Thursday, 2024-04-18, 4:33 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | SHKREPJE MAGJIKE - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Arti & Kultura » Albumi fotografik » SHKREPJE MAGJIKE (ARTE PA M O R E)
SHKREPJE MAGJIKE
dj_diamantDate: Friday, 2007-08-17, 4:57 AM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Fotografi durrsak, Gëzim Domi, u zbulon bashkëqytetarëve
të tij atë që syri ua ka parë, por nuk ua ka ndjerë, atë që
ndoshta e kanë ndjerë, por që nuk kanë ditur ta shprehin.
Ekspozita e tij, "Nga Durrësi, me dashuri", ishte e para e
vizituar nga Presidenti i ri, Bamir Topi

SHKREPJE MAGJIKE

Pa dyshim që Gëzim Domi ka provokuar më
shumë dashuri dhe adhurim te bash
këqytetarët e tij për Durrësin, me ekspozitën
e tij fotografike "Nga Durrësi, me dashuri". Kjo ekspozitë,
ishte edhe i pari eveniment kulturor që pati
të pranishëm Presidentin e ri, Bamir Topi. Nga kjo ekspozitë
durrsakët kanë mundur të zbulojnë edhe atë
që syri nuk ua kishte vënë re për vite me radhë. Sepse,
nuk është vetëm shkrepja artistike e Domit, por dhe
njëfarë syri i tij dylbi, që ka sjellë qoshke dhe aspekte
të fshehura të Durrësit,
duke i dhënë dimensionin
e një galerie plot
kthina, që daton në
shekuj. Fotografia e
Domit është edhe një
përthyerje e përfaqësimit
tipologjik të këtij
qyteti vetëm me pasurinë
arkeologjike, ose me
detin si pasuri natyrore.
Fjala vjen, perëndimi.
Dielli që zhytet në det
me të bronztën e tij dehëse;
një panoramë që
ka pjellë peizazhe pa
fund, motive e çudira
poetike. Por për perëndimin
e Durrësit, pak
është shkruar. Ai madje,
është injoruar, ndoshta
nga pesha e monumenteve
të tjera. Por Domi e
ka sjellë si monument
më vete. E ka fiksuar diellin
në perëndim në
shumë forma, të plotë, të
fshehur mes reve, sikur
ia bën me sy qytetit, diku
të dobët e diku plot
pushtet. Është perëndimi
i fotografuar mbi syprinën
e detit, valëve, ose
të horizonteve të përthyera
me silueta njerëzore
e me direkë anijesh.
Duke qëndruar te
natyra, në objektivin e
fotografit Gëzim Domi
janë edhe qiejt e Durrësit.
Themi qiejt, sepse,
ai ka bërë 'trak' në pamje
të pazakonta; shtjella
resh që paralajmërojnë furtunë ose re të paqme, të
vendosura si me një dorë që kompozon me kujdes trajta
qiellore, si në një dekoracion në tavanin e botës.
Dikush tha se çdo foto ka lëvizje, ka zhvillim, është
dinamike, jetësore, e trazuar, artistikisht e gjetur nga
një sy nuhatës, i prirur për të rrokur tej rutinës së fotografisë
së përgjithshme që ofron realiteti, një sy i
ndjeshëm, gjithherë në provokim, në ngacmim; një
sy në mision, në detyrë; një sy i pangopur. Nga qielli
te toka. Nga toka te deti. Deti. Nuk kuptohet Durrësi
pa perëndimin, por nuk kuptohet dhe pa detin. Dhe
deti nuk kuptohet pa valët, pa të qetën e të trazuarën
dehje. Nuk mund të kuptohet pa "banorët", pa atë
mori frymorësh që i qëndrojnë në thellësi, në sipërfaqe.
Në foton e Domit është rrëfyer i gjithë ky univers
i magjishëm. Syri i Domit ka sjellë zogjtë e lloj-llojtë
në pozita të ndryshme mbi det; ka sjellë valët e egra
në shfryrje, gjatë përplasjes më bregun. Por ka sjellë
dhe atë detin 'publik'. Detin e plazhit, detin e
njerëzve. Syri dhe aparati i Gëzim Domit i ka zgjeruar
kufijtë e Durrësit. E ka bërë më të madh, jo fizikisht,
por nga larmia e pamjeve
të ofruara. Nga fotot e tij
ndien se konceptet urbane
do mbeten gjithnjë
të varfra ndaj atyre artistike.
Dhe ç`është artistike
në fotot e Domit? Është
tërësisht konservator
Domi, që do të thotë se
nuk pranon që fotoja e tij
të ketë retushime, të ketë
ndërhyrje kompjuterike.
E gjithë aftësia e tij është e
bazuar te origjinaliteti
dhe te rrokja pa vështirësi
e atyre lloj kompozicioneve
harmonike që krijohen
nganjëherë vetvetishëm
në natyrë dhe në
ambientin urban, mes
fenomeneve, sendeve
dhe objekteve. Domi, si
duket, është tejet mjeshtëror
në kapjen e kësaj loje
iluzore që vërtet e ka
burimin te realja, por që jo
gjithnjë është e dallueshme
qartazi. Një
shembull i kësaj është një
foto që tregon kokën e
Meduzës, një monument
mbi Bankën e Shtetit në
qytet, një godinë karakteristike.
Vetëm nga fotoja
e Domit është kuptuar
përse është vendosur aty
ai lloj monumenti. Nga
fotoja, shihet qartë që
Meduza sheh gjithnjë
nga horizonti mbushur
me vela anijesh. Pra një
lloj mikpritëseje dhe
rojtare e qytetit. Të 300
fotot e ekspozitës "Nga Durrësi, me dashuri", janë
CV-ja më e plotë që Gëzim Domi i ka bërë qytetit të
tij dhe jo vetëm për të huajt. Sepse, përkundrejt
mendimit dhe opinionit negativ qe kemi ne sot për
qytetet tona, si të degraduara, të plogëta, të fjetura
dhe të rrjepura nga petku i bukurive natyrore,
nëpërmjet atyre fotove kuptojmë se e bukura do sy
që të ndihet. Themi të ndihet, se çdokush mund ta
shohë atë, por të rrallë janë ata që e ndiejnë. E akoma
më të rrallë ata që e transmetojnë atë bukuri. Ndër ta
është pa dyshim dhe Gëzim Domi.

Një muze në mes të detit dhe nën ujë. Këtë
ide ka ngacmuar anija italiane, e mbytur
në detin e Sarandës gati 65 vjet më parë.
Shenja e vendosur dekada më parë në
vendin ku është zhytur dhe fundosur kjo anije, nuk
është më tepër se një bovë lundruese, e ngjashme
me faret që orientojnë trafikun e anijeve dhe peshkarexhave
tek përshkojnë gjirin e Sarandës. Por ajo
ka nisur të shihet si një shigjetë që çon në një muze të
kaltër në Sarandën e muzeve të munguar në tokë.
Një grup specialistësh dhe drejtuesish të shoqatës
"Masmedia dhe Mjedisi" kanë ambicien ta kthejnë
atë në një objekt të vizitueshëm të turizmit nënujor.
Në tërë botën ky lloj turizmi është shumë i zhvilluar,
pasi njerëzit priren të shohin gjëra të veçanta, sikurse
ndodh me shumë turistë të tokës, që u intereson më
shumë një shpellë, një majë mali. Deti është edhe
më i veçantë, sepse përgjithësisht është i ndaluar për
njeriun.
Çfarë është ky vapor?
Engima e parë e kujtdo që vrojton ose vozit detin
e Sarandës, është vendi ku gjendet "vapori i mbytur".
Vendasit dhe pushuesit tërhiqen pas tij si pas
një misteri që duan ta zbulojnë. Ata që e kanë jetuar
mbytjen e saj, thonë se ajo është një anije italiane, e
mbytur më 1943. Disa veteranë këtu tregojnë se ajo
është mbytur duke u qëlluar nga partizanët. Por duke
iu referuar dokumentacionit italian, del se është
mbytur duke u gjuajtur nga avionët, të cilët duhet të
kenë qenë gjermanë ose anglezë. Mbytja e saj ka
ndodhur në fund të luftës. Ajo ishte një anije që sillte
dhe merrte materialet e fundit të luftës dhe mendohet
se ky ka qenë edhe momenti i mbytjes së saj.
Në ditë vere si këto trupin e vaporit të mbytur
mund ta shikosh me sy të lirë nga mbiuji, teksa je
duke vozitur me varkë ose me biçikletë uji. Edhe më
i dukshëm bëhet ai në thellësinë 2 metra nën ujë,
për të shkuar 20-25 metra thellësi, ku vapori gjendet
i zhytur pjesërisht në llumë. Gjatësia e anijes i kalon
të 60 metrat, ndërsa gjerësia shkon mbi 20 metra.
Mendohet se ajo ka qenë një anije transporti, gjë që
e dëshmon prania e vinçave e ingranazheve të
mëdha dhe mungesa në të e armatimit luftarak. I
kthyer në një pozicion skiç, ai të lejon të vizitosh hambarët,
pasi ata kanë mbetur të hapur. Në vitet e para
zhytësit kanë parë në hambarët e tij edhe këpucë
ushtarësh dhe pagurët e alumintë. Anija ka direkun,
disa hambarë, si dhe rrjeta të futura në to. Pranë tij
janë parë edhe korale të tipit sferik, të kapura e të
varura përgjatë të gjitha kavove të direkut. Nga
madhësia e tyre është e mundur të përcaktosh që
nga ç'kohë ka ndodhur kjo vendosje dhe kohën e
mbytjes së anijes. Ndërsa brenda hambarëve vërehen
disa ndarje si rafte, që kanë qenë mbushur me shishe
vere, të mbyllura me tapa shtogu, që lejojnë të depërtojë
dalëngadalë kripa e detit. Po ashtu, ka pasur edhe
shishe të vogla ilaçesh. Por nga viti në vit objektet nën
ujë janë rralluar shumë e po zhduken, aq sa nuk janë
gjetur dot më as shishet e mbushura të verës në fund
të hambarit, në një dhomëz si në gropë. Arka të ndryshme,
e deri motoçikleta të prodhimit italian, të markës
"Guzzi", ka pasur aty brenda, që janë nxjerrë në vite.
Vit pas viti inventari historik i kësaj anijeje është
varfëruar, për shkak të mosadministrimit. Francezja
Virginia Fyler thotë të ketë parë edhe një kafkë të zhytur
në llumin e anijes. Ndërkohë që një bllok me shënime
ka mbetur i palexuar, pasi fletët e qullura nuk ka
qenë e mundur të hapeshin dhe tharja i dëmtoi edhe
më shumë.
Duke qenë sarandiot, gazetari dhe kameramani i
nënujit, Xhemal Mato, ndien një obligim më shumë
për ta kthyer vaporin e mbytur në gjirin e Sarandës
në një muze tërheqës dhe fitimprurës. Një film nën
ujë, me idenë e muzeut të kaltër, ka qenë ambicia e tij
e hershme, që kur ishte gazetar në RTSH. Nisi të
mbledhë dokumente për të gjitha anijet e mbytura
dhe si sarandiot interesimi i parë ishte për anijen italiane
të mbytur në Sarandë. Kjo ide është bërë edhe
më ngacmuese këtë verë, që ai pushon duke eksploruar
në Sarandën e tij.
Sfida e turizmit të nënujit
Me lindjen e teknologjisë së zhytjes, bombolave,
kostumeve, krahas rritjes së njohurive, zhytja u bë
shumë popullore. Atë mund ta ushtrojë çdo njeri: një
burrë dhe një grua, i riu, fëmija dhe i moshuari. Kështu
lindi turizmi nënujor, trajnimi për zhytjen, duke
krijuar shkolla, të cilat organizohen nga agjencitë turistike,
zakonisht gjatë dimrit. Ato i ndërtojnë programet
për grupe njerëzish që bëjnë pushimet në
formë ekskursioni nën ujë, në botën e kaltër, që quhet
shpesh edhe botë e heshtjes, për shkak të mosdëgjimit
të zhurmave. Subjektet e turizmit nënujor
janë turistë specialë, jo turistë të zakonshëm. Zakonisht
ata vijnë me paketë, vjen tërë grupi dhe në grup
bëhet pagesa e një vlefte të caktuar, ndërsa agjencia
sipërmarrëse e turit merr përqindjen, ku përfshihet
edhe zhytja. Në Detin e Kuq, ku është turizmi më i
madh botëror, një paketë 10-ditore shkon 1200 USD
me akomodim, ushqim dhe anijen nga realizohet
zhytja. Për këta lloj turistësh Mato mendon se do të
ishte e veçantë të zhyteshin dhe të shihnin një anije
të lashtë me amfora, që është privilegj vetëm i atyre
që futen nën ujë. Kushdo që hyn në thellësi, sheh,
prek dhe fotografon, e kupton krejt ndryshe lashtës-



Message edited by dj_diamant - Friday, 2007-08-17, 4:59 AM
 
Forum » Arti & Kultura » Albumi fotografik » SHKREPJE MAGJIKE (ARTE PA M O R E)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz