Leksione mbi informatiken - Forum
  Monday, 2014-07-28, 9:33 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Leksione mbi informatiken - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Shekenca » Informatika » Leksione mbi informatiken
Leksione mbi informatiken
dj_diamantDate: Sunday, 2007-09-02, 3:56 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Informatika është shkenca e cila mirret me studimin automatik të informatave. Emri rrjedh nga shkurtesa e fjalëve angleze Information automatic (Informatic). Informatika mirret me përpunimin e një sasie të madhe të dhënash a informatash me anë të kompjutërve për qëllime ose studime shkencore, teknike ekonomike etj. sipas një programi të caktuar që më parë. Ajo po ashtu mirret edhe me studimin e ligjshmërive të informatave, zhvillimin teorisë mbi informatat, zbatimin e informatave në jetën e përditshme, në shkencë dhe në teknologji. Informatika sot është e vetmja shkencë e cila i lidhë ngusht ndërmjet veti dishiplinat shkencore fare të kundërta për nga natyra dhe qëllimet e tyre themelore, sikurse janë: kibernetika, elektronika, elektroteknika, teorija e informatave, kompjutërizmi, psikologjia etj.etj. Këmbimi i infomatave Informatat këmbehen në mijëra mënyra. Dy persona informatat mund t`i këmbejnë duke biseduar pranë tavolinës apo vendit të punës, me telefon, nëpërmjet të faksit, teleprinterit apo inçizimit në audio apo video kasetë. Informatat publike këmbehen me ndihmën e radiovalëve nëpërmjet të radios, televizionit apo internetit si lajme ditore apo emisione të posaçme, pastaj nëpërmjet të informatorëve të ndryshëm siç janë gazetat, revistat, periodikët, librat etj, etj.Informatat hulumtohen me metoda të ndyshme. P.sh. informatat mbi rrethirën mikroskopike (gjëra që syri nuk i shef për shkak se janë shumë të imëta) njeriu i merrë me ndihmën e mikroskopit. Informatat nga Galaksitë e ndryshme njeriu i hulumton dhe i merrë me ndimën e teleskopit. Matja e madhësive të ndyshme nga rrethina bëhet me ndihmën e vegëlave të thjeshta apo të instrumenteve shumë precize e të shtrenjëta. Informatën mbi foshnjën në barkun e nënës e marrim me ndihmën e ultrazërit, informatën mbi gjendjen e ashtit të thyer të këmbës apo dorës e marrim me ndihmën e rrezeve rëntgene, informatën mbi pozitën strategjike të një objekti interesant e marrim më së miri me ndihmën e dritës laserike, hulumtimin e botës nënujore dhe të relefit të fundit të detit më së miri e bëjmë me ndihmën e ultrazërit, hulumtimin e atmosferës dhe objekteve në të më së miri e bëjmë me radar etj. etj.Mjetet për regjistrimin e informatave janë të shumëta. Zëri inçizohet me ndihmën e mikrofonit në kasetofon apo diktafon ndërsa pamja inçizohet me ndihmën e kamerës optike ( si mjedis regjistrimi përdoret filmi apo CD ROM-i ) apo kamerës televizive ( si mjedis regjistrimi përdoret lenta magnetike ). Komjuteri Njeriu që nga zafillja e tij, me siguri, intuitivisht, është munduar që të përdori mjete të ndryshme për ta letësuar punën e vetë fizike. Kështu, majmuni e përdorë shkopin për t`i arrijtë bananet mbi kokën e tij, njeriu ka zhvilluar makinat e thjeshta e më vonë edhe aparate e makina të ndërlikuara. Me siguri zbulimi i kompjutërit ka qenë dhe është një ndër revulucionet e mëdha njerëzore. Me fjalën komjutër nënkuptohet një makinë, gati intelegjente, e cila na shërben për kryerjen e shumë veprimeve. Sot, kompjutërin duhet të kuptuar si një vegël të ndërlikuar e cila shërben për përpunimin e infomatave apo të dhënave të ndyshme, ndër të cilat janë edhe të dhënat numerike. Me ndihmën e komjutërit informata në mënyrë automatike regjistrohet, përpunohet sipsas rregullave të caktuara, aktivohet dhe ëdhtë në disponim për përdorim të mëtejshëm, për distribuim etj. Kompjutërizmi Me fjalën komjutërizëm nënkuptohet çdo gjë që ka të bëjë me përpunimin automatik të të dhënave apo informatave me ndihmën e komjutërit si dhe me vetë komjutërin. Informatika dhe komjutërizmi janë dy lëmenjë të cilët gërshetohen ndërmjet vete dhe plotësojnë njëri tjetërin. Qëllimi kryesor, të përsërisim edhe një herë, është që të mblidhen informatat dhe të aktivizohen në mënyrë automatike në kompjutër, të përounohen dhe të jenë të gatshme për distribuim apo transmetim të mëtejshëm. Kjo është detyrë e kompjutërizmit. Njësitë e kujtesës Njësia e kujtesës në informatik është bit-i (simboli: bit i cili rrjedh nga tri germa të fjalëve anglishte: Blnary digiT ). Një bit paraqet vetëm një kombinim binar p.sh. "bardh" dhe "zi". Domethënë, 1 bit paraqet gjendjen themelore të informates me vlerat "po" ose " jo", "mundet" apo "nuk mundet", "kalon" apo "nuk kalon", "ka" apo "nuk ka", "është" apo "nuk është", "vlen" apo "nuk vlen" etj., sipas rastit. Këto gjendje në informatikë simbolikisht paraqiten vetëm me kombinimin e dy simboleve: zero (0) dhe një (1) në sistemin binar ( me bazën 2). Çdo informatë mund të paramendohet se përbëhet nga bit-ët p.sh. fotografinë mund ta paramendojmë se përbëhet nga kombinimi i gjendjeve "zi" dhe "bardh". Njësinë bit nuk duhet ta ngatërrojmë me njësinë bajt ( simboli: b që rrjedh nga fjala angleze byte) që është tetë herë më e madhe se bit-i d.m.th.1b = 8 bitNjë bajtë paraqet numrin e gjendjeve të sistemit prej 28 = 256 që do të thotë se një bajt paraqet 256 gjendje të sistemit apo 256 kombinime të mundshme të sitemit binar. Me këto kombinime mjafton që të dërgohen të gjitha germat e alfabetit shqip (36), numrat 0-9 (10) dhe mbetën edhe 210 kombinime të lira, të cilat në tabelat ASCII janë plotësuar me shkronja të alfabeteve të ndryshme të botës, me simbole të posaçme grafike etj.Varësisht nga lloji i procesorit të ndërtuar në kompjutër, në të përnjëherit mund të përpunohen (mbledhen, zbriten, barten, këmbehe etj.) informata me madhësira të ndyshme. Procesorët e parë, 8086, kanë mundur përnjëherit t’i përpunoj informatat prej 8 bitësh, prandaj madhësia e kujesës prej 8 bit është marrë si njësi thmelore e kujtesës dhe është quajtur bajt. Sot ekzistojnë procesorë, që përnjëherit mund t’i përpunojnë informatat prej 16 bit dhe quhen 16 bitëshe (80286), prej 32 bitëshe (80386 dhe 80486), apo në kohën e fundit prej 64 bit që quhen 64 bitëshe (pentium ose 80586!).Kapaciteti specifik i kujtesës apo kapaciteti i kujtesës së një karakteri (shkronje) është c = 8 bit/karakter = 1b/karakterZakonisht në informatikë përdoren shumëfishat e bajtit siç janë:• Kilobajti (simboli: kb) 1 kb = 1024 b,• megabajti (simboli: Mb) 1 Mb = 1024 kb,• gigabajti (simboli: Gb) 1 Gb = 1024 Mb = 1024.1024 kb = 1024.1024.1024 b = 230 b.Ndoshta keni vrejtur se shumëfishat e bajtit për nga vlera nuk përputhen me parashtesat ndërkombëtare për shumëfishat dhe nënfishat. Dallimi është në 24 njësi dhe ato më shumë për të vetmën arësye se është 210 = 1024Kjo është e arësyeshme pasi në informatikë përdoret sistemi binar i numrave.Njësia e shpejtësis së informatave quhet bit për sekondë (simboli bps-bit per sekonde apo b/s).Fuqia e njësisë qëndrore për përpunimin e të dhënave CPU (Central Processing Unit) shprehet me numrin e komandave të cilat CPU mund ti kryejë në kohën e caktuar. Njësia e fuqisë së CPU është MIPS (Mega Instructions Per Second) që paraqet një milion instruksione në sekondë, apo MFLOPS (Mega FLOating Points instructions per Second) e cila përdoret vetëm për fuqinë e llogaritjeve. Zhvillimi i llogaritësveKompjutëri është një ndër mjetet më të ndërlikuara që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave. Zanafilla e tij mund të mirret që nga koha kur njeriu ndërtoi veglën e parë për llogaritje. Sipas të dhënave historike, simbolet më të vjetra të numrave, të shënuara në thonjtë e njerëzve, janë gjetur në Kinë afro 5000 vjet p.e.r. Siç dihet Sumerët (Mesopotami), afro 3000 vjet p.e.r. kanë zhvilluar sistemin e llogaritjeve me bazë 60, që në të njëjten mënyrë e përdorim edhe sot e kësaj dite në rastin e matjes së kohës apo të këdeve (1orë =60 minuta, 1minutë =60 sekonda; 10 =60`, 1`=60"). Afro 2000 vjet p.e.r. në Kinë, në kohën e studimit të dinastisë Çu, është përdorur një vegël për llogaritje, e cila ka qenë e përbërë nga disa sfera të vendosura në disa shkopinj. Mendohet se kjo vegël ka qenë paraardhëse e numeratores së njohur romake abakus e cila qe harruar në Europë e të cilën riktheu shkencëtari francez Gerbert. Diku në vitin 800 të e.r., arabët i formojnë simbolet e numrave që përdoren edhe sot e kësaj dite. Është interesant të theksohet se arabët e njohin zeron, ndërsa aso kohe romakët kishin simbole për numra por nuk e njihnin ende zeron. Vepër të njohur nga matematika ka shkruar arabi Al-Hovarizmi dhe për hir të tij, në matematikë, një shprehje quhet algoritem. Në Europë simbolet arabe të numrave depërtojnë nga fundi i shekullit të 16. Shkencëtari skocez Nepier më 1614 ka ndërtuar veglën për llogaritje të quajtur logaritmer.
 
dj_diamantDate: Sunday, 2007-09-02, 3:56 PM | Message # 2
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Shkencëtari francez Paskal (Pascal) më 1642 ka ndërtuar një vegël për mbledhjen dhe zbritjen e numrave deri më dymbëdhjet shifra, ndërsa shkencëtari gjerman Laibnic (Leibnitz) më 1674 ka ndërtuar aparatin llogaritës me ndihmen e të cilit kanë mundur të kryhen katër operacionet themelore me numra me nga 12 shifra, i cili ruhet në muzeumin teknik në Mynhen dhe njihet si aparati i parë për llogaritje. Laibnici, i pari ka themeluar sistemin binar i cili, siç pamë më sipër, paraqet bazën e aparateve elektronike bashkëkohore për llogaritje. Francezi Falcon i pari i ka përdorur, me qëllim kujtese dërrasat e shpuara në aparatin e tij hidraulik. Për qëllime të ngjajshme, i afërmi i tij Zhakuard (Jacquard), i ka përdorur kartelat e shpuara. Parimi i kujtesës me shirita të shpuar përdoret edhe tani në aparate të ndryshëm llogaritës.Matematikani anglez Çarls Bebixh (Chales Babbage) në vitin 1834, e ka ndërtuar llogaritësin analitik, i cili në parim i ka të gjitha pjesët (njësitë) që i kanë llogaritësit bashëkohor siç janë: njësia matamatike, kujtesa, njësia operative dhe njësia dalje/hyrje. Ky llogaritës ka qenë shumë i shtrenjtë dhe nuk është realizuar. Megjithate, Babbage, njihet si shpikës i llogaritësve. Matematikani anglez Bul (Boole) i ka vënë bazat e matematikës logjike, pa të cilën nuk mund të paramendohet shkenca e trajtimit automatik të informacionit-informatika. Në vitin 1873 në SHBA është konstantuar aparati i parë i shkrimit për qëllime komerciale i quajtur "Remington No1". Po kjo firmë, në atë vit, ka afruar edhe llogaritësin e parë për qëllime komerciale. Aso kohe, profesori i univerzitetit të Lajpcigut, Ferdinand Braun, shpiku dukuritë e gjysmëpërçueshmërisë në kristale. Dihet se disa kristale rrymën elekrike në njërin kah e përçojnë, ndërsa në kahun tjetër nuk e përçojnë. Ky autor, zbulimin e vet, nuk arriti që ta aplikoj dhe fare nuk ishte i vetëdijshëm se me të, megjithëatë, ia kishte hapur dyert epokës së kompjutërve elekronikë. Në vitin 1890, amerikani Herman Hollerith, kishte realizuar një makinë elekromekanike me ndimën e së cilës kishte përpunuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë së SHBA vetëm brenda një muaji, gjë për të cilën, aso kohe nevojiteshin plot 7 vjet. Po ky autor në vitin 1896 themelon shoqaten me emrin "Tabuling Machine Company", të cilën në vitin 1924 e riemërton në "International Business Machines" ose shkurt IBM, e cila sot paraqet emrin më të njohur në botë sa i takon prodhimit të kompjutërve dhe komponentëve të tyre. Në vitin 1906 shkencëtararët De Forest dhe R.von Lieben arrijnë të konstuktojnë triodën elektronike. Në vitin 1930 bëhet spjegim i suksesshëm i gjysmëpërçueshmërisë në kristale. Në vitin 1938 matematikani amerikan Claude Elwood Shannon ka vënë themelet e informatikës. Ky, së bashku me Shestakovin kanë vërtetuar se të gjitha operacionet matematikore mund të kryhen me dy funksione themelore: PO ose JO. Kështu, Shannon vërteton se çdo informatë matematikisht dhe logjikisht mund të analizohet dhe përpunohet. Në këtë mënyrë lind e ashtuquajtura "teoria e informatav" e cila ka zbatim në çdo lëmë shkencor. Zbatimi i kompjutërve dhe i informatikës sot bëhet në fizikë, matematikë, teknikë, medicinë, biologji, fonetikë, psikologji, tregëti, arsim, muzikë, art, etj. Në peridhen 1940-45, si pasojë e Luftës së Dytë botërore, ndodhi një seri zbulimesh, ndër të cilat janë: ndërtimi i monokristaleve, pastaj i gjysëmpërçuesëve dhe më në fund, edhe zbulimi i tranzistorit. Aplikimi i tranzistorëve ka mundësuar zëvendësimin e llambave elektronike dhe kështu ka hapur mundësinë e miniaturizmit të komponentëve elekronike që janë përdorur në aparatet e atëhershëm elektronike. Në vitin 1943 dy profesorë amerikanë, Wiliams dhe Kilburn, sipas projektit të kolegut të tyre, po ashtu nga univerziteti i Harvardit, ndërtuan kompjutërin e parë elektronik në botë. Ky projekt u krye në firmën IBM dhe kompjutëri mbante emrin MARK I. Dimensionet i kishte: gjatësia 17 m, lartësia 2,5 m dhe përmbante më se 1 milion pjesë. Programuesi i këtij komjutëri ishte matematikani gjenial anglez Alan Turing, i cili ka vënë themelet e llogaritjes bashkëkohore. Gjenerata e parë e kompjutërve (1946-1953) Në komjutërt e gjeneratës së parë karakteristikë themelore e tyre është përdorimi i relejeve dhe gypave elektronikë që kanë shkaktuar ngrohje të mëdha të sistemit dhe kanë harxhuar energji të madhe. Në vitin 1946 në universitetin e Pensilvanisë, në Filadelfia, është ndërtuar kompjutëri i parë i vërtet elektronik i quajtur ENIAC. Masa e tij ka qenë afro 30 ton, ka zënë një siprfaqe prej 150 metra katrore dhe ka pasur më se 19000 gypa elektronik. Ka qenë në nivel më të ulët teknologjik se sa MARK I, por gati njëmijë herë më i shpejtë se ai. Po ashtu reletë e shumta në sistem në kanë qenë burim i telasheve të shpashta teknike. Në vitin 1948 në firmën e njohur Bell Telephone Corporation prodhohet tranzistori. Në vitin 1950 konstruktorët e kompjutërit ENIAC ndërtojnë kompjutërin e quajtur MARK III, ku për herë të parë si bartës i të dhënave të brendëshme përdoren doboshi magnetik dhe shiriti magnetik. Disku magnetik është përdorur për herë të parë në kompjutërin IBM 305 RAMAC. Në vitin 1950 fizikani anglez, Brian Josephson, i vë bazat e teknologjisë për ndërtimin e qarqeve të integruara në pllakëzën e siliciumit. Aso kohe, fillojnë edhe vende të tjera, krahas SHBA-ve, të ndërtojnë kompjutërë. Gjenerata e dytë e kompjutërve (1953-1964) Karakteristikë themelore e kompjutërve të kësaj gjenerate është aplikimi i elementeve gjysëmpërçuese – tranzistorëve në ta. Çmimi i tyre tani është shumë më i ulët, dimensionet shumë herë më të vogla dhe koha e punës shumë më e gjatë (flitet se kur kompjutëri MARC I punonte pa ndërprer 4 orë të gjithë ishin shumë të lumtur!). Në këtë periudhë zhvillohen gjuhët programore algol dhe cobol, sistemet operative të diskut etj. Në këtë periudhë prodhues të njohur të kompjutërve dhe komponenteve tjera të kompjutërizmit janë firmat: IBM, Sperry Univac, Burrougs, Control Data dhe Honeywell. Supozohet se në vitin 1960 në botë kanë qenë të instaluar afro 16000 komopjutër. Në këtë periudh, në treg paraqiten edhe shkruesi i parë elektronik, i cili i jep kuptim edhe më të thellë kompjutërizmit në tërësi. Gjenerata e tretë e kompjutërve (1964-1970) Karakteristikë e kësaj periudhe janë përdorimi i qarqeve të integruara-çipave.
 
dj_diamantDate: Sunday, 2007-09-02, 3:56 PM | Message # 3
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Në vitin 1964 firma IBM e ka ndërtuar sistemin 360 me teknologjinë e mikrokristaleve dhe në këtë mënyrë kan filluar kompjutër me dimensione shumë më të vogla se të kompjutërve të prodhuar deri atëherë. Me këtë teknologji janë ndërtuar edhe kompjutërt e parë për hulumtime kozmike. Më 1965 firma DEC nxjerr në treg kompjutërin e parë komercial me procesor të quajtur PDP. Ky kompjutër është përhapur me të shpejtë në shumë vende të botës. Në vitin 1966 firma IBM nxjerr në treg modelin 1800 si prodhim serik. Po atë vit, firma Spery Univac, prodhon modelin 1900, i cili për herë të parë zbaton lexuesin optik për vënien e të dhënave në kujtesën e kompjutërit. Po në atë vit, arrihet që një pllakë të siciliumit të ndërtohen qarqet me nga 60 tranzistorë. Në vitin 1960, një inxhinjer, themelon firmën INTEL, e cila merret me prodhimin e qarqave të integruara. Në këtë firmë janë prodhuar procesorët katërbitësh dhe tetëbitësh. Praktikisht me këtë ka lindur mikroelektronika. Në këtë peridhë llogaritësit ndërtohen me lehtësi të madhe në dimenzione të vogëla. Generata e katërt e kompjutërve (1971-1993) Karakteristikë e kësaj gjenerate të kompjutërve është se komponentët e tyre janë ndërtuar me një teknologji të re, të ashtuquajtur integrim i densitetit të lartë (LSI). Kjo teknologji mundëson një densitet fantastik të elementeve, ashtu që hapësira e vendosjës së elementeve të kompjutërit bashkëkohorë është shumë e vogërl. Sot përdoret një teknologji edhe më e përsosur, e quajtur VSLI, ku të gjithë mikroelementet janë të vendosur në një pllakzë të vetme prej siliciumit që quhen çip apo procesor. Në vitin 1981 firma IBM paraqet në treg kompjutërin IBM-PC të quajtur kompjutër personal që njihen me shkurtesën PC (Personal Compjuter). Procesorët e sotëm janë gjithnjë e më të fuqishëm, më të shpejtë dhe më të sigurtë në punë. Gjenerata e pestë e kompjutërit (1993-?)Gjenerata e jonë e kompjutërve, gjenerata e pestë, cilësohet me atë se kompjutëri përpos llogaritjeve, është i aftë që të përpunoj edhe bazat e të dhënave, njef shikrimin dhe zërin e shfytëzuesit, mund t’i përpunojë figurat apo vizatimet e ndyshme. Gjenerata e gjashtë e kompjutërve Gjenerata e gjashtë e kompjutërve mund të shihet fshehurazi dhe cilësi e saj do të jenë të ashtuquajturit biokompjutër të cilët do të bazohen në të ashtuquajturin bioçip. Ndoshta me këtë gjeneratë do ta presim vitin.....? HARDUERI – Përbërja e kompjutërit Siç thamë më sipër, kompjutëri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndyshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjutëri, marrë në kuptimin e gjërë, përbën prej dy komponentëve të quajtura: harduer (Hardwer- pjes fizike e tij ) dhe softuer (Softwer- programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e harduerit pjesa mekanike e kompjutërit. Hardueri përmban komponentët fizik të kompjutërit siç janë: tastiera (Keyboard), monitori, shtypësi (Driver-"drajver"), miu (Mouse),disku i ngurtë (Hard Disk), disketa (Floppy Disk), vizatuesi, modemi, lexuesi (Scanner)etj. Softueri përmbanë programe dhe të dhëna të cilat e udhëzojnë kompjutëri në punën e tij, literatura, dokumenacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjutërin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe. Organizimi fizik i kompjutërit PC (Personal Computer) i zakonshëm përbëhet nga këto pjesë:• Njesia qëndrore, • Pajisjet e kujtesës (Storage Devices), • Pajisjet hyrëse (Inpout Devices), • Pajisjet dalëse (Outpout Devices). Njësia qëndrore Njësia qëndrore është e vendosur në shtëpizën e kompjutërit ku ndodhen këto pjesë kryesore:• Pllakëza amë (Motherboard) ku janë të vendosura: * njësia procesore qëndrore CPU (Central Procesing Unit);* kujtesa operative RAM (Random- Access Memory);* kujtesa e përherëshme ROM (Read Only Memory); • Njësia e diskut të ngurtë (Hard Disk Driver); • Njësia e disketave (Fllopy Disk Driver); • Njësia arithmetike logjike, kooprocesori, ku kryhen të gjitha kalkulimet; • Kartelat për operacionet hyrëse/dalëse(Input/Output – I/U); • Pjesa e rrjetës për furnizim me rrymë elektrike. Pllakëza amë Pllakëza amë është pjesa kryesore e çdo PC-e. Përpos të tjerash në të gjendet edhe njësia procesore qëndrore e cila quhet procesor apo mikroprocesor. Procesori është një tërësi e qarqeve të integruara elektronike (çip). Procesori Procesori (apo mikroprocesori) paraqet "trunin e kompjutërit" dhe njësin procesore qëndrore CPU (Central Procesing Unit). Procesori në vitët e ´70 i ka pajisur kalkulatorët e xhepit. CPU është e vendosur në një pllakzë të hollë siliciumi me të gjitha komponentet e saj e që janë:• AU (Adressing Unit) njësia e adresave; • EU (Execution Unit) njësia ekzekutive; • IU (Iinstruction Unit) njësia e Instruksioneve; • BU (Bus Unit) njësia e magjistrales etj. Nga CPU dalin magjistralja e adresave (Adress Bus) dhe magjistralja e të dhënave (Daten Bus). Komponentet e CPU përmbajnë me qindra mijë tranzistorë të lidhur në qarqet e integruara elektrike të cilët i formojnë njësit e kujtesës. Procesorët, pa dallim, punojnë në parimin e sistemit binar të numrave, ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojnë tensionet elektrike prej 0 dhe 5 volt (tani edhe 3.3 V). i ka disa detyra:• Përpunimi i të dhënave është detyra themelore e njësisë procesore qëndrore nga dhe është emërtuar. Me përpunimin e të dhënave nënkuptohen veprimet logjike dhe matematike ma të gjitha veprimet tjera përcjellëse, siç janë p.sh. operasionet e ndërlikuara matematikore, renditja e të dhënave sipas kriterve të caktuar, përshkrimi, kopjimi, bartja, arkivimi i të dhënave etj.etj. • Mbikqyrja dhe harmonizmi i veprimeve të sistemit është detyra tjetër themelore e njësisë procesore qëndrore. Gjatë punës së kompjutërit vihen dhe hiqen, sipas nevojes, pajisje të ndryshme, disa nga ato punojnë në të njëjtë kohë, prandaj harmonizimi i veprimeve të tyre është më se i domosdoshëm.Vetia themelore e një procesori është fuqia e tij me të cilën nënkuptohet aftësia që të kryejë sa më shumë veprime në përpunimin e të dhënave. Në fuqinë e një procesori të caktuar ndikojnë disa faktorë, ndër të cillët janë: * Takti i procesorit;* F rekuenca e taktit (Clock);* Sasia e bitëve, të cilët mund t’i përpunojë CPU brenda njësisë së kohës;* Arkitektura e ndërtimit të vetë CPU-së. Takti Takti i njësisë procesore qëndrore është njëri ndër faktorët më me rëndësi që ndikon në fuqin e tij. Në kompjutër është e ndërtuar një farë "ore" e quajtur gjenerator i taktit. Përpunimi i të dhënave në procesor bëhet me takte. Një veprim i caktuar në përpunimin e dhënave kryhet brenda një takti. Frekuenca e taktit Frekuenca e taktit (Clock),e njësisë procesore qëndrore paraqet numrin e takteve të bërë nga ana e CPU-së në njësinë e kohës. Si madhësi shënohet me simbolin v. Veprimet e njësisë procesore qëndrore, siç u thamë më sipër, kryhen në takte të caktuar. Kryerja a një veprimi bëhet brenda një takti. Sa më i madh të jetë numri i takteve në këtë njësi, aq më e shpejtë dhe më e fuqishme do të jetë ajo.Kjo frekuencë shprehet në njënjësi MHz. Koha e zgjatjes së një takti është e barabartë me vlerën reciproke të frekuencës. Procesorët e parë kanë patur freguencën e taktit prej 2 MHz, nga rrjedh se perioda e taktit të tyre ka qenë:T= 1=______1_____=0.5USv 2. 106Hzduke ditur se është Hz = s-1. Procesorët e tanishëm kanë frekuencë të taktit deri 130 MHz e më tepër! Numri bitëve Numri i bitëve që mund t’i përpunojë CPU brenda një takti është faktori tjetër me rëndësi, i cili përcakton fuqinë procesorit të caktuar. Procesorët e parë kanë mundur t’i përpunojnë në një takt 8 bitë, prandaj janë 8 bitësh; procesorët e llojit 80286 kanë mundur t’i përpunojnë brenda një takti 16 bitë, prandaj janë 16 bitësh; procesorët e llojit 80386 dhe 80486 kanë mundur t’i përpunojnë brenda një takti 32 bitë, prandaj janë 32 bitësh dhe procesori pentium (80586) mund t’i përounojë në një takt 64 bitë, prandaj është 64 bitësh.Procesorët zakonisht shënohen me kombinimin e numrave dhe të shkronjave. Në rend të parë në simbolin e një procesori vihet germa e firmës së prodhuesit (p.sh. i- intel), pastaj vihet numri i gjeneratës i shkruar me tri shifre (p.sh.486), pastaj shkruhen shkronjat, domethënia e të cilave është:* SL, LC,SX,SLC etj. do të thotë se procesori i tillë nuk përmban në veti kooprocesor; DX do të thotë se procesori i tillë përmban në vete kooprocesorin. P.sh. procesori 386 DX, të gjitha magjistralet i ka 32 bitëshe, ndërsa procesori 386 SX një magjistrale e ka 16 bitëshe kurse tjetrën 24 bitëshe dhe nuk disponon me kooprocesor.* DX2 do të thot se procesori i tillë ka dy frekuenca të taktit: të brendshëm, e cila ka një vlerë dhe të jashtmen, e cila ka vlerë dy herë më të vogël. P. sh. simboli i486DX2/66MHz do të thot se frekuenca e taktit brenda vetë procesorit është 66 MHz, ndërsa frekuenca e taktit ndërmjet procesorit dhe periferis është përgjysmë më e vogël d.m.th. 33 MHz. Kjo do të thotë se brenda vetë procesorit shpejtësia e përpunimit të të dhënave është dy herë më e shpejt se sa këmbimi i të dhënave me periferinë e njësisë procesore qëndrore. Siç shihet në simbolin e procesorit, në fund vihet frekuenca e taktit të tij. Takti i procesorit tregon se me ç’shpejtësi vepron "ora" e tij e brendshme. Kjo orë nuk mat kohën, por jep taktin e shpejtësis së veprimeve në kompjutër. Procesorët e ndyshëm nuk kryejnë të njejtin veprim në një takt. P.sh. procesori 486, i cili vepron me taktin prej 25 MHz, është më i shpejt se procesori 386, i cili vepron me taktin prej 40 MHz. Pentiumi me të njëjtin takt, ndaj procesorit 486 është dy herë më i shpejtë, për shkak të arkitekturës më të mirë të pentiumit.Sa i takon prodhuesit, sot procesorë prodhojnë disa firma me famë botërore siç janë: intel, AMD, Cyrix dhe IBM. Kooprocesorët Kooprocesorët janë procesorë të posaçëm, të cilët montohen në pllakëzën amë me qëllim të kryerjes së operacioneve të ndryshme matematikore, me ç’rast e çlirojnë procesorin kryesor për veprime tjera. Simbolet e kooprocesorëve bazohen në simbolet e procesorëve kryesor, kështu që procesori 8 bitësh, 8086, i korrespondon kooprocesori, 8087; procesori 16 bitësh 80186 i korrespondon kooprocesori 80187; procesori 16 bitësh, 80286, i korrespondon kooprocesori 80287; procesorit 32 bitësh, 80386, i korrespondon kooprocesori 80387 dhe procesori 32 bitësh, 80486, i korrespondon kooprocesori 80487. Njesia kontrolluese Njësi a kontrolluese është një pjesë e pllakzës amë e cila ka për detyrë që t’i kontrolloj punën e veprimet e njësisë qëndrore procesore.
 
dj_diamantDate: Sunday, 2007-09-02, 3:57 PM | Message # 4
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Kjo njësi e njeh çdo program. Kujdeset që ai të realizohet dhe pas kryerjes së tij të kujdeset për programet apo komandat tjera deri sa tä kryhen të gjitha kërkesat e dërguara. Po ashtu kjo njësi kujdeset edhe për përcjelljen e të dhënave në printer apo ndonjë njësi tjetër periferike. Magjistralja Magjistralja (Bus) është një farë "kanali" i përbërë prej një tërsie përçuesish nëpër të cilën kalojnë informatat brenda stukturës së procesorit apo nga procesori kah komponentet tjera të kompjutërit. Duke patur parasysh se frekuenca e taktit të procesorëve bashkëkohorë dita ditës zmadhohet, atëherë magjistralja paraqet një fyt të ngusht në punën e kompjutërit, për shkak se të dhënat e përpunuara nuk mund të barten me harmoni në shpejtësinë e përpunimit të tyre në procesor, prandaj nuk shfrytëzohet fuqia e procesorit dhe kompjutëri bëhet i ngadalshëm. Sot egziston numër i konsiderueshëm i magjistraleve, por çmimi i tyre ende është i lartë. Në shumicën e kompjutërve personal është ndërtuar magjistralja e quajtur ISA (Industrial Standard Architekture), të cilën e ka prodhuar IBM për kompjutër AT(286). Magjistralja EISA (Enhanced Industrial Standard Architectur), e cila bart dy herë më shumë të dhëna se ISA. Magjistralja e të dhënave (Data Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike të të dhënave. P.sh. kompjutërt 16 bitësh kanë magjistralen prej 16 përquesëve. Magjisitralja e adresave (Address Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike, të cilët paraqesin adresa. Magjistralja MCA (Micro Chanel Architecture ) shërben për kompjutërt e gjeneratës 386 dhe të kompjutërve PS/2. Magjistralja lokale (Local Bus) është e lidhur drejtëpërsëdrejti në procesor. Ekzistojnë edhe shumë magjistrale si VESA ose VL-Bus, e cila mundëson instalimin e modemit, PCI, e cila ndërtohet në pllakëzat amë të prcesorëve Pentium etj. Kujtetsa Kujtesa (memorja) e kompjutërit ndahen në dy grupe: kujtesa primare dhe kujtesa sekondare apo masovike. Në kujtesën primare marrin pjesë: kujtesa punuese (operative) RAM dhe kurjtesa e përhershme ROM, ndërsa në kujtesën sekondare merrin pjesë: disku i ngurtë, disketat, kasetat, CD-ROM, shiritat magnetikë, shiritat optikë etj. Arkivimi i të dhënave në ndonjë bartës të kujtesës si dhe leximi i tyre nga ai bartës i kujtesës bërhet me ndimën e kokës magnetike. Arkivimi bëhet në sasira të caktuara në lokacione po ashtu të caktuara në bartësin e kujtesës. Njësia e lokacionit për arkivim quhet lokacioni i kujtesës dhe zakonisht ka vlerën prej 8 bite apo 1 b (bajt). Në qoftë se arkivohet një dokument që ka vetëm 5 bit, ai do ta zëjë tërë këtë lokacion, dhe hapësira prej 3 bitësh mbetet e pa shfytëzuar, pasi nuk lejohet arkivim tjetër në të. Kështu lokacionet për arkivim, varësisht nga lloji i tyre, janë të madhësisë 1b. Kujtesa operative RAM Kujtesa RAM është kujtesë operative (punuese) e cila zakonisht përbëhet nga kujtesa statike RAM dhe kujtesa dinamike RAM. Njësit të bartjes së kujtesë statike RAM janë qarqet elektrike që quhen Flip-fop apo bistabël të përbër prej dy tranzistorëve, disa rezistorëve dhe përçuesëve. Bistabëli merrë dy gjendje të qëndrueshme që u korrespondojnë dy gjendje binare me numrat 0dhe1. Kjo lidhje mund të aktivoj një bit kujtese. Në qarqet e integruara mund të vendosen me dhjeta mija këso njësish. Të dhënat e aktivuara në kujtesën statike RAM ruhen edhe pasi të çkyçet kompjutëri nga rrjeti elektrik në saje të një baterie të posaçme. Kjo lloj kujtese nuk ka gjetur ndonjë zbatim të madh pasi elementet bistabilë zënë shumë vend dhe bartësi i kujtesës nxehet. Nga ana tjetër koha e qasjes të dhënave në këtë llojë kujtese është mjaft e shkurtër.Kujtesa tjetër ishte kujtesa dinamike RAM. Njesi të bartjes së kujtesës dinemike RAM janë elementet gjysmëpërçuese ku secili bit është i aktivuar në një kondenzator minijaturial në trajtë të një ngarkesë elektrike. Në këta kondenzatorë, të izoluar nga jasht, mund të akumulohen sasira fantastike të kujtesës në hapësira shumë të vogëla të gjysëmpërçuesve , pasi kondezatorët zanë pak vend. E metë e tyre është se kondenzatorët shpejtë e humbasin ngarkesën elektrike, prandaj me një metodë të posaqme duhet të freksohen ngarkesa e tyre elektrike brenda disa milionsekondash, gjë që paraqet pengesë dhe koha e çasjes të dhënave të arkivuara në këtë lloj kujtese është mjaftë e gjatë. Madhësia e kujtesës RAM mund të ketë njërën nga këto vlera: 640 kb, 1Mb, 2Mb, 4Mb, 8Mb, 16Mb, 32Mb, 64Mb etj. Në Windowse më pak se 8 Mb nuk preferohen.Kjo kujtesë gjatë punës së kompjutërit përmban programet operative dhe aplikative si dhe të gjitha të dhënat, me të cilat manipulohen në atë rast. Informatat e vendosura në RAM mund të ruhen vetëm gjatë kohës së punës së kompjutërit dhe me fikjen e tij të gjitha informatat që gjenden në RAM humbin, në qoftë se nuk janë aktivuarë më parë. Po të ndalet rryma elektrike gjatë punës me PC, do të humb e gjithë ajo që është e punuar me kompjutër nga arkivimi i fundit deri në çastin e ndaljes së rrymës elektrike. Për këtë shkak, duhet rregulluar që, arkivimi i të dhënave gjatë punës me PC të bëhet automatikisht në një periudh të caktuar kohore, p.sh. në çdo 20 minuta. Një gjë e tillë është e mundur dhe për këtë do të flasim më vonë. Në RAM kryhen të gjitha operacionet e mundshme me kompjutër. Kujtesa operative RAM ndahet në pesë pjesë: • Kujtesa konvencionale me kapacitet deri 1 Mb (1024 kb) e cila përbëhet prej dy pjesëve: kujtesës standarde me kapacitet prej 256 kb apo 640 kb të cilën e posedon çdo lloj PC dhe kujtesës së epërme apo sistemore me kapacitet prej 384 kb. Kujtesës standarde e shfrytëzon pjesërisht vetëvetiu DOS-i, ndërsa kujtesën e epërme video grafika. • Kujtesa e lartë (HMA – High Memory Area) me kapacitet prej 64 kb, e cila ndodhet menjëherë pas kujtesës konvencionale. Këtë kujtese mund ta shfrydëzojë DOS-i nepërmjet të EMM (Extended/Expanded Memory Manager). Këtë lloj kujtesë si dhe kujtesën e shtuar dhe të zgjeruar mund t’i posedojnë vetëm PC-itë që përmbajnë seritë e procesorëve 80 286, 80 386, 80 486 dhe pentiumi. • Kujtesa e vazhduar (Expanded) të cilën e shfrydëzojnë programet e ndryshme dhe programet Windows. • Kujtesa e zgjeruar (Expanded) e cila ekziston e ndarë nga kujtesa konvencionale dhe kujtesa e vazhduar. Kapaciteti i dy kujtesave të fundit varet nga konfigracioni i PC-së. Sot janë të njohura vlerat mbi 20 Mb. • Kujtesa virtuale, e cila për dallim nga të gjitha kujtesat e tjera të përmendura deri tani, formohet në hapësirën e lirë të diskut të ngurtë. Me ndimën e kësaj kujtese sistemi mund të operojë me kujtesë më të madhe se sa është vetë kujtesa e sistemit. Kujtesa e përhershme ROM Kujtesa e përhershme ROM përmban të dhëna, të cilat nuk mund të inçizohen, të fshihen e as të ndërrohen, por vetëm mund të lexohen. Këto të dhëna janë të përhershme dhe instalohen në fabrikë. Të dhënat e përhershme në ROM përmbajn programe të shkurt të cilët mundësojnë inicimin e punës së kompjutërit kur e ndezim atë. Këto informata mundësojnë leximin e programeve të caktuara një ndër të cilët është i ashtuquajturi sistemi operativ i diskut DOS (Disk Operating System) nga disketa apo disku, varësisht nga lloji i kompjutërit, me të cilin punohet. Pra, informata nga ROM-i mundësojnë leximin e DOS-i nga disku apo disketa në RAM. Kujtesa kesh – Cache Dihet se të gjitha veprimet të cilat kryhen në CPU duhen të këmbehen me kujtesën RAM. Nga ana tjetër, të dhënat nga RAM duhet të këmbehen me diskun. Në procesin e këtyre këmbimeve vie deri te "fyti i ngusht " ndërmjet CPU dhe kujtesës RAM në njërën anë, dhe kujtesës RAM e diskut në anën tjetër. Për t’u tejkaluar kjo situatë përdoret kujtesa e përkoshme –"kesh" (Cache) e cila dukshëm e zmadhon shpejtësinë e këmbimeve të të dhënave ndërmjet njësive të përmendura. Kujtesa e cila ndimon këmbimet e të dhënave ndërmjet kujtesës RAM dhe CPU quhet Cache ("kesh"), ndërsa kujtesa e cila ndihmon këmbimet e të dhënave ndërmjet kujtesës RAM dhe diskut quhet Disk Cache ("disk kesh"). Kujtesa sekondare Kujtesa sekondare (masovike)shërben për aktivimin e të dhënave, regjistrimin e sistemit operativ të diskut - DOS-it si dhe regjistrimin e programeve aplikative. Kjo lloj kujtese regjistrohet në disketa, disk apo CD-ROM. Kapaciteti i mikrodisketës mund të jetë deri 2.44 Mb, ndërsa i diskut të ngurtë mund të jetë e rendit Gb (giga bajtë: 1 Gb = 1024 Mb). Disku i ngurtëDisku i ngurtë (Hard Disk) apo shkurt disku është një bartës i posaçëm, i cili shërben për arkivimin (ruajtjen) e të dhënave. Përbëhet prej një pllakëze magnetike me kapacitet shumë të madh nga 500 Mb deri disa Gb (1Gb=1024 Mb). Njësia e diskut në njësinë sistemore shënohet gjithmonë me simbolin c: pa marrë parasysh se sa njësi të disketave ekzistojnë në të.Kompjutërit e parë kanë patur vetëm një njësi të disketës, e cila është shënuar me simbolin A:. Më vonë është ndërtuar edhe një njisi e disketës e cila është shënuar me simbolin B:. Më vonë në kompjutër është ndërtuar disku i ngurtë (Hard Disk), i cili është i shënuar me simbolin C:. Tani ekziston edhe njësia e CD-ROM.it, e cila shënohet me D:. Sot vlen rregulli: disku i ngurtë gjithmon shënohet me simbolin C:. Në qoftë se kompjutëri ka vetëm një njësi të disketës, ajo shënohet me simbolin A:. Në qoftë se kompjutëri i ka vetëm dy njësi të disketave, e para shënohet me A: dhe e dyta me B:, pa marrë parasysh se për çfarë diskete është fjala: 3.5 " apo 5.25 ". DisketatNë njësinë sistemore mund të mos ketë fare njësi të diskut (te kompjutërt me procesoret e tipit 80 , por gjithmonë ekziston një ose më shumë njësi të disketave. Zakonisht diketat e sipërme (ose disketat e majtë kur ato ndodhen në të njejtën vijë horizontale) shënohet me simbolin a:, ndërsa disketa e poshtme (ose e djathtë) shënohet me simbolin b:. Për nga madhësia fizike dallojmë dy llojë disketash: mikrodisketa prej 3.5" (apo 3 1/2") dhe minidisketa prej 5.25 " (apo 5 1/4"). Për nga kapaciteti i kujtesës së regjistrimit në to, secila nga llojet e mësipërme të disketave mund të jetë me densitet të dendur dhe me densitet tejet të dendur, pastaj një anësore dhe dy anësore.Disketat me të dhëna duhet ruajtur nga rrezatimi i fuqishëm, nga fusha magnetike, nga lagështia, nga pluhuri dhe sidomos nga dëmtimet fizike. Sipërfaqja e lirë e diskut nuk duhet të preket me gishta apo mjete tjera, pasi mund të dëmtohet përgjithmonë.MS DOS-i mundf t’i shfrytëzojë këta bartës për arkivimin e të dhënave: Shiqoni poshtë Bartësipër arkivim Diametrid KapacitetiC Simboli
mikrodisketa 31/2" 360 kb720 kb1.44 Mb2.88 Mb SS DDDS DDDS HDDS VQ
minidisketa 51/4" 360 kb420 kb1.2 Mb SS DDSS HDDS HD
disqet e ngurta ~31/2" ~Mb~GB
disqet optike ~31/2" ~MB~GB
 
dj_diamantDate: Sunday, 2007-09-02, 3:59 PM | Message # 5
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Kompjutërit komandohet nga ana shfrytëzuesit me ndimën e komandave. Komanda ëhtë një urdhëresë që shfrytëzuesi ia jep kompjutërit me qëllim të veprimit të caktuar. Këtë komandë duhet ta pranoj kompjutëri, ta kuptoj dhe ta zbatojë. Që e gjithë kjo të realizohet duhet të bëhet komunikimi i saktë i njeriut me kompjutërin. Kompjutëri kupton vetëm sinjalet elektrike të përbëra nga tensioni dhe rryma elektrike. Sot për këtë qëllim, kryesisht përdoren tensioni elektrik prej 0 volt (që simbolikisht shënohet me numrin binar 0) dhe tensioni prej +5 V (që simbolikisht shënohet me numrin binar 1). Nga ana tjetër, njeriu nuk i ndien nëpërmjet shqisave sinjalet elektrike. Kjo është vështërsia e parë në komunikimin e njeriut me kompjutërin, dhe anasjelltas. Disi duhet të gjindet zhgjedhja që mënyra e komunikimit të kompjutërit të shëndrohet në trajtë të qartë për njeriun.Zgjidhja e këtij problemi është bërë kështu. Kompjutërit i dërgohen sinjale elektrike nëpërmjet të një releji në trajtën e numrav binar. Numri 0 do të thotë se nuk ka tension elektrik dhe 1 do të thotë se ka tension elektrik. Në këtë mënyrë, në CPU dërgohen sinjalet elektike si kombinim i 0 dhe 1 ka kuptim të sakët që është shënuar në tabelën përkatëse në CPU-në e kompjutërit nga ana e prodhuesit.Krahas sistemit binar, njeriu mund të përdorë sistemin heksagonal apo decimal për komandën që duhet dhënë kompjutërit, por ato prap është dashur të shndërrohen në sistemin binar nga ana e shfrytëzuesit, gjë që ka paraqitur telashe të mëdha. Sot përdoret mënyra tjetër e paraqitjes së komandës e kjo është mënyra mnenonike apo mënyra e numrave, shkronjave dhe shenjave. Këto simbole zgjedhen ashtu që të kenë logjikë mbi atë që duhet të kryhet. P. sh. në mënyrën memonike komanda për fshirjen e ekranit është cls që rrjedhë nga fjalët në gjuhë angleze: Clear Screen (fshirja e ekranit). Kështu, shkruarja dhe mbajtja në mend e komandave për njeriun është shumë më e lehtë. Çdo prodhues i njësisë qëndrore procesore të kompjutërit është i obliguar që të formojë tabelën e trajtave mnemonike të të gjitha komandave që janë në dispozicion ashtu që secilës komandë në mënyrën mnemonike i korrespondon vetë një komandë në trajtën binare nga e cila krijohet sinjali korrespondent elektrik i asaj komande dhe dërgohet në CPU për ekzekutim. Shndërrimin i trajtës mnemonike në trajtën binare të komandës sot e bënë vetë kompjutëri, e dikur është bërë me dorë nga shfrytësuesi. Sot, nga ana e programerit, të gjitha programet shkruhen në mënyren mnemonike e jo në mënyrën heksagonale apo binare.Asembleri (Asembler) është programi apo gjuha që e përkthen mënyren mnemonike të shkruarjes në mënyren binare.Gjuhët e larta programore përdoren për shkruarjen më të lehtë të programeve kompjutërike. Programi i shkruar në gjuhë kompjutërike përkthehet në gjuhën e makinës me ndimën e programave të posaçme që quhet përkthyesë të gjuhëve. Ekzistojnë dy lloje të këtyre programeve:• Interpreterët (Interpreter) dhe • Kompajlerët (Compiler) Interpreteri e bënë përkthimin e çdo komande atypëraty nga gjuha e lartë kompjutërike në gjuhën e makinës dhe, pakashumë shkakëton ngadalësimin e rrjedhjes së programit.Kompajleri e bënë përkthimin e gjuhës së lartë kompjutërike vetëm një herë. Te ky rast ndryshimet e bëra më vonë në programin burimor nuk do të realizohen atypëraty në programin e përkthyer, pasi nuk ekziston lidhmëri e drejtëpërdrejtë e tyre pas përkthimit të parë. Për shkak duhet posaçërisht të bëhet përkthimi i programit të ndryshuar dhe më pastaj të realizohet. Sisteme operative Softueri përbëhet nga programet e ndryshme kompjutërike, të cilat përbëhen nga një mori udhëzimesh të cilat në mënyrën e vet i diktojnë kompjutërit se çka duhet dhe si duhet vepruar në situata të caktuara. Urdhërat kompjutërit i jepen nëpërmjet të tastierës apo miut. Programi i cili i nevoitet kompjutërit për të komunikuar me shfrytëzuesin në njërën anë dhe harduerit e programeve aplikative në anën tjetër që është i arkivuar në disk, quhet sistem operativ i diskut apo shkurt DOS që rrjedh nga shkurtimi në gjuhën angleze, Disk Operating System. DOS-i, siç thamë, ndodhet i arkivuar në diskun e ngurtë dhe me rastine çdo ndezjeje të kompjutërit ai lexohet në kujtesën operative. Pa leximin e DOS-it (apo të ndonjë sistemi operativ) kompjutëri nuk fuksionon fare.DOS-i është një sistem operativ për IBM PC dhe PC të tjera kompatibile me të. DOS-i emërtohet me parashtesa të ndryshme: MS DOS (MicroSoft Disk Operating System), PC DOS (Personal Computer Disk Operating System) dhe DR DOS (Digital Research Disk Operating System). Kryesisht, nuk ka dallime të mëdha ndërmjet këtyre programeve.Natyrisht, ekziston një numër i madh i programeve operative siç janë: CP/M (program i dikurshëm për procesorët tetë bitësh 8080, Z80 etj.;pastaj programi ooperativ UNIX, WINDOWS 95/98/2000, OS, Alpha, Linux .... etj.
 
dj_diamantDate: Sunday, 2007-09-02, 3:59 PM | Message # 6
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Online - Kurs by AlbaComm KOMPJUTERI DHE TRURI I KOMPJUTERIT: TURI DHE TRUPI - Për ta kuptuar më së miri kompjuterin, është mirë që të bëjmë krahasimin me njeriun. Kompjuteri përbëhet prej trupit, i cili është pjesa fizike e tij ose Hard Ware dhe prej trurit, i cili është pjesa programore - Soft Ware. Pjesën makinerike e përbëjnë monitori, tastiera, tower-i, printeri, skeneri etj. Por të gjitha këto pjesënuk do të mundeshin të punojnë, nëse nuk do të ekzistonte pjesa programore, e cila udhëheq punën me to.Për shembull kur bleni printer, doemos në paket duhet të ket disketa me programin për punën e tij - drajvera (udhëheqës programorë), përndryshe nuk do të mundeni të shfrytëzoni printerin. Në kohë të fundit, me paraqitjen e Windows 95, dhe tanimë Windows 98, shumë kokëqarje të mëparshme të instalimit të pjesëve fizike siç janë printerët, skenerët, kartelat për zë etj. janë tejkaluar. Bëhet fjalë për teknologjinë e re të njohjes fizike të cilën e bënë vetë sistemi, e cila quhet Plug & Play. Në fakt, me anë të kësaj teknologjie ju mundësohet instalimi i pjesëve të reja pa patur nevojë për instalimin e drajverëve të tyre. Për këtë shkak,Windows 98 ka një përparësi të madhe ndaj sistemeve tjera, ngase jo vetëm që ofron stabilitet të madh gjatë punës me pjesën programore (software-in), por edhe i ka të inkuadruara standardet më të reja të punës me pjesën makinerike , ashtu që stabiliteti i tij dyfishohet. Pjesa programore përbëhetn nga vetë sistemi operativ, si dhe nga programet shërbyes. Sistemi operativ në këtë rast Windows 98, mundëson udhëheqjen me punën e programeve shërbyese, ndërsa programet shërbyese - aplikacionet, janë ato që na e kryejnë punën. Të tilla janë programet për shkrimin e tekstit, për vizatim, dizajn, etj. Hardware - Pjesa fizike (makinerike) Hardware - Pjesa fizike (makinerike) Njësitë - pajisjet e kompjuterit Hardware ndahet në njësi hyrëse, dalëse dhe hyrëse- dalëse. Hyrëse janë ato njësi që shtiejnë të dhënat në kompjuter. Të tilla janë: tastiera, miu, skeneri, etj. Dalëse janë njësitë që ia paraqesin të dhënat e përpunuara shërbyesit: monitori, printeri, dëgjueset, etj. Hyrëse - dalëse janë njësitë që kanë qëndrim të dyanshëm ndaj të dhënave. P.sh. modemi është njësi që jep dhe merr të dhëna, gjithashtu hard disku, disketat etj. Procesori - është truri i kompjuterit. Në të kryhen të gjitha llogaritjet dhe bëhen të gjitha ndryshimet që sherbyesi i sheh prej jasht. Prodhues të ndryshëm prodhojnë procesorë. Më të njohur janë Intel, IBM, AMD, etj., por si më "stabil" për xhepin e shfrytëzuesit të thjeshtë deri tani janë treguar procesorët e llojit Pentium nga firma Intel. Procesori ka formën më të thjeshtë se të gjithë pjesët tjera, por kryen funksionet më të përbëra Pllaka kryesore (mainboard, motherboard) - Pllaka është vendi ku bëhet instalimi i procesorit, hard diskut, RAM memorisë, video kartelës, si dhe shtesave tjera. Kjo është një plloqë e lidhur me shumë tela të cilat duket se janë të përziera lëmsh, por mos u mërzitni: derisa ju punon mirë kompjuteri, gjithqka është në rregull. RAM - Memoria punuese - Shembulli i memorisë punuese është tavolina punuese në të cilën mundeni të vini disa libra.Sa më e madhe që është tavolina, aq më tepër libra mundeni të vendoni mbi të. Njëlloj sa më i mash është RAM-i, me aqë më tepër programe do të mundeni të punoni njëkohësisht. P.sh. me 8 RAM memzi do të mund ta çilni Windows-in, ndërsa me 32 RAM, do të mundeni njëkohësisht të shkruani libër në Word, ndërsa në prapavijë ta keni fjalorin Anglisht- Shqip, ta keni të çelur Enciklopedinë në të cilën do të mundeni të "vidhni" ndonjë fotografi për librin, si dhe ta keni të çelur programin për TV-kartelën, ashtuqë kurdo të mërziteni, të shihni pak televizor, e pastaj përsëri t`i ktheheni punës. Hard disku - Hard disku i ngjanë shembullit të rafteve të librave. Nëse keni shumë rafte, do të mundeni të vini shumë libra në to. P.sh. nëse hard disku i juaj ka vetëm 100 MB (Mega Bajt) kush e di se a do të mundeni ta instaloni edhe Windows 98, por nëse keni 1 GB (GigaBajt), krahas Windows 98 do të mundeni ta instaloni edhe Office 97, 100 libra , ndonjë lojë etj. Nëse shpesh shëtiteni me hard disk në dorë, në të cilin i keni punimet dyvjetëshe brenda, ja një këshillë: ruajuni mos ju bje nga dora Monitori - Keni kujdes kur e bleni moritorin. Dallimi prej 100-200 DM për monitor më të mirë nuk është problemkur bëhet fjalë për ruajtjen e syve. Sipas mundësisë, bleni monitor 15 inch ose më të madh. (Matja e inçëve bëhet në mënyrë diagonale). KOMPJUTERI: TRUPI DHE TRURI Video kartela Bën transferimin e fotografisë prej pllakës kryesore në monitor. Nëse keni ndër mend të punoni animacione për reklama televizive, do t`ju duhet kartele e shtrenjtë, përndryshe, knaquni me një kartele të rëndomtë kolor. Keyboard-i (tastiera) -është njësia për shtierjen e të dhënave, shtypjen e tekstit si dhe dhënies së komandave kompjuterit. Për përdorimin e saj do të flasim më vonë . Miu (mouse) -është pajisja që kontrollon lëvizjen e treguesit në monitor.
__________________
 
Forum » Shekenca » Informatika » Leksione mbi informatiken
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2014

Website builder - uCoz