Live Free Or Die Hard - Kinema - Arti & Kultura - Forum
  Tuesday, 2009-11-24, 5:12 Pm
Welcome Guest | RSS
 
Dj Diamant
Main Page | Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Arti & Kultura » Kinema » Live Free Or Die Hard
Live Free Or Die Hard
dj_diamantDate: Monday, 2007-10-08, 1:00 Pm | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

Premiera

27 Qershor 2007
Regjia

Len Wiseman
Skenari

Mark Bomback
Aktore

Bruce Willis, Justin Long, Maggie Q, Timothy Olyphant, Mary Elizabeth Winstead, Jonathan Sadowski, Cliff Curtis, Maggie Q, Tim Russ, Kevin Smith, Christina Chang, Yorgo Constantine, Andrew Friedman, Sung Kang, Matt O'Leary, Cyril Raffaelli, Jonathan Sadowski
Studio 20th Century Fox
Zhanri

Aksion, Krim, Thriller
Website
www.LiveFreeOrDieHard.com
Kohezgjatja

130 minuta
Fitimet

$133,614,216 (SHBA) (deri me 2 Shtator 2007)
Yje ****

HISTORIA

Live Free or Die Hard
Jeto i lire ose vdis duke u perpjekur.

Ne nje sezon filmash (vere 2007) te mbushur me efekte speciale, dhe magji fantazioze kompjuterike, Live Free or Die Hard (Die Hard 4.0) behet shume i prekshem – i besueshem me aksion real, humor te vertete, dhe rikthimin e nje personazhi ikone: John McClane. Filmi tregon per fundjaven e 4 Korrikut, atehere kur ndodh nje sulm kunder infrastruktures gati perfekte te Shteteve te Bashkuara. Sulmi fillon te krijoje nje kaos te papare duke corientuar semaforet, aeroportet, trenat, dhe te gjitha sherbimet publike. Fytyra misterioze e kesaj skeme ka pervetesuar gjithcka qe ishte ne dore te shtetit me te fuqishem ne bote ... pervec McClane – analogu i 'shkolles se vjeter' i cili gabimisht 'lundron' ne nje bote dixhitale.

Ne kete histori, pavaresisht festes, ashtu sikurse ne 11 Shtator, pavaresisht dites se bukur, New York-u nuk eshte duke festuar, Amerika nuk eshte duke festuar, po ashtu edhe McClane. Vajza e tij tashme eshte rritur, dhe shkon ne universitet, dhe ai akoma nuk ka mesuar ti jape asaj hapesiren e duhur, dhe filmi fillon pikerisht me zenken e rradhes mes te dyve, e cila nderpritet nga telefonata qe i behet dedektivit nga FBI, kur zbulojne se dicka e keqe po ndodh. Me ndihmen e Farrell, ai fillon te kuptoje kaosin rreth e rrotull. Nje shtet qe bie copash nga infrastruktura qe bazohet e gjitha ne urdhra kompjuterike – dhe personi qe shkel butonat eshte Thomas Gabriel, i cili ka thurur nje plan te pabesueshem, gati perfekt, duke perdorur edhe peshkopet-gjeni kompjuterash si Farrell per te vene ne zjarr SHBA-ne.

Ne fillim te filmit, nje terrorist hyn me lehtesi ne sistemin kompjuterik te FBI, duke tentuar te shkaterroje sistemin perfekt te shtetit me te sigurt ne bote. Kjo ndodh pas sulmeve te 11 Shtatorit mbi New York dhe Washington. Thomas Gabriel (Timothy Olyphant) ndihmohet edhe nga hackera, te rinj ne moshe, por gjeni kur vjen puna per te thyer rregullat, njerez qe mund te zbulojne gjithcka qe ndodhet ne nje kompjuter, pavaresisht sigurise se ketyre te fundit. Keto Hackera sapo perfundojne 'punen' e tyre, eliminohen nepermjet nje virusi, dhe njerzve qe punojne per Gabriel, ne menyre qe te mos perhapin lajmin e sulmit. E njejta gje do ti ndodhte edhe Matthew Farrell (Justin Long) i cili fatmiresisht ne momentin e sulmit ndodhet ne pranine e te famshmit John McClane (Bruce Willis), e keshtu i shmanget vdekjes se sigurt. Ne fakt Farrell, behet pjese e hetimit qe FBI po ben per ceshtjen qe mund te sillte nje kolaps te vertete ne te gjithe Ameriken. Pasi i shpetojne mrekullisht killerave te Gabriel, Farrell dhe McClane shkojne ne Zyrat qendrore te FBI ne Washington, aty ku Drejtori Bowman (Cliff Curtis), eshte duke u 'kujdesur' qe gjerat te mos 'shiten' aq keq sa realisht jane, duke qene se i gjithe qyteti eshte ne nje kaos. Vec transporteve publike, perfshi edhe avionet, edhe bursa manipulohet informatikisht nga kompjuterat e Gabriel, duke bere qe kompanite te humbin Miliarda para, pa nje shpjegim logjik.

Si i vetmi njeri qe mund te shpjegonte me teper rreth kesaj qe po ndodhte Farrell vihet nen mbrojtjen e McClane, i cili urdherohet ta coje ate ne nje vend te sigurt. Po ne ate moment, asnje vend nuk mund te konsiderohet i sigurt. Nderkohe Gabriel, qe e shikon Farrell si rrezikun e vetem, me njohuri te mjaftueshme per te shmangur planin e tij vdekjeprures, dergon te tjere vrases per te eliminuar ate dhe policin plangprishes. Ata i shpetojne edhe nje here sulmit, te shoqeruar nga shperthime, dhe skena fantastike. E nderkohe qe McClane tenton te kuptoje ate qe po ndodh, Farrell i shpjegon atij, se terroristet jane duke performuar nje 'Fire Sale' dhe se sherbimet utilitare do te nderpriteshin me pas, kjo perfshinte, internetin, telefonine fikse dhe mobile, komunikimin publik dhe gjera te ketij lloji. Keshtu dyshja shpetimtare shkojne ne Virginia per te ndaluar kete hap te planit te Gabriel, dhe e arrijne kete, duke vrare edhe krahun e djathte, njekohesisht edhe dashurine e tij – Mai Linh (Maggie Q).

Kur ky merr vesh kete gje betohet se fundi i tyre do te jete shume i afert, dhe se per kete do te kujdeset personalisht. Pas nje tjeter arratisjeje ne fije te perit. Farrell shkon te nje miku i tiji, edhe ky hacker, i quajtur Warlock (Kevin Smith) – momentalisht i vetmi person qe mund te bente dicka kunder Gabriel nepermjet kompjuterave. Aty McClane merr vesh se Gabriel ka ne duart e tij dicka shume te shtrenjte – vajzen e tij Lucy (Mary Elizabeth Winstead). E ndersa McClane mban 'koken e sulmit' me gjate ne bisede, Warlock zbulon se ku ndodhet, dhe stacioni tjeter eshte pikerisht ky vend.
E ndersa Farrell tenton te nderprese goditjen finale te planit, McClane shkon te shpetoje te bijen. Gjate kesaj kohe, Gabriel tenton te sulmoje me nje Jet kamionin me te cilin me te cilin leviz McClane, por ky arrin ti shmanget, serish.
Dyshja arrin te vrase Gabriel ne nje skene finale frymemarrese, duke ndaluar sulmin dhe duke zgjidhur krizen.
Skena e fundit eshte kur McClane le te bijen te rrije ne te njejten ambulance me Farrellin duke i lene asaj hapesire per te paren here, dhe duke dale fitimtar, edhe nje here tjeter, ne jeten e tij te mbushur plot me heroizma.

REVIEW

"Live Free Or Die Hard na kujton, pse e duam John McClane dhe pse ndonjehere kur shkon ne rregullat baze eshte nje gje shume e mire. Filmi sjell aksionin dhe zgjuarsine qe kemi dashur aq shume ne tre filmat e pare".

Die Hard, konsiderohet nga shume njerez si filmi aksion me i mire realizuar ndonjehere. Ka dicka te vecante John McClane, qe filmat e tjere nuk e kane, dicka qe te terheq shume. Mos valle sjellja e tij prej trimoshi, apo arsyeja qe i bie te jetoje dite me te vertete ters? Mbase jane te dyja nga pak. Ne fakt ka patur shume filma aksion qe me kalimin e kohes jane ftohur, dhe nuk kane patur me fuqi te ecin perpara me kohen. Kjo nuk ndodhi me Die Hard. Te tre filmat e pare, kush me shume e kush me pak, kane qene teper 'gallate' per tu ndjekur. Me te drejte ka nga ata njerez qe mendojne se nje dicka e te shkuares i takon te shkuares por kur 'Batman Begins' dhe 'Casino Royale' i rikthyen shkelqimin, instalacioneve perkates, perse kete nuk mund ta bente edhe Die Hard?

Live Free or Die Hard merr nje polic te modes se vjeter, heq 'mburojen' e tij, dhe le hapesire per nje personazh mbeshtetes. Justin Long luan perkah Willis si djaloshi i brishte fizikisht, dhe 'herkul' menderisht, nje magjistar kompjuterash. Timothy Olyphant luan nje cyber-terrorist i cili kerkon te fundose te gjithe shtetin duke pervetesuar qindra miliona para nga llogarite shteterore, duke i provuar qeverise se sistemi mund te thyhet.

Ajo qe ndjek eshte nje aksion me voltazh te larte, ajo qe pritet nga nje film Die Hard. Nje dicka shume e rendesishme per tu nenvijezuar eshte fakti se si regjisori Len Wiseman i qendroi besnik stilit Die Hard dhe ka mbajtur efektet speciale CGI ne minimumin e mundshem per nje film qe eshte prodhuar me 2007. Kjo eshte vecantia e sages, eskplozione te verteta, kaskadore qe i bejne me te vertete skenat e rrezikshme. E ne fakt shumica e skenave jane te verteta edhe ne kete film te katert, natyrisht qe pjesa tjeter e skenave aksion jane produkt i efekteve speciale CGI, por vetem sepse ti xhiroje realisht nuk do te krijonin efektin e duhur ne ekran. Nga ana tjeter mprehtesia e Willis si John McClane shoqeruar me sarkazmen e Justin Long formojne nje dyshe perfekte. Debud i shkelqyer. E nga ana tjeter, edhe menyra gati qesharake me te cilen trajtohen skenat e tensionit ne kete film, e ben ate, cka eshte. Fakti qe producentet mbase ne menyre te vetedijeshme nuk jane koshient qe po bejne nje film aksion; duke bere skena qe s'mund te ndodhin ne jeten e perditshme i jep filmit ate temp te lart shume te shijueshem. Ka shume skena te tensionuara aksioni qe zbuten nga batutat dhe behen me teper skena komedie. Kjo balancohet nga disa te tjera skena mbushur me aksion dhe tension. Kjo nuk eshte nje komedi.

Kolona zanore e filmit eshte punuar nga Marco Beltrami. Edhe pse ky eshte nje kompozitor per te cilin nuk qarkullojne shume fjale te mira – te vetmen qe mbaj mend eshte 'The three Burials of Melquides Estrada' (Tommy Lee Jones, 2005) – ketu ka bere nje pune jo te keqe. Ne fakt shqetesimi mes fansave erdhi pasi fillimisht ishte Michael Kamen qe do te kompozonte muziken e filmit, gje qe kishte bere per tre filmat e pare, por qe humbi jeten ne 2003, ai u zevendesua nga Beltrami. Kamen ishte nje kompozitor per se mbari, duke bere muzike ikonike, nje atmosfere te ndjere ne tre produktet e para Die Hard.

Mbi te gjitha duhet thene, filmi eshte shume i mire. Kalon mire duke e pare, dhe mund te them se qendron shume me lart se sa filmat me buxhet te madh qe prodhohen se fundmi nga Hollywood-i. Sidomos ne Vere 2007. Ndonjehere duhet te kthehemi ne gjerat bazike, me kembe ne toke per te kujtuar ate qe vertet na bente te mos heqim syte nga ekrani.

Arsyeja qe 'vdesim te shohim' Die Hard eshte se McClane ne sherbim, nuk eshte aspak keq, eshte heroi qe te shpeton nga vdekja duke te bere per te qeshur. E kush mund ta beje kete...

GAFA

F-35B per Trupat e Marines nuk ka dale akoma ne qarkullim. Ai do te filloje te perdoret me 1012.

F-35 shihet ne film te qelloje nje predhe te vetme. Ne fakt avioni eshte prodhuar per te qelluar me bresheri dhe nuk mund te qelloje nje predhe te vetme.

Gjate skenes se ndjekjes me makine, McClane demton pjesen e majte perpara kamionit. Pavaresisht se demtimet jane te dukshme, ne sekuencen qe vijon makina nuk i ka te njejtat demtimte.

Ndersa McClane eshte duke ngare kamjonin, ne sekuencen e renies se mbikalimit, kamjoni mbahet nga pozicioni i gomave te para. McClane duket te ktheje timonin nga e majta, gje qe do te shkaktonte renien e kamjonit. Ai duhet ti ktheje gomat nga e djathta, qe kamioni te bjere ashtu sic bie ne film.

Ndersa hackerat jane duke ridrejtuar linjat e gazit, ne ekran del nje mesazh qe lexon 'Connection Faild'. Nga gabim gramatikor ne anglisht duhet te shkruaje 'Connection Failed'.

Frekuenca 144.33 mhz ne film tregohet ti perkase Departamentit Policor te New Yorkut. Ne fakt, ajo i perket FCC per te kontrolluar operatoret radiofonik.

Ne skenen e fillimit, kur Lucy hipen mbi makinen e te dashurit, bishti i flokeve te saj ndryshon. Nje here eshte mbi shpatull, nje here pas kokes.

Skenat e fundit te filmit duhet te jene ne Baltimore. Ne sfond duken male, qe realisht ne Baltimore nuk duken.

Ne nje sekuence te McClane dhe Farrell kur jane duke ngare makinen ne autostrade, mund te vihet re qe eshte shpejtuar ne montazh per tu dukur sikur po ecin shpejt. Trafiku qe lihet pas, dhe Dritat Flash te makines, tregojne se ne autostrade po xhirohej nje skene filmi, me nje makine qe eshte duke ecur maksimumin 40 km/h.

Pavaresisht se historia ndodh ne Washington DC, ndertesa e Los Angeles Central Library, Dorothy Chandler Pavilion, Metrote, Autobuzet dhe stacionet e tyre indikojne per te kunderten. Filmi nuk eshte xhiruar ne kryeqytet.

Nuk ka tunele me pagese ne Washington DC.

Kur McClane dhe Farrell hyjne ne rajonin e policise, veshi i Farrell eshte i gjakosur, dhe gjaku ka pikuar ne qafe. Kur dalin, veshi i tij eshte teresisht i paster, ndersa ne skenen qe pason, gjaku rishfaqet serish.

Ne nje skene ku McClane dhe Farrell vjedhin nje BMW, McClane, heq airbagun e shperthyer nga timoni. Kjo nuk mund te behet sepse airbaget jane ndertuar ne menyre te atille qe te jene shume rezistente dhe shume mire te ankoruar.

Nje tjeter arsye qe na ben te mendojme se filmi nuk eshte xhiruar ne Washington, kesisoj tregon nje Washingotn fiktiv, eshte se Taksite e verdha nuk duken shpesh ne qender te qytetit.

Kur McClane dhe Farrell jane duke lene Baltimoren per te shkuar ne Woodlawn, eshte duke rene muzgu. Kur ata arrijne qielli eshte po njesoj. Duhet te ishte erresuar.

Vrimat e plumbave ne xhamin e makines shduken here pas here ne skene e ndjekjes ne tunel.

Kur McClane shikon reflektimin e tij ne xhamin e nje dyqani, nje currile gjaku eshte duke i kulluar nga syri i djathte. Ajo zhduket dhe shfaqet nga sekuenca ne sekuence.

Te shkarkosh 500 Terabyte nepermjet nje lidhje USB duhen te pakten 100 dite. Ne film duhen vetem 2 dite. Nga ana tjeter 500 Terabyte nuk i afrohet te dhenave financiare te shtetit. Jane shume here me teper se aq.

Gjate skenes kur McClane eshte duke ngare kamjonin, dhe sulmohet nga Jet-i ne disa sekuenca dallohet Vincent Thomas Bridge qe ndodhet ne San Pedro Californi.

Bowman thote se i gjithe trafiku ajror eshte nderprere. Por kur ndodh black-out, ne nje aeroport mund te shihet qarte qe nje avion civil eshte duke u ngritur.

Kur John dhe Matt nisen per ne Qendren e Social Security, ndez dritat e makines qe ne sekuencen qe pason jane te fikura.

Floket e Farrell ndryshojne here pas here. Kur plani eshte afer, floket e tij jane mbi ball, kur plani eshte i madh floket e tij jane te hedhur lart.

Te carat ne koken e John ndryshojne nga skena ne skene. Nje here jane me te gjata, pastaj me te shkurtra, nje here me horizontale, pastaj me pak.

Kur fillon te ndodhe Black Out-i shihet se qytetet Kanadeze kane drita, gje qe nuk mund te ndodhe, sepse Kanada-ja dhe SHBA-ja ndajne te njejtin furnizim energjie.

Kur dy personazhet kryesore vjedhin BMW 5 series, makina kur ndizet ben nje tingull, ne forme beep-i. Kete zhurme nuk e ben ky lloj modeli por Seria 3 e BMW. Keto makina bejne nje zhurme tjeter, me kompjuterik, duke qene se kane nje kompjuter on-board.

Kur duan te hyjne ne BMW 5 Series, John thyen xhamin qe te hyje brenda. Gjithsesi kjo nuk mund te ndodhe sepse keto makina hapen vetem me celes. Edhe sikur ta thyesh xhamin, nuk ka doreze qe mund ta hapesh deren nga brenda.

BMW 5 Series ka nje sistem sigurie te kontrolluar nga sateliti, dhe nese vertet do te ishte thyer xhami, ajo do te ndjente levizjen e njerzve brenda, dhe do te aktivizonte nje alarm duke lajmeruar per vjedhjen qe po i behet.

Kur Mai godet McClane floket e saj jane te lidhur bisht dhe te rregullta. Kur kthehet per te gjuajtur Farrellin, floket e saj jane rremuje.

Gjaku ne fytyren e McClane ndryshon ne skenat kur ai hidhet nga makina qe leviz.

Ne skenen kur McClane eshte duke ngare kamjonin mund te shikosh palma anes rrugeve. Ne rruget e Baltimore nuk ka Palma.

FAKTE

Historia e Filmit eshte bazuar ne nje skenar te titulluar WW3.com (World War 3 --- Lufta e Trete Boterore) nga David Marconi, skenaristi i 'Enemy of the State'.

Willis ne nje deklarate me 2005 tha se filmi mund te quhej 'Die Hard 4.0', meqe lidhet ngushte me kompjuterat. Me pas u tha se filmi do te titullohej 'Die Hard: Reset instead'. Kompania e prodhimit 20th Century Fox e titulloi filmin 'Live Free or Die Hard' kur ai pati premieren me 29 Qershor 2007. Gjithsesi titulli fillestar i lajmeruar nga Willis vazhdoi te perdorej.

Filmimet e filmit filluan ne Baltimore Maryland ne 23 Shtator, 2006. Willis gjate xhirimeve pesoi nje aksident siper syrit te djathte me 24 Janar, 2007. Aksidenti u konsiderua jo serioz, sidoqofte xhirimet u nderprene per disa dite.

Kaskadori i Willis – Larry Rippenkroger u plagos rende kur ra nga tete metra lartesi duke thyer disa kocka ne fytyre dhe krah. Prodhimi u nderpre per disa kohe derisa ai u be me mire.

Dalja e vajzes se McClane ishte parashikuar per 'Die Hard with a Vangeance' dhe u perdor gjithashtu ne nje Loje Kompjuterike te quajtur 'Die Hard: Vendetta'. Per rolin e vajzes bene audicion Jessica Simpson, Wafah Dufour, Britney Spears, Paris Hilton dhe Taylor Fry. Me pas roli i Lucy McClane ju dha Mary Elizabeth Winstead.

Titulli Francez i filmit ishte 'Die Hard 4.0 Rikthim ne Ferr'.

Ne distribucion filmi u quajt 'New Hampshire' qe te mos dilte piraterisht.

Kur McClane prezantohet me agjentin Johnson ai thote: 'Johnson prape?' – duke e lidhur me dy agjentet me te njejtin emer qe ai takoi ne 'Die Hard'-in e pare me 1988.

Kur i keqi Thomas Gabriel i drejton armen McClane dhe thote: 'On your tombstone it will say Always in the wrong place ate the wrong time' (Ne varrin tend do te shkruhet gjithmone ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar). Kjo batute eshte perdorur edhe si tagline e Die Hard 2 (1990).

Makina e zgjedhur per tu vjedhur vjen nga nje sondazh qe bene producentet e filmit. Mes BMW, Audi-t dhe Mercedez-it u zgjodh makina e pare. Len Wiseman vendosi qe te ishte nje BMW Series 5 sepse Series 3 ishin shume te zakonshme ne SHBA, ndersa Series 7 shume i shtrenjte.

Filmi u xhirua ne:

20th Century Fox Studios - 10201 Pico Blvd., Century City, Los Angeles, California, USA
Baltimore, Maryland, USA
Camden, New Jersey, USA
Diamond Ranch High School, Pomona, California, USA
Hahn Plaza, University of Southern California, Los Angeles, California, USA
Imperial Highway, El Segundo, California, USA
Los Angeles Center Studios - 450 S. Bixel Street, Downtown, Los Angeles, California, USA
Los Angeles County Fairgrounds - 1101 W. McKinley Avenue, Pomona, California, USA
Los Angeles International Airport - One World Way, Los Angeles, California, USA
Los Angeles, California, USA
Pasadena, California, USA
Philadelphia, Pennsylvania, USA
Redondo Beach, California, USA

Santa Clarita, California, USA

Washington, District of Columbia, USA

Shenime per Buxhetin:

Buxheti
$110,000,000
Fundjava e hapjes
$33,369,559 (SHBA) (1 Korrik 2007)
£5,004,916 (BM) (8 Korrik 2007)
BRL 3,033,794 (Brazil) (5 Gusht 2007)
$77,024 (Estoni) (1 Korrik 2007)
€550,989 (Hollande) (1 Korrik 2007)
PHP 48,567,450 (Filipine) (9 Korrik 2007)
RUR 90,472,831 (Rusi) (1 Korrik 2007)
Fitimi:
$133,897,281 (SHBA) (9 Shtator 2007)
£13,773,101 (BM) (19 Gusht 2007)
BRL 10,001,471 (Brazil) (9 Shtator 2007)
€550,989 (Hollande) (1 Korrik 2007)
PHP 99,551,506 (Filipine) (19 Gusht 2007)
RUR 218,771,204 (Rusi) (22 Korrik 2007)

Filmi eshte prodhuar:
23 Shtator 2006 – 14 Shkurt 2007

Lidhje me filma te rendesishem:

Die Hard (1988)
Die Hard 2 (1990)
Die Hard: With a Vengeance (1995)

Referenca

Planet of the Apes (1968)
-Warlock ka nje majmun te ketij filmi te varur ne mur.
Star Wars (1977)
- McClane I thote Freddy-t qe eshte nje fans I Star Wars.
"The Dukes of Hazzard" (1979)
- Matt Farrell thote se quhet Daisy Duke kur pyetet per here te pare nga McClane
Star Wars: Episode V - The Empire Strikes Back (1980)

The Terminator (1984)

Spawn (1997)

Armageddon (1998/I)

X-Men (2000)
- Foto e Wolverine duket pasi apartamenti I Farrell shperthen.

Over the Hedge (2006)

Kolona Zanore

• "Fortunate Son"
Kompozuar nga John Fogerty
Kendoi: Creedence Clearwater Revival

• "I'm So Sick"
Flyleaf

• "Rock & Roll Queen"
The Subways

• "40 Days"
Kompozuar nga Barak Moffitt & Jim Schultz
Infinite Monopoly

Cmime te rendesishme:

Kandiduar per TEEN CHOICE AWARDS, 2007: Justin Long. Aktori i ri me i mire.

 
Forum » Arti & Kultura » Kinema » Live Free Or Die Hard
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2009

Site managed by uCoz system