Thursday, 2024-03-28, 5:40 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Gazeta e durresit - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Arti & Kultura » Arkeologji & aktualitet » Gazeta e durresit (Fenomeni i përvitshëm. Pronarët nuk zbatojnë orarin e përcak)
Gazeta e durresit
dj_diamantDate: Thursday, 2007-08-16, 6:15 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

Banorët e plazhit: Muzika
e natës na shkatërroi nervat

DURRES

Të jetosh në zonën e
plazhit muajt e verës
është një tmerr më
vete. Banorët e plazhit kanë
vite që ankohen për zhurmën
që shkakton muzika, e
cila sipas tyre nuk i le të
mbyllin sytë gjatë gjithë
natës. Muzika nis në orën
21.00 të mbrëmjes dhe përfundon
ndaj të gdhirë. Kjo
histori zgjat 2 muaj për çdo
sezon veror. Banorët kanë
disa vite që janë ankuar për
këtë problem, por sërish kjo
nuk ka marrë një zgjidhje
përfundimtare. Çdo sezon
vere, ata janë të detyruar të
dëgjojnë zhurmat dhe
muzikën e lartë të lokaleve,
ku pushuesit festojnë gjithë
natën.

ZHURMA
Ata që banojnë në
plazhin e Durrësit, e sidomos
pranë vijës së parë të
ndërtimeve, e kanë harruar
thuajse fare gjumin e natës.
Kjo për shkak të kakofonisë
së tingujve muzikorë dhe të
zërave të këngëtarëve, të
cilët janë të pranishëm
thuajse në të gjithë
restorantet e plazhit të Durrësit.
Banorët janë ankuar
në organet e pushtetit vendor
dhe kanë kërkuar që të
vendoset një orar për përdorimin
e muzikës në
zonën e plazhit. Atje ju
kanë thënë se orari i muzikës
është deri në orën 01.00
të mëngjesit dhe pastaj
bëhet pushim. Por ndonëse
ky orar është sanksionuar
në letër, ai mbetet thjesht
një vendim teorik, pasi në
praktikë muzika në plazh
vazhdon deri në orën 03.00
apo 04.00 të mëngjesit,
ndërsa të shtunave dhe të
dielave, deri sa të zbardhë.

RESTORANTET
Disa prej restoranteve
përdorin amplifikatorë të
fuqishëm, të cilët dëgjohen
deri në kupë të qiellit e të
tjerë, impiante po aq të fortë.
Banorët e plazhit thonë se
nga pagjumësia nuk janë
në gjendje që të punojnë
nëpër qendrat e tyre të
punës ku janë punësuar,
pasi plazhi është transformuar
në një disko gjigande
në të cilin muzika nuk resht
kurrë. Në plazhin e Durrësit,
i cili përfshihet në
lagjen nr. 13 të Durrësit,
tashmë banojnë 18 mijë
banorë. Plazhi nuk konsiderohet
vetëm si zonë turistike,
por si një qendër urbane.
Një pjesë e madhe e
këtyre banorëve janë punësuar
në ndërmarrje të ndryshme
në Durrës dhe në
mëngjes ju duhet që të shkojnë
në punë. Por pas
mbrëmjeve të zhurmshme,
ata thonë se ndjehen të
lodhur ende pa nisur
punën.

BANORET
Banorëve të plazhit nuk
iu mbetet gjë tjetër vetëm sa
të pushojnë pak orë pasi
kthehen nga puna. Por sipas
tyre, ky pushim nuk
jua zëvendëson gjumin e
natës. Në fakt ky ritual
përsëritet për çdo vit në
Durrës dhe banorët përsërisin
të njëjtën ankesë, por
ende nuk kanë zgjidhur gjë.
Edhe vitin e kaluar, një grup
banorësh u ankuan pranë
strukturave të pushtetit
vendor dhe kërkuan
DURRES - Agjencia Kombëtare
e Privatizimit, dega
Durrës nuk ekziston më. Me
një vendim të qeverisë ajo
është transferuar në Tiranë
dhe kushdo që ka punë me
këtë institucion duhet të shkojë
te një godinë e cila ndodhet
te “21 Dhjetori”. Transferimi
i kësaj dege ndodh në
një kohë kur në Durrës janë
disa ndërmarrje të rëndësishme
që ende vazhdojnë të
mbahen nga shteti, apo objekte
po në pronësi të shtetit
të cilët prej kohësh janë jashtë
funksioneve dhe po amortizohen
krejtësisht. Të tilla
janë një numër ndërmarrjesh
e magazinash në Shkozet
dhe në pjesë të tjera të
qytetit, që ende nuk dihet se
përse nuk privatizohen, por
lihen në mëshirë të fatit. Të
tilla janë ish-fabrikat e gomës
e të plastikës, një numër
magazinash, agjencia detare
“Taulantia”, mjetet detare,
e të tjera. 3 vjet më parë,
AKP-ja nisi procedurat për
privatizimin e Agjencisë Detare
“Taulantia” si dhe të
mjeteve detare, por pas dy ankandeve
të papërfunduara
procedurat janë ndërprerë
dhe nuk dihet se kur do të rinisin
nga e para. Ndërkohë,
janë disa dhjetëra banorë të
Durrësit të cilët janë në procese
privatizimesh të objekteve
të ndryshme, kryesisht
dyqane apo ndonjë magazinë
e vogël, të cilëve ju duhet të
shkojnë në Tiranë pasi të
gjitha dosjet e tyre janë
transferuar në kryeqytet.
zgjidhje finale të këtij problemi.
Sipas tyre, për çdo vit
vazhdon t’i shoqërojë i njëjti
fenomen. Pronarët e lokaleve
nuk e respektojnë rregulloren,
ndërsa askush nuk
merr masa për të ndëshkuar
personat që shkelin
këtë rregullore.


Zhvendosja
Banorët e Durrësit, të
cilët janë në proces
privatizimesh, tashmë
duhet të shkojnë në
Tiranë për procedurat
përkatëse, pasi
Agjencia Kombëtare e
Privatizimit, për degën
e Durrësit është
zhvendosur në zonën e
“21 Dhjetorit”, në
kryeqytet


ORARI

Orari i vënë nga organet vendore është deri në orën
01.00 të mëngjesit dhe pastaj bëhet pushim. Por
ndonëse ky orar është sanksionuar në letër, ai
mbetet thjesht një vendim teorik, pasi në praktikë
muzika në plazh vazhdon deri në orën 03.00 apo
04.00 të mëngjesit, ndërsa të shtunave dhe të
dielave deri sa të zbardhë



Message edited by dj_diamant - Thursday, 2007-08-16, 6:19 PM
 
Forum » Arti & Kultura » Arkeologji & aktualitet » Gazeta e durresit (Fenomeni i përvitshëm. Pronarët nuk zbatojnë orarin e përcak)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz