Tuesday, 2024-04-23, 8:07 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | DNS (Emertimi Ne Internet) - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Shekenca » Interneti » DNS (Emertimi Ne Internet)
DNS (Emertimi Ne Internet)
dj_diamantDate: Sunday, 2007-09-02, 3:10 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Koment:, Në këtë artikull flitet për strukturën e emërtimit në internet përmes Domain Name Server (DNS). Ju mund të mësoni për historinë dhe për aspektet teknike të regjistrimit dhe të mirëmbajtjes së këtyre shërbyesve. Poashtu flitet edhe për zhvillimin, sigurinë dhe statistikat e këtyre sistemeve. Nëse jeni të interesuar të regjistroni domen, ky artikull mund të ju ndihmoj.
Historia

Në vitet e 60-ta kompjuterët kanë filluar të lidhen mes veti përmes Wide Area Networks (WAN). United States Defence Advanced Research Project Agency (ARPA) ka qene nje ndër rrjetat e para që ishte krijuar. ARPAnet ka testuar rrjeta të reja dhe ka filloj të lidhë shume universitete, duke kërkuar ndërmjetësi në mes qendrave dhe qeverisë Amerikane.

Më 1972 John Postel, themeluesi i Internet Assigned Numbers Authority (IANA), ka qenë përgjegjës për percaktimin e IP adresave unike për çdo kompjuter qe ishte i lidhur në internet.

Fillimisht, ka qenë një tekst skedar që ka publikuar krejt burimet e rrjetave përmes FTP shërbyesve, kjo ka dhënë informacione lidhur me lokacioninet e çdo kompjuteri duke përfshirë HOSTname (emrin e kompjuterit) dhe IP adresat.

Përdoruesit rigjenin këto skedar dhe i ruanin në serverin lokal të tyre. Kurdo që është shtuar një kompjuter në rrjetin e tyre, përdoruesit do të duhej te dërgonin një email tek SRI (Stanford Research Institute), ku çdo informacion për çdo kompjuter është ruajtuar deri sa SRI ka publikuar text skedarin e ri.

Siç mund ta paramendoni mundësia për t’u zgjeruar mëtej ishte problem nëse përdorej ky sistem. Gjithashtu, me rritjen e numrit të perdoruersve që jane kyçur gjatë viteve 70, perdorimi i IP numrave shume shpejt filloj të jetë jo i famshëm.

IP adresa (si p.sh. 62.64.31.149) nuk është aq e lehtë për tu mbajtur në mend dhe nuk prezantonë ndonjë informacion gjeografik.

Ne fillim te viteve 80 Dr. David Mills, John Postel, Zaw-Sing Su dhe Dr. Paul Mockapetris ishin te involvuar në krijimin e një sistemi per emërimin e ketyre IP adresave. Ata së bashku krijuan sistemin: Domain Name System (DNS).
Tani, DNS lejon organizatat të kenë emra kuptimplotë për sistemet e tyre.

Për disa vite ky Domain Name System punoj me vendoshmeri dhe funksionoi shumë mirë si mbështetës i zyrës së rrjetit operativ. Në vitin 1990 ARPAnet ishte tërhequr dhe po në atë kohë ishte rritur në rreth 100.000 rrjeta kompjuterësh.

Nje regjistërin zyrtar ose qendra informative per rrjeta (Network Information Center - NIC) duhej ti regjistronte të gjithë emrat pronësor. Kompania NOMINET UK, nga Britania e Madhe, regjistroi te gjithë pronarët në Angli. Për herë të parë UK domain ishte përdorur në vitet 1980 kur një grup jo profitabil "Naming Committee" ishte i detyruar ti regjistronte të gjithë UK domains. Rreth viteve 1990 ishte parë një shpërthim i internetit ne nje sektor komercial, i cili i dha përparesi World Wide Web (WWW).
Ne këtë kohë kompanitë siç ishin: Demon, Pipex dhe British Telecommunications (BT) u shfaqën si shërbyes të serviseve (Service Provider) në internet dhe filluan të shesin domain në nivel komercial. Pasi që domain emrat u zhvilluan dhe Naming Committee e kishte të pamundur të mbaj në nivel të gjitha aplikacionet, NOMINET filloi të regjistroj domain-ët me prapashtesën “.uk”.

Korporata e Internetit i mbikqyrë gTLD (global Top level Domains) që përfshinë prapashtesat: .com, .net, .org, .biz dhe .info për Internet Corporation for Assigned Names and Numbers (ICANN).

ICANN është korporat jo-profitabile qe është formuar të merr përsipër alokimin e hapësirave të IP-ve, parametrat e protokolit, menagjimin e DNS-it, dhe menagjimin e “root server system” që më parë është menagjuar nga pushteti i ShBA e kontraktuar nga IANA dhe të tjeret.

Struktura e DNS-ve

DNS-i është i aranzhuar si një hierearki, njejtë si nga prespektiva e strukturës së emrave që mirëmbahen përmes DNS-it ashtu si dhe nga rregullat e autoriteteve të emrërtimit. Në krye të hierarkisë është rrënja (root-i) (“.”) e cila është e administruar nga IANA (Internet Assigned Numbers Authority). Administrimi i rrënjës (root) së domainit i jep IANA-së mundësinë për të lëshuar domenat në rrënjë (root).

Procesi i lëshimit të domenit te një organizëmi është quajtur delegim dhe përfshin administrimin e domenit për krijimin e nën-domeneve dhe të drejtën autoriale për leshimin e nën-domeneve si domen të ri nën administrimin e ri të nën-domenit të domenit.

Kjo është një hierarki që fillon në rrënjën (root-in) e hapësirës së emrit (“.”).
I tërë zbërthimi i emrave fillon në root nameserverat, ata përmbajnë çdo përgjigje për top-level domenat, gjithashtu root nameserverat janë shumë të ndieshëm në zbërthimin e emrave, nëse të gjithë nameserverat janë jashtë funksionit për një kohë më të gjatë i tërë zberthimi i emrave në internet do të dështontë dhe me një fjalë interneti nuk do të kishte vlerë. Për ta evituar një gjë të tillë interneti ka shumë nameservera të shpërndarë nëpër pjesë të ndryshme të rrjetës.
Një domen në plotkuptimin e fjalës është shkrimi i një emri të thjeshtë duke gjurmuar hierarkin e DNSit nga ana e majtë në të djathtë duke i ndarë më pika si.psh fiek.uni-pr.edu (ku “fiek” paraqet emërtimin e fakultetit i cili është nën “uni-pr” Universitetin e Prishtinës që është institucion edukativ “.edu”.
Nën domenat e root-it njihen si top-level domenat. Oraganizatat që dëshirojnë të regjistrojnë domen, edhe nëse ata nuk planifikojnë të bëjnë kyqje në internet për një kohë të shkurtë të atij domeni, duhen ta kontaktojnë administratorin e domenit që më së miri mund të ju sygjeroj për rregullat e menagjimit.

DNS – Domain Name Servers

DNS-i është implementuar si koleksion i shumë nameserverëve. Në ndonjë nivel të hierarkisë së DNSit, një nameserver për domen ka njohuri të menjëhershme për të gjithë nën-domenat e domenit.
Për secilin domen egziston një nameserver primar që përmbanë informata për atë domen. Kurse nameserveri sekondarë mund të konfigurohet që të merr informata të kohëpaskohshme nga nameserveri primar. Nameserverët sekondarë shërbejnë si backup i nameserverëve primarë kur ata nuk janë në funksion. Për ata të cilët dëshirojnë të kanë nameserver primarë afër vetes patjetër duhet të kenë një nameserver sekondarë dikund tjetër në internet. Kjo është posaqërisht e rëndësishme për ata që kanë kyqje në internet me shpejtësi të ngadalshme apo me dial-up për të kursyer rrjeten e tyre që të mos shfrytëzohet për DNS.

Problemet kryesore gjatë rritjes dhe zgjerimit të rrjetave është se njëkohsisht rritet edhe baza e të dhënave me emra në name server, zakonisht shfaqen këto probleme:

1. Gjetja e shënimeve në bazën e të dhënave që bëhet shumë e veshtire për shkak të ngarkesës ku duhet të gjindet një emer në mesin e miliona shënimeve.
2. Nëse çdo host është duke ju qasur name serverit ngarkesa bëhet shumë e lartë, kështu që shfaqet nevoja të shpërndahet kjo ngarkesë nëpër disa name servera.
3. Me shumë shënime në bazën e të dhenave në name server menagjimi bëhet shume i vështirë sepse të gjithë mundohet të bëjnë update në emrat e tyre në të njejtën kohë, kështu që shfaqet nevoja e delegimit dhe shpërndarjes së funksioneve nëpër disa servera.

Në bazë të kërkesave historike të DNS-it më së shumti është punuar për:
1. Hierarkinë e emrave
2. Ndarjën e ngarkesave nëpër disa servera.
3. Delegimin e administrimit të name serverëve.

Shënimet e marra nga ICANN për Internet Domain Name System Structure and Delegation:

Nga një shënim i marrë nga dokumentet e ICANN është përshkruar menyra e funksionimit teknik të DNS-it si dhe funksionimit legal dhe menaxhimit të tij.
IANA në përgjithësi është autoriteti kryesor i menagjimit të përditshëm të DNS-it. Punëtorët e IANA-së përkujdesen për përgjegjësitë administrative të lëshimit të IP adresave, top-level domenave dhe parametrave tjerë të DNS-ave. Si pjesë e përgjegjësisë së kordinimit dhe menagjimit të DNS-ve, IANA pranon dhe proceson të gjitha kerkesat për TLD-të e reja si dhe bënë ndryshime në TLD-të ekzistuese.

Si ta regjistroni një domen?

Disa nga pikat se si me vendos për një domen?!?

I shkurtë: Maksimumi i karakterëve që lejohet është 63, por regjistrojeni domenin sa më të shkurt, sepse është më lehtë të shtypet dhe të mbahet në mend.

I lehtë: Domenat që permbajnë viza (-) dhe shkronja speciale janë më të veshtirë për tu përshkruar tek vizitorët sidomos kur transmetohen përmes telefonit.

Të përshkrueshëm: Të përdoret emri i kompanisë ose përshkrimi i shërbimit në vend të inicialeve të kompanisë.

Kur ju e shkruani domenin në shfletues dhe ju jep ndonjë mesazh gabimi, a do të thot se domeni është i lirë?

Jo gjithmonë. Disa shembuj tregojnë që:
1. Domeni është i lirë.
2. Pronari është duke dizajnuar webfaqen, por ende nuk e ka postuar.
3. Pronari e ka rezervuar emrin për ta përdorur dikur më vonë.
4. Pronari e ka blerë domenin duke shpresuar që ta ri-shes atë për përfitime.

Si mund ta shikojmë se a është domemi i lirë?

Shumica e kompanive që janë të licencuara për shitjen e domeneve dhe hapësirës në internet e kanë mundësinë e kërkimit e statusit të domenit si dhe blerjen e tyre.

Si ta regjistrojmë emrin?

Ju duhet ta regjistroni domenin tuaj përmes regjistrave të akredituar (licencuar) apo ndonjë agjent të tyre. Çmimet për regjistrim luhaten prej 10 EUR deri në 35 EUR kjo varet se nga kush apo ku e paguani regjistrimin.

Çka nëse domeni i cili kërkoj është i nxënë?

Shikojeni përmes whois se kush është pronari, ndoshta ai/ajo pranon për ta transferuar domenin tek ju ose si mundësi është blerja e domenin nga pronari me marrëveshje çka nuk mund të kushtoj edhe lirë. Disa njerëz blejnë me qindra domena për ti rishitur ata më vonë për përfitime të ndryshme.
Gjithashtu një mundësi tjeter është blerja e shërbimit të SnapNames apo NameWinner , shërbime këto që mundësojnë regjistrimin e domenit menjëherë pas daljes së afatit nëse pronari harron ta ripërtrijë.

DNS e bënë edhe konvertimin e Ipv4 në IPv6:

Njëri ndër funksionet që mund të themi se është më i riu, është edhe konvertimi i IP adresave nga IPv4 në IPv6. Vjen pyetja se a kemi mjaft IP adresa? Versioni i tanishëm i IP adresave IPv4 mund të themi se mund të qëndroj edhe vetëm për disa vite, kurse duhet ti jemi falenderues zhvillimit të sistemit të ri IPv6 i cili pritet të i thej barrierat e kufinjëve të IP adresave. Shume njerëz as që do të dijnë rreth versionit të ri të IP adresave përderisa DNS do të kujdeset se a është IP adresa IPv4 apo IPv6. Një shembull për ata që ju intereson se si do të dukej një IPv6: 137.43.4.16 do të ishte: FF80:0:0:0:0:0:1:4:89:2b por si duket kjo nuk do të jetë problem për ne sepse DNS-et do të kryejn këtë punë.

Zhvillimi

Siç dihet rritja e shfrytëzuesve të internetit është shumë e madhe dhe njëkohsisht pritet të jetë edhe më e madhe. Çka me të vërtet ndikon në rritjen kaq të madhe? Le ti cekim disa nga pikat kryesore:

Zhvillimi i aplikacioneve të reja
- Më së shumti shërbimi i webfaqeve (rreth 75% i trafikun të gjithë ISP në botë)
- Emailat, aplikacionet online, komunitetet e ndryshme online,

Zhvillimi i aplikacioneve për bizenese të ndryshme:
- Interesimi i bizneseve online (e-commerce) me një investim të mirë.

Zhvillimi përbën edhe investimin në infrastruktur kur shumë organizata përveq nameserverëve kanë edhe webserver, mail server, file server etj. Ku shumica prej këtyre aplikacioneve (shumica që duhem me i pasë) kanë një shënim në DNS.

Pra më fjalë tjera zgjërimi do të ndodhë në mënyrë exponenciale përderisa nuk ndodhë diqka e papritur sepse ende nuk është i qart kufiri i zhvillimit të internetit.

Siguria

Siguria e DNS-it është shumë temë e gjërë dhe komplekse. Pika më kritike është që së pari me kuptu se çka dëshiron me siguru në DNS apo tjetra se në çfar niveli dëshiron të mbrohesh. Kjo shkon shumë më ndryshe nëse jeni duke punuar me një server root në shtepi më disa webfaqe të thjeshta.

DNSSEC është termi kryesor që mbulon shumicën e kuptimeve në sigurin e DNS-ve gjë që nuk është korrekte.
Janë së paku tri tipe të sigurimit, dy prej të cilave janë relativisht më pak të vështirë përderisa DNSSEC është relativisht i vështire.

Tipet e kercenimeve të siguris së DNS-ve

1) Burimi kryesor i të dhënave të DNS zonës është “Zone Files” Këto të dhëna duhet të jenë shumë të sigurta si dhe duhet të kenë back-up.

2) Nësë punoni edhe me serveret sekondarë duhet të bëjmë transferin e zonave kështuqe më mirë është të kemi më shumë servera primarë se sa të punojmë më ata sekondarë për ti evituar transferimet.

3) BIND-i kryesisht i pengon update-ët e zonave dinamike. Nëse e aktivizoni këtë shërbim ose nësë ju nevoitet atëherë parashtrohet një problem serioz në intergrimin e “zone files” kështuqë duhet mbrojtur.

4) Mundësia e “Remote Cache Poisoning” që nevojitet për IP spoofing, ndërprerja e shënimeve dhe hakerizmave të ndryshme nëse keni ndonjë webserver të thjeshtë.

Statistikat

Statistikat e fundit të marra nga “Whois Source” tregojnë rritje të madhe të aktivizimit të IP-ve të reja si dhe regjistrimet e reja të domenave. Statistikat e IP-ve të krejt shteteve që janë aktive numerojnë: 2,310,998,653 të ndara në 228 shtete. Kurse statistikat rreth domeneve aktive numërojnë: 52,805,526 ku vetëm domenat “.com” numërojnë 37,816,747. Gjatë çdo dite 20,000 domain të rinjë regjistrohen.

 
Forum » Shekenca » Interneti » DNS (Emertimi Ne Internet)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz