 Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
| size=12]E lidhur ngushtë me historinë e njerëzimit, molla është një frut që forcon shëndetin dhe zgjat jetën në sajë të përbërësve shumë të vlefshëm që përmban. Jo më kot thonë: një mollë në ditë mban mjekun larg nesh[/size] Të kuqe, të verdha, jeshile, të ëmbla apo të athëta, por mbi të gjitha të bukura dhe shumë të shëndetshme. Të pranishme në çdo stinë dhe plot cilësi. Nuk thonë kot se “një mollë në ditë mban mjekun larg nesh”. Për mjekët dhe dietologët duhet të jenë të pandashme nga tavolina, ndërsa çdo ditë specialistët e ushqimit dhe kërkuesit arrijnë t’i atribuojnë nga një cilësi. Plot histori, legjenda dhe simbolizma, molla është frut me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore dhe Perëndimore, që menjëherë na sjell ndër mend veprimin e Evës dhe Adamit. Egjiptianët e vjetër dhe romakët e çmonin shumë dhe ishin pikërisht këta të fundit që e çuan atë edhe në Britaninë e Madhe. Ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse, ndërsa janë një thesar i vërtetë proteinash, sasie të madhe uji, sheqernash të llojeve të ndryshme si fruktozë, glukozë, sakarozë, kripërash minerale, kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi, hekuri, jodi, zinku dhe silici, vitaminash C, PP, B1, B2, A dhe acidi malik. Konsiderohet si fruti që u jep energji indeve dhe ndihmon për të mbajtur fizikun në formë të mirë, pasi është shumë i pasur me fibra që ndihmojnë për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit në gjak. Për këtë mjafton të mendosh se një mollë e vetme në ditë siguron 20 për qind të fibrave për të cilat kemi nevojë çdo ditë për të qenë mirë. Është fruti më i dashur për diabetikët, ndërsa na ndihmon të largojmë stresin kur jemi të lodhur. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, falë prezencës së madhe të antioksiduesve. Por virtytet e saj nuk mbarojnë këtu. Për shkak të cilësive ka filluar të përdoret gjerësisht në produktet kozmetike, duke garantuar vetëm kujdes dhe mbrojtje për lëkurën. Po ti shohësh të gjithë me kujdes, atëherë del se shprehja “një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh” është plotësisht e vërtetë. Sa me fat jemi që këtë mrekulli të vogël mund ta gjejmë në çdo stinë të vitit! Konsiderohet si fruti që u jep energji indeve dhe ndihmon për të mbajtur fizikun në formë të mirë, pasi është shumë i pasur me fibra që ndihmojnë për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit në gjak GOLDEN DELICIOUS Me origjinë amerikane, përfaqëson thuajse gjysmën e prodhimit evropian. E verdhë, e madhe dhe me lëkurë të hollë, përmban sasi të madhe sheqeri dhe mund të konservohet për një kohë të gjatë PINK LADY Me përmbajtje të ulët sheqeri, e kuqe e hapur dhe pak e athët, është një shartim mes llojeve Lady William dhe Golden Delicious. Ky varietet zakonisht piqet në fund të tetorit GALA “E lindur” në Zelandën e Re, ka formë paksa të zgjatur dhe ngjyrë të kuqe. Renditet me varietete të hershme, pasi piqet në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit ELSTAR Aromatike dhe me shumë lëng, por jo shumë e ëmbël. Është një varietet i përftuar nga Golden Delicious dhe Ingrid Marie në vitin 1955. Piqet në fund të gushtit dhe reziston deri në fund të shkurtit Është fruti më i dashur për diabetikët, ndërsa banjat me lëng molle na ndihmojnë të largojmë stresin kur jemi të lodhur VLERAT Një rol të pazëvendësueshëm ajo luan edhe në pastrimin e organizmit nga helmet e krijuara gjatë procesit jetësor. Në mënyrë të posaçme ul sasinë e kolesterinës në gjak, helm ky që favorizon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe sëmundjeve nervore. Shumë mjekë këshillojnë: Bëhuni konsumatorë të rregullt të tyre, në qoftë se dëshironi t’i shmangeni infarktit të miokardit vetitë dietike dhe fitofarmaceutike Frutet e mollës së butë përdoren të freskëta, të thata, konservohen në gjendje të freskët, përpunohen në komposto, marmelatë, reçel, lëng molle, bëhen verë, raki, uthull, si dhe një lloj pije e këndshme joalkoolike me emrin Sidro. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik. Janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar kollën, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë. 7000 Janë varietetet ekzistuese të mollëve 20 kg Është konsumi për person i mollëve gjatë një viti 2 milionë Tonelatë prodhohen gjatë një viti në vendet ku kultivohet GRANNY SMITH Molla jeshile e ka origjinën nga Australia. Maria Ann Smith e zbuloi në vitin 1896 në kopshtin e tyre në Sydney dhe ia dedikoi nënës. Ka një përqindje shumë të vogël sheqeri dhe piqet në fillim të tetorit STARK DELICIOUS Ka formë të zgjatur, shije të ëmbël, pak aciditet dhe shumë lëng. Ka ngjyrë të kuqe të ndezur. Konservohet gjatë, nga 4 deri në tetë muaj JONAGOLD E ëmbël, shumë aromatike dhe jo me shumë lëng. Është një varietet i përftuar nga kryqëzimi mes Golden Delicious dhe Jonathan në vitin 1953. Piqet në mes të shtatorit KANADEZE E njohur që nga vitet 700, preferon klimën e ashpër. Është shumë aromatike dhe ndër më të dashurat për kuzhinierët dhe pastiçierët. Është përbërësi kryesor për [i]strudelet Nga kopshti i Edenit, te lufta Bitëlls-Stiv Xhobs[/i] Në Greqinë e lashtë, një burrë e tregonte interesin e tij për një femër duke i hedhur një kokërr mollë: nëse ajo e priste, atëherë kjo tregonte se ishte e gatshme për të nisur një lidhje me të, në të kundërt tregonte refuzimin. Edhe në Gjermaninë mesjetare burri e hante mollën, pasi gruaja që dashuronte e kishte mbajtur nën jastëk gjithë natës. Sa shumë histori për të. Nga Eva te Paridi, nga Borëbardha te Njutoni, mund të thuhet pa asnjë dyshim se historia e njerëzimit lindi nga molla e ndaluar. E njohim të gjithë historinë mbi kopshtin e Edenit, ku ndodhej pema e njohurisë së të mirës dhe të keqes, nga e cila Adami dhe Eva e kishin të ndaluar të hanin fruta. Por fatkeqësisht, molla ishte shumë joshëse për t’i rezistuar. Po ashtu, sipas legjendës, në një dasmë hyjnish, Hyjnesha e Grindjes, nga zemërimi që nuk e kishin ftuar, hodhi në mes të dasmës një mollë të artë me mbishkrimin “Më të bukurës”. Nisi sherri midis tri hyjneshave; Afërditës, Herës e Atenës, për të ndarë se kujt i takonte molla. Për të zgjidhur grindjen, ato iu drejtuan princit trojan, Paridit, i cili i joshur nga premtimi i Afërditës se do t’i jepte gruan më të bukur në botë, Helenën, ia dha mollën Afërditës. Këndej ka mbetur shprehja “molla e sherrit”. Po Borëbardha? Historia e trishtueshme e saj me mollën e ëmbël dhe të kuqe që shtriga e keqe i dha, na mbante të gozhduar pas ekranit. E në fund, nëse të vendosësh një mollë në kokë, mund të bëjë që të vijnë në mendje ide gjeniale, ashtu siç bënte Njutoni, ideja e madhe rreth mollës është në gjendje të shpërthejë luftë edhe në ditët tona. E kemi fjalën për dy gjigandët e komunikimit, “Apple Corps”, etiketa mitike e Bitëllsave dhe “Apple Computers” të Stiv Xhobs, gjigandit të informatikës. Që prej 1976, odiseja mbi logon vazhdon akoma, sigurisht pa e ditur fundin.
|