Wednesday, 2024-04-17, 7:42 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Ingrid Gjoni - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Muzik » Thashetheme VIP » Ingrid Gjoni (Pas ndarjes vendos: Single deri në 5 shtator)
Ingrid Gjoni
dj_diamantDate: Thursday, 2007-08-16, 9:17 AM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

Ingrid Gjoni


Pas ndarjes
vendos: Single
deri në 5 shtator

Po përjeton peri
udhën më inten
sive të jetës së saj.
Por pa asnjë
mashkull në krah.
Në fakt koha nuk ja premton
këtë gjë. Koncertet verore sa
në një qytet në tjetrin
mbushin këto ditë vere për
Ingridin Gjonin, ndërkohë që
ajo po i kushtohet më shumë
se kurrë vetes. Ka rënë 5 kilogram
falë një diete që po
mban dhe vrapit që bën gati
çdo ditë. Ndihet vërtetë në
formë dhe duket se për momentin
një mashkull në jetën
e saj do të ishte i tepërt. "Këtë
kohë po kujdesem për veten
time. Kam nisur vrapin dhe
dietën dhe ndihem më në
formë se kurrë", shprehet eksluzivisht
për Gazetën
këngëtarja, që menjëherë pas
bisedës sonë është nisur për
në Durrës, ku ishte e ftuar për
të kënduar në pub "Maiami
Beach". E më pas për të udhëtuar
në qytete të tjera, ku e
presin të tjera koncerte.
ZËRAT
Ingrid Gjoni jo më larg se
tre javë më parë do të mbushte
faqet e shtypit rozë për
ndarjen e saj nga i fejuari i saj.
Lidhja e saj me të, mjaft e
bujshme për faktin se ajo ishte
një këngëtare e famshme
dhe Enea ishte një njeri krejtësisht
i panjohur shkaktoi
vërtet zhurrmë atë kohë.
Ndërkohë që ndarjen vetë
Ingridi e bëri të ditur për faktin
se kishte një mospërputhje
karakteresh mes tyre. Po
ndërsa tashmë secili jeton
jetën e vet, zërat rreth tyre
vazhdojnë të zhurmojnë.
Versione nga më të ndryshme
për ndarjen, motive
nga më absurdet, që kur
këngëtarja Gjoni i ka dëgjuar
është shokuar tej mase. "E
vërteta e ndarjes sonë ka qenë
se ne kishim mjaft mosmarrëveshje,
grindeshim dhe erdhi
fundi. Nuk ishte asnjë
person tjetër që prishi këtë
lidhje", tregon Ingrdidi duke
zbardhur sërish të vërtetën
dhe duke mohuar çdo zë të
rremë. "Unë e kam dashur
Enean, por gjërat mes nesh
mbaruan për arsye të tjera. Ai
u bë i njohur nga unë. Dhe
ne u ndamë se gjërat nuk po
funksionin. Kjo është e gjitha".
SINGËLL
"Po më shkon më së miri
jeta singëll. Jam e lumtur se
po shijoj këtë kohë të bukur
të kësaj stine jo vetëm mes
publikut, që më duartroket
në koncerte, por edhe me
miqtë e mi. Dhe madje kam
kohë për veten time më
shumë se kurrë", shprehet
Ingridi e cila duket se u ka
thënë 'stop' meshkujve për
momentin. E në fakt të gjithë
do të pyesnim për sa kohë do
ta shohim vetëm Ingridin, një
femër mjaft e bukur dhe seksi,
një këngëtare e suksesshme
dhe nga më të
kërkuarat sot… Besojmë se jo
shumë në fakt. Se të gjithë pas
këtij lajmi, që ajo është vetëm
do të vërshonin drejt saj. Por?!
Por duhet të presin deri në shtator,
ama…
KONCERTET
Ndërsa e ka nisur turin
veror, qysh në muajin maj
Ingridi duket se nuk i ka provuar
gjatë pushimet këtë
verë. Koncerte që kanë qenë
të shumtë në Durrës, Sarandë,
Vlorë, etj. Ndërsa sot
është nisur për në qytetin e
luleve të Përmetit, ku do të
ketë një koncert në mbrëmje.
Më pas do të jetë në Sarandë,
në Borsh, etj e për të kapërcyer
edhe kufijtë në Zvicër, apo
edhe në Greqi, ku do të ketë
një tur koncertesh tre ditor
atje. "Deri më 5 shtator jam
thuajse çdo ditë në koncerte,
kështu që nuk kam kohë për
asnjë mashkull (qesh). Madje
nuk kam kohë as për familjen
time, me mamanë flas
vetëm në telefon ngaqë jam
gjithmonë në lëvizje", tregon
gjithë sinqeritet ajo. Kjo do të
thotë, që deri më 5 shtator
Ingridi nuk do të ketë kohë
për asnjë mashkull?! Gjithsesi
për më pas nuk kemi një
përgjigje, sepse çdo mashkull
do të dëshironte të ishte
në krah të saj.
KUJDESI PËR VETEN
Është mjaft në formë. Po
shijon jetën e saj singëll, me
impenjime që kanë të bëjnë
jo vetëm me muzikën, por
edhe me kujdesin e madh që
po i kushton këto kohë
vetes. Dietë, vrap dhe rezultati
disa kilogram më pak,
që e kanë sjellë sërish në linjat
e dikurshme. Së bashku
me mikeshën e saj
këngëtaren Çiljeta Xhilaga
janë sot dy këngëtaret më të
kërkuara në koncertet, që
kanë marrë pjesë dhe që do
të vazhdojnë gjatë gjithë
verës. Kanë përfunduar
këto ditë së bashku një
këngë duet, e cila shumë
shpejt do të shoqërohet
edhe me një klip, e që do të
mund ta shohim të gjithë
nëpër ekranet e televizioneve
shqiptare.
HISTORIA QË LA PAS
Lidhja me Enean tani e
tutje është diçka që i përket
së kaluarës. Një histori, që
ishte e bukur për aq kohë sa
zgjati dhe kaq. Arsyet, që ajo
ka shpjeguar ishin një motiv
i fortë për t'i dhënë fund
dhe tashmë gjithë secili po
jeton jetën e vet. Ndërkohë
që Ingridi është vetëm,
rreth ish të fejuarit të saj,
Enas qarkullojnë fjalë se ai
është lidhur një muaj pas
ndarjes nga këngëtarja e
njohur më një vajzë adoleshente,
e cila thuhet se
është një balerinë. Megjithatë
tashmë Enea me cilëndo
vajzë që do të jetë në krah
do të shihet gjithmonë si ish
i fejuari i Ingrid Gjonit, e cila
edhe e bëri të njohur atë për
aq kohë sa ishin së bashku.


MIQËSIA ME
ÇILJETËN

Prej kohësh dihet që
mes Ingrid Gjonit dhe
këngëtares Çiljeta Xhilaga
ka ekzistuar një miqësi
e fortë. Ato shihen
shpesh në shoqërinë e
tyre dhe kalojnë mjaft
kohë bashkë. Por në këtë
sezon veror ato edhe koncertet
i kanë pasur të përbashkëta.
Dhe jo vetëm
kaq por të dyja ato janë
këngëtaret, që janë
kërkuar më shumë nga
organziatorët e koncerteve
këtë sezon veror.
Pasi dihet, ku është Ingridi
dhe Çiljeta aty janë
edhe njerëzit.

dieta

NE FORME
Ka rënë pesë kilogram
nga pesha e saj, falë një
diete dhe vrapit, që nuk
e neglizhon aspak. Është
më në formë se kurrë,
gjë që ka rënë në sy të
të gjithëve

Ingridi

LIDHJA
"Unë e kam dashur
Enean, por gjërat mes
nesh mbaruan për arsye
të tjera. Ai u bë i
famshëm nga unë. Dhe
ne u ndamë se ai ishte
një fëmijë, kjo është e
gjitha"

kënga

DUETI
Sapo ka përfunduar
duetin me mikeshën e
saj Çiljeta Xhilaga. Një
këngë vërtetë e
nxehtë, ku shfaqen së
bashku dy këngëtaret
më seksi të skenës
shqiptare.

JETA SINGELL
"Po më shkon më
së miri jeta singëll.
Jam e lumtur se po
shijoj këtë kohë të
bukur të kësaj stine
dhe madje kam
kohë për veten time
më shumë se kurrë"


KONCERTET
Vera për
Ingridin ka
qenë sezoni
më i ngjeshur i
koncerteve.
Ka nisur qysh
me çeljen e
sezonit veror
dhe do të
vazhdojë
nga njëri
qytet në
tjetrin deri
më 5 shtator

"Këtë kohë po
kujdesem për
veten time. Kam
nisur vrapin e
dietën dhe
ndihem më në
formë se kurrë"


INGRIDI
XHELOZE?!
Në kohën, që Ingridi do të pub
likonte ndarjen me të fejuarin
e saj për shkak të mospërputhjeve
të karaktereve të tyre, Enea do të
reagonte menjëherë. "Ishte xheloze.
Dhe kjo ishte arsyeja që e
lashë", do të shprehej ai. Por vetë
këngëtarja mjaft tërheqëse do ta
mohonte, pasi ajo asnjëherë nuk
kishte qenë xheloze për të, aq më
tepër kur ajo kishte vëmendjen e
gjithë meshkujve, kur kalonte jo
vetëm me shoqe, por edhe kur ishte
në krah të Eneas. Dhe vendimi i
ndarjes kishte qenë tërësisht i saji.
Zënkat dhe debatet, që ishin bërë
të shpeshta kohët e fundit mes tyre
ishin arsyeja e vërtetë, që sollën
ndarjen e çiftit.
[/b]


Message edited by dj_diamant - Thursday, 2007-08-16, 9:22 AM
 
dj-timiDate: Thursday, 2007-08-16, 10:02 AM | Message # 2
Lieutenant colonel
Group: Administrators
Messages: 115
Reputation: 0
Status: Offline
surprised uuuuuuuuuu
 
dj-timiDate: Monday, 2007-08-20, 7:34 AM | Message # 3
Lieutenant colonel
Group: Administrators
Messages: 115
Reputation: 0
Status: Offline
booze eek yes
 
Forum » Muzik » Thashetheme VIP » Ingrid Gjoni (Pas ndarjes vendos: Single deri në 5 shtator)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz