Thursday, 2024-03-28, 7:39 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | CIA – një libër me histori dështimesh?! - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Argetim & Zbavitje » Kuriozitete » CIA – një libër me histori dështimesh?!
CIA – një libër me histori dështimesh?!
dj_diamantDate: Tuesday, 2007-08-21, 1:54 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

CIA – një libër me histori dështimesh?!


Shteteve të Bashkuara, madje edhe në sytë e kritikëve që mbartin një tendencë
pozitive, nuk u është shërbyer mirë nga agjencia e tyre e shërbimeve sekrete. Por,
përtej kritikave, atyre sërish u duhet ndihma e një agjencie të aftë spiunazhi për
t’u përballur me sfidat reja. Një analizë e “The Economist”, mbi botimin më të
fundit të gazetarit të “New York Times”, Tim Weiner, hedh më shumë dritë mbi
historikun e krijimit, arritjeve dhe dështimeve të një miti botëror, siç është CIA

Shumë libra janë shkruar për të treguar
sesa keq është sjellë Agjencia e In
teligjencës së SHBA-së. Në studimin
e tij të thellë e tepër bindës, Tim Weiner përshkruan
sesa keq e ka bërë kjo agjenci
punën e vet. Si një gazetar i “New York
Times”-it që ka mbuluar problemet e spiunazhit
për shumë vite, zoti Weiner e di se
për çfarë po flet. Ai nuk luan me anën e errët
të saj, për shembull nuk merret me
hapjen e letrave ose të hidhet te kritikat e
shpeshta, të rrëmojë për drogë ndër të burgosurit
rusë, të merret me komplotet e gatuara
për vrasjen e liderëve të huaj politikë
e kështu me radhë. Madje, edhe ilegjitimiteti
e imoraliteti për të përbëjnë
shqetësime dytësore. Detyra e tij bazë në
këtë rast është të merret me paaftësinë e
inkompetencën, dhe këtë fenomen ai e
ndjek me aq zell, sikur të ishte një prokuror
fanatik. Vendit më të fuqishëm në botë,
pretendon ai, i duhet akoma t’i shërbejë
“një shërbim spiunazhi i dorës së parë”.
Ai e nis me vitin 1945, kur presidenti
Harry Truman vendosi të ngrinte në këmbë
paraardhësen e CIA-s, të quajtur “the
Central Intelligence Group”. Ai i afrohet kësisoj
pjesës së pakënaqur të agjencisë me
të ashtuquajturën “lufta ndaj terrorit” dhe
pushtimit të Irakut, një nga rezultatet e së
cilës ishte dhe degradimi
i CIA-s dhe
drejtorit të saj në një
përpjekje për të
koordinuar punën e
agjencisë që shpesh
haste në mosmarrëveshje
e dështime.
Akti i vitit 1947 që i
hapte rrugën themelimit
të një agjencie të
tillë, parashtronte dy
detyra: furnizimin e
Presidentit me materiale
të shërbimeve të
inteligjencës dhe kryerjen
e operacioneve
sekrete për të jashtë
vendit. Në pikëpamjen
e zotit Weiner, CIA
ishte zhgënjyese në
dy drejtime — dhe
shumë prej presidentëve
të SHBA-së u
duhet të mbajnë
pjesën e vet të fajit për
atë që ka ndodhur.


Seri dështimesh

CIA nuk arriti ta paralajmëronte Shtëpinë
e Bardhë për bombën e parë atomike
sovjetike (në vitin 1949), për pushtimin
kinez të Koresë së Jugut (në vitin 1950), për
protestat antisovjetike në Gjermaninë Lindore
(në vitin 1953) dhe revolucionin në
Hungari (në vitin 1956), për furnizimin me
raketa të Kubës nga ana e sovjetikëve (në
1962), për konfliktin arabo-izraelit të vitit
1967 dhe pushtimin e Kuvajtit nga Sadam
Huseini në vitin 1990. I mbivlerësoi kapacitetet
ushtarake sovjetike në vitet ’50, dhe
pastaj i nënvlerësoi ato para se t’i mbivlerësonte
sërish në vitet ‘70.
Rekordi i mbulimit të zonës me aksione
të kryera është disi më pozitiv. Në Japoni,
Francë e Itali, CIA u përpoq të mbronte
demokracinë duke blerë zgjedhjet. Sponsorizoi
grushte shteti në Guatemala, Iran,
Siri e Irak, ku solli në pushtet një lider të një
partie si “Baath” në 1963, “ne erdhëm në
pushtet me një tren amerikan”. Kur një
pushtim i Kubës i menaxhuar nga “Agjencia”
dështoi, ajo nisi të komplotonte për
vrasjen e Fidel Kastros. Në një valë në rritje
gjakderdhjeje, ajo u vërtetua se pati një
dorë në grushtet ushtarake në Vietnamin e
Jugut, Kili dhe Indonezi.
A ia vlente të ndërmerreshin gjëra kaq
ordinere? A i anashkaloi shërbimi special i
sigurisë së SHBA-së kostot njerëzore kur i
kreu ato akte? Pasojat afatgjata të këtyre
veprimeve perverse janë gjeopolitike dhe
kanë sjellë edhe dëmtimin e moralit të idealeve
amerikane.
Dyshuesit vazhdimisht kanë paralajmëruar
presidentët se futja e hundëve të
CIA-s në çështjet e huaja shpesh ka sjellë
më shumë dëme sesa të mira. Zoti Weiner
ka rrëmuar duke na zbuluar qëndrime zyrtare
për operacionet e mbulimit gjatë 60
vjetëve që ai është marrë si hark kohor, duke
na sugjeruar se për të ato nuk kanë pasur
kurrfarë vlere. Skeptikët nuk kanë qenë
paqedashës ose nga ata të cilëve nis t’u
kullojë zemra lot për
gjakun e të pafajshmëve,
por
këshilltarë gjakftohtë
e të ashpër, në
nivele të larta të
qeverisjes.
Ata që e mbrojnë
punën e CIA-s pretendojnë
se në pah
del gjithmonë lajmi
i keq. Edhe nëse
vetë zoti Weiner i
fsheh apo i mban
për vete lajmet e
mira, kjo nuk ka
ndodhur për mungesë
hulumtimi. Pasi
180 faqe shënime e
referenca në fund të
fletëve pohojnë se ai
është bazuar në
raporte të Kongresit,
në kujtimet e ishspiunëve
dhe ka
seleksionuar letra e
korrespondenca
nga (me shumë gjasa) materialet më
sekrete që janë zbuluar ndonjëherë.
Zoti Weiner nënvizon shumë suksese
dhe është më pak i ashpër se shumë presidentë
amerikanë me CIA-n. Titulli i librit
të tij i referohet një vërejtje të bërë në
mënyrë lakonike nga Dwight Eisenhower, i
cili e thërret me emër atë që CIA ka bërë
duke e përmbledhur në dy fjalë: “Një
trashëgimi hiri”. Riçard Nikson, i cili kishte
një gjuhë më të ashpër, i denigroi analistët
e Agjencisë deri në atë masë, saqë i përshkroi
dikur si “kllounë që lexojnë gazeta”.
Dyshimet e tij të rënda ia bëjnë CIA-s të
vështirë të zhvendoset në perspektivë.
Disa njerëz besojnë se impakti që lë pas ai
dyshim, për mirë a për keq, është i tejkaluar.
Është vetëm njëra nga agjencitë e inteligjencës
amerikane, si shumë të tjera që
operojnë këtë fushë dhe kaq. Buxheti i saj
është më i vogël se çereku i asaj që përdoret
për të përgjuar dhe spiunuar satelitët, të
cilët i kontrollon Pentagoni. Forcat e armatosura
gjithashtu kanë organizata inteligjence
(spiunazhi) të tyret.
“Ceremonia e varrimit”
Kohët e fundit CIA është bërë thuajse e
parëndësishme. Kapitulli i fundit i librit të
zotit Weiner, “The Burial Ceremony” (Ceremonia
e varrimit), përshkruan sikletin me
të cilin po përballet administrata aktuale
amerikane për ta mbajtur atë në këmbë.
Duke krijuar një post të ri suprem, “Drejtori
i Shërbimeve Inteligjente Kombëtare”
(DNI), Presidenti George Bush efektivisht
i ka vjedhur CIA-s aksesin e drejtpërdrejtë
mbi Zyrën Ovale. Një betejë 60-vjeçare për
të pasur pushtet e ndikim përfundoi me
ndryshimin që solli viti 2004. Në fjalët e zotit
Weiner, “Pentagoni e mbyti CIA-n me duart
e veta”.
Megjithëse zoti Weiner beson fuqimisht
se vendi i tij ka nevojë për një spiunazh
efektiv, shpresat e tij për t’ia dalë mbanë,
duken të dobëta. Ai përfundon me fjalët e
Richard Helms-it, pas përfundimit të
Luftës së Ftohtë, një nga ata pak ish-drejtorë
të CIA-s, të cilit ai jep nota të larta vlerësimi:
“Superfuqia e vetme e mbetur më
këmbë, nuk ka shumë interes se çfarë po
ndodh nëpër botë, për të organizuar dhe
drejtuar një shërbim spiunazhi”.


Dyshuesit vazhdimisht
kanë paralajmëruar
presidentët se futja e
hundëve të CIA-s në
çështjet e huaja shpesh
ka sjellë më shumë
dëme sesa të mira

Historia gjykon
CIA nuk arriti ta paralajmëronte
Shtëpinë e
Bardhë për bombën e
parë atomike sovjetike
(në vitin 1949), për pushtimin
kinez të Koresë së
Jugut (në vitin 1950), për
protestat antisovjetike në
Gjermaninë Lindore (në
vitin 1953) dhe revolucionin
në Hungari (në vitin
1956), furnizimin me raketa
të Kubës nga ana e sovjetikëve
(në 1962), konfliktin
arabo-izraelit të vitit
1967 dhe pushtimin e Kuvajtit
nga Sadam Huseini
në vitin 1990. I mbivlerësoi
kapacitetet ushtarake
sovjetike në vitet ’50 dhe
pastaj i nënvlerësoi ato
para se t’i mbivlerësonte
sërish në vitet ’70.


Ku bazohet Weiner?
Ata që e mbrojnë punën e CIA-s pretendojnë
se në pah del gjithmonë lajmi
i keq. Edhe nëse vetë zoti Weiner i fsheh
ose i mban për vete lajmet e mira, kjo
nuk ka ndodhur për mungesë hulumtimi.
Pasi 180 faqe shënime e referenca
në fund të fletëve pohojnë se ai është
bazuar në raporte të Kongresit, në kujtimet
e ish-spiunëve dhe ka seleksionuar
letra e korrespondenca nga (me
shumë gjasa) materialet më sekrete që
janë zbuluar ndonjëherë.



Komuniteti i Langley-t
Cilat janë detyrat e CIA-s?

CIA ose në origjinal “The Central Intelligence Agency” (në shqip: Agjencia Qen
drore e Inteligjencës) është një agjenci civile e qeverisë së SHBA-së. Funksioni i saj
primar është të mbajë dhe analizojë informacionet rreth qeverive të huaja, korporatave
dhe personave të veçantë, në mënyrë që t’i këshillojë vendimmarrësit politikë
publikë për veprimet e tyre të mëpasshme. Përveç
kësaj, Agjencia në fjalë shpesh angazhohet në përpjekjet
për të gjeneruar propagandë në marrëdhëniet
me publikun. Ajo gjithashtu shërben si
“dora e fshehtë” e qeverisë nëpërmjet operacioneve
sekrete nën drejtimin e Presidentit, nën vëzhgimin
e Kongresit. Roli i fundit ka shkaktuar shumë
kontradikta për CIA-n, e ka ngritur pyetje rreth
ligjshmërisë, moralit, efikasitetit dhe vlerave të këtyre
operacioneve. Selia e saj gjendet në atë që
quhetKomuniteti i Langley-t në kontenë e “Fairfax”-
it në shtetin federal amerikan të Virginia-s, pak kilometra
në veriperëndim të Washington, D.C.,
përgjatë lumit Potomac. CIA është pjesë e komunitetit
të inteligjencës së SHBA-së, drejtuar nga
drejtori i “National Intelligence” (Agjencisë Kombëtare
– DNI). Roli dhe funksionet e CIA-s janë
thuajse të barabarta me ato të shërbimit sekret britanik (zyrtarisht i njohur me emrin
‘MI6’), ato të shërbimit të sigurisë kanadeze (CSIS), të homologut australian (ASIS)
dhe me ato të Mossad-it izraelit. CIA, ndonjëherë citohet në mënyrë eufemistike si
Agjencia në varësi të drejtpërdrejtë të qeverisë ose të ushtrisë, ashtu sikurse dhe shumë
agjenci të tjera, pjesërisht kur operacionet e saj bëhen në një zonë të caktuar dhe në
sekret të plotë. Të tjerë terma për të përcaktuar CIA-n, përfshijnë edhe fjalët “The
Company” dhe “The Agency”.


1947: Viti kur krijohej CIA
Çfarë përmbante plani që solli
“Aktin e Sigurisë Kombëtare

CIA u kijua nga Kongresi amerikan me miratimin që iu bë atij që njihet në histori
tashmë si “Akti i Sigurisë Kombëtare”, i vitit 1947, i kthyer në ligj më pas nga Presidenti
Harry S. Truman. Ajo është pasardhësja e Zyrës për shërbimet sekrete (emri në
origjinal: Office of Strategic Services -OSS) që e shtriu veprimtarinë e saj gjatë Luftës së
Dytë, e cila u shkri në tetor të vitit 1945 dhe funksionet e saj iu transferuan departamenteve
të Luftës. Por nevoja për një shërbim të unifikuar e të centralizuar spiunazhi
– që do të mblidhte rreth vetes disa grupime operacionale,
u saktësua qartësisht në funksionet e saj.
11 muaj më parë, më 1944, William J. Donovan,
themeluesi i OSS-së, i propozoi Presidentit Franklin
D. Roosevelt krijimin e një organizate spiunazhi
të kontrolluar direkt nga Presidenti: “e cila do të
mbikëqyrte punën e shërbimeve inteligjente si në
zbulim, ashtu dhe në kundërzbulim, e që në të
njëjtën kohë do të ofronte kontroll; do të rrekej të
çonte përpara objektivat e shërbimeve inteligjente
dhe do të bashkërendonte materialet e spiunazhit
të mbledhura nga të gjitha agjencitë qeveritare”.
Sipas planit të sipërpërmendur, një agjenci e fuqishme
civile dhe e centralizuar, do të koordinonte
kësisoj të gjitha shërbimet inteligjente. Ai gjithashtu
propozoi që kjo agjenci të kishte autoritetin të
kryente “operacione subversive jashtë vendit” etj.
Me gjithë kritikat e rezervat që ky plan hasi në radhët e ushtrisë, Departamentit të
Shtetit dhe Zyrës Federale të Hetimeve (FBI), Presidenti Truman arriti ta ngrinte “CIGroup”
në janar të vitit 1946. Më vonë, kur hyri në fuqi i ashtuquajturi “the National
Security Act” i vitit 1947 (në shtator të vitit, 1947), u themeluan kësisoj Këshilli i Sigurisë
Kombëtare dhe CIA. Drejtori i parë i saj u emërua kundëradmirali Roscoe H. Hillenkoetter.

Kur një pushtim i Kubës i
menaxhuar nga “Agjencia”
dështoi, ajo nisi të
komplotonte për
vrasjen e Fidel
Kastros. Në një valë në
rritje gjakderdhjeje, ajo u
vërtetua se pati një dorë në
grushtet ushtarake në
Vietnamin e Jugut,
Kili dhe Indonezi



Message edited by dj_diamant - Tuesday, 2007-08-21, 1:57 PM
 
Forum » Argetim & Zbavitje » Kuriozitete » CIA – një libër me histori dështimesh?!
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz