DI CAPRIO PREJ DYLLI Leonardo Di Caprio, perjetesohet me ane te nje statuje prej dylli, ne muzeun e Madam Tussaud ne Londer. Kjo eshte statuja e dyte e aktorit ne kete muze. Nje perfaqesues i ketij muzeu, tregon se vendimi per te krijuar nje tjeter statuje te Di caproios ne muzeun e famshem ka te beje me rigjallerimin e figures se tij ne ekran. - "Mendoj se ne donim te rinovonim imazhin e tij pasi Leonardo po hyn ne nje faze te re te karrieres. Vitin e kaluar ai realizoi kater filma, e Pervec tyre, nje sere dokumentaresh ne Amerike mbi ceshtje ambjentaliste, permendim ketu " The eleventh hour" , keshtu ishte e drejte te updejtonin serish imazhin e tij" - tha Ben Lovett. Statuja e pare prej dylli e Leonardo Di Caprios eshte realizuar ne vitin 2001, pas filmave, Gangs of new york dhe Titanic. Modeli origjinal qe prej atehere eshte zhvendosur nga muzeu i Londres, dhe eshte shfaqur ne te gjitha muzete e ketij lloji neper bote. Statuja e re Di Caprios u vendos prane aktores Keira Knightley, Madonnes, Tom Cruise dhe aktorit Bollivudjan Shahrukh Khan.
|