor anonim të kohës.
Ndonëse ka kaluar një kohë
kaq e gjatë, askush nuk është
marrë më me këtë kishë.
Dhe ende nuk dihet se ku
shkuan paratë e investuara.
Madje, absurdi qëndron në
faktin se aq shumë para nuk
mund të harxhohen vetëm
për heqjen e një çatie. Drejtuesit
e Degës së Monumenteve
në Korçë nuk japin
asnjë shpjegim se ku për
funduan paratë dhe pse nuk
u mbyll çatia, që ka nxjerrë
jashtë gjithë pjesët e
brendshme të kishës në
fjalë.

PO SHKATËRROHET
KISHA
Kësisoj kërcënimi me
shkatërrim ka kohë që
troket në këtë kishë, një
nga më të rrallat e shekullit
të XVIII-të, e cila gjen-
përdet
në fshatin Vithkuq, i
njohur për objektet e rralla
të kultit. E shpallur monument
kulture, Shën Mëhilli
renditet ndër objektet e
para nga viti 1958. Në rrezikun
më të madh është një
nga afresket e cilësuar unikale
në Shqipëri dhe në
Ballkan, “Gjyqi i fundit”
sipas Biblës. Skena e rrallë
me elementët unikalë dhe
nga më madhështoret që
gjendet në brendësi të
kishës së Shën Mëhillit
lihet përballë diellit e ekspozuar
në mëshirën e
agjentëve atmosferikë.
Ardhja e stinës së vjeshtës
me reshje shiu por dhe
temperaturat e larta dhe
rrezet e diellit, janë duke
shkatërruar çdo ditë një
nga monumentet më të
hershme të kulturës
bizantine, vetëm 17
kilometra larg Korçës
në Vithkuq.
Monumenti i kulturës
daton si kohë
ndërtimi në vitin
1728. Ajo është e tipit
bazilik dhe e mbuluar
me kupola.
Afresket e saj janë vepër
e një autori
anonim të shekullit të
XVIII, të cilat janë
ndër më të rrallat jo vetëm
në Shqipëri. Kisha është e
ndarë në dy pjesë; në atë të
naosit dhe narteksit. Skena
e rrallë e “Gjyqit të fundit”
sipas biblës, është nga më
të mëdhatë, punuar mjeshtërisht
nga piktori anonim,
ndërsa monumenti i hershëm
është vlerësuar si i
tillë duke u shpallur monument
kulture gati 50 vjet
më parë.

Në foto
pamje nga
ambjentet e
Kishës pas
heqjes së
çatisë




Message edited by dj_diamant - Thursday, 2007-08-16, 5:27 PM
 
Forum » Arti & Kultura » Arkeologji & aktualitet » KISHA e Shën Mëhillit (Zhduken fondet e restaurimit)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz