Kompjuteri - Informatika - Shekenca - Forum
  Tuesday, 2009-11-24, 5:10 Pm
Welcome Guest | RSS
 
Dj Diamant
Main Page | Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Shekenca » Informatika » Kompjuteri (Evolucioni i shpejtë i “kutisë magjike”)
Kompjuteri
dj_diamantDate: Friday, 2007-10-26, 9:01 Am | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Kompjuteri

Evolucioni i shpejtë i “kutisë magjike”

Shkenca ka evoluar shumë dhjetëvjeçarët
e fundit dhe një ndër objektet që zhvillohet
pareshtur e që përdoret si për studime
të kualifikuara, ashtu edhe nga të gjithë në
jetën e përditshme është kompjuteri. Historia e tij
është shumë e shkurtër, por dinamike. Në thelb,
kompjuteri nuk është gjë tjetër veçse një “makinë”
që manipulon të dhënat në bazë të një liste të caktuar
instruksionesh. Kompjuteri i parë me formë të
përafërt me ato të sotmit u ndërtua në vitet ’40-’41
të shekullit të kaluar, edhe pse makina të ngjashme
janë ndërtuar shumë kohë më parë. Më poshtë janë
disa nga ekzemplarët kompjuterikë më të veçantë të
dhjetëvjeçarëve të fundit.
1. NEAC 2203, 1960
U prodhua nga “Nippon Electric Company”
(NEC). Është një nga kompjuterët më të hershëm
japonezë me tranzitorë, i cili u përdor për biznes
dhe aplikime të ndryshme shkencore e inxhinierike.
2. ENIAC Tubes, 1944
Konsiderohet si kompjuteri i parë elektronik dixhital
ENIAC (Electronic Numerical Integrator and
Computer). U krijua në fund të Luftës II Botërore
për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara në betejën
kundër armikut. Në atë kohë kushtoi 500000 mijë
dollarë.
3. Punch Card and Model 077 Collator,
1937
U prodhua nga IBM për Administratën e Sigurimeve
Shoqërore.
4. WISC Dial, 1955
U ndërtua nga Universiteti i Viskonsinit dhe ishte
në gjendje të kryente 4 ekuacione matematikore
njëherazi, një tipar unik për kohën. Kushtonte 50
mijë dollarë.
5. SAGE, 1954
Një sistem gjigant kundërajror i kompjuterizuar,
i programuar për të ndihmuar Forcat Ajrore që të
kapnin të dhënat e radarëve menjëherë. Ishte i pajisur
me modeme dhe ekran grafik. Makina peshonte
300 tonë.
6. ENIAC Wiring, 1944
Edhe pse mund të kryente 5000 veprime në
sekondë, ENIAC nuk e kishte kapacitetin që të ruante
programe dhe kësisoj duhej rinovuar për çdo
detyrë të re që i ngarkohej.
7. Johnniac, 1954
U frymëzua nga projekti i një shkencëtari në Universitetin
Princeton. Kushtonte 470 mijë dollarë.
8. PDP-8, 1965
U prodhua nga Korporata e Pajisjeve Dixhitale.
Ishte i pari minikompjuter i suksesshëm i prodhuar
në masë. Çmimi i tij ishte relativisht i ulët, 18 mijë
dollarë dhe ishte modeli më i përdorur nëpër universitete,
zyra dhe laboratorë.
9. Philco 212 Transistor Boards, 1962
Një prodhim komercial i projektuar për përpunim
të dhënash në kohë reale. Kostoja e tij ishte
1.8 milionë.
10. Core Memory
Janë unaza që varen në një rrjet telash. Aftësia e
tij është që e ruan informacionin edhe kur nuk ka
energji elektrike dhe pikërisht kjo aparaturë ia hapi
rrugën kompjuterit modern.
11. IBM 360 Tape Drives, 1968
U krijua fillimisht nga IBM-ja. Ishte i pari që u
dha mundësi përdoruesve që për përmirësimin e
pajisjes nuk ishte e nevojshme blerja e një pajisjeje
të re, por ndërrimi i disa pjesëve të saj.
12. CDC 6600
Në kohën e vet ishte makina më e shpejtë në
botë dhe u projektua nga një arkitekt i njohur
kompjuterësh. Vendin e parë për shpejtësi e mbajti
deri në vitin 1969, kur doli superkompjuteri
tjetër.
13. CDC 160A Button Array, 1962
I projektuar nga i njëjti person, edhe ky kompjuter
u përdor më shumë në fushat kërkimore dhe laboratorike.
14. IBM 7030 Stretch, 1961
Ishte tentativa e parë e IBM-së për të krijuar superkompjuterin.
Ai u zhvillua në Laboratorin Kombëtar
të Los Alamos.
15. Neiman Marcus Kitchen Computer,
1969
Funksioni i tij ishte që shtëpiaket të ruanin recetat
e tyre. Kushtonte 10 mijë dollarë, nuk kishte
tastierë, por çuditërisht nuk u shit asnjë copë prej
tij.
16. Commodore 64 Home Computer Keyboard,
1982
Ishte shumë i fuqishëm nga ana audiovizuale.
Versioni i tij shtëpiak ishte shumë më i lirë dhe ishte
ndër kompjuterët e parë shtëpiakë që u shit në masë
me rreth 30 milionë copë.
17. Osborne 1 Portable Computer, 1981
Ishte kompjuteri i parë komercial i transportueshëm
dhe kushtonte më pak se 2 mijë dollarë.
Fitoi popullaritet, sepse kishte çmim të ulët.
18. Apple I, 1976
I dha shumë popullaritet Apple dhe uli shumë
çmimet e tregut.
19. Cray-3 Bundles, 1993
Njeriu që e projektoi i kushtoi jetën projektimit
të kompjuterëve të shpejtë e të saktë.

 
Forum » Shekenca » Informatika » Kompjuteri (Evolucioni i shpejtë i “kutisë magjike”)
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2009

Site managed by uCoz system