dj_diamant | Date: Wednesday, 2007-08-22, 2:11 PM | Message # 1 |
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Status: Offline
| Arqile BOTI “Në jetën e një njeriu, gratë përsëriten” Gratë dihen që kanë smirë për njëra-tjetrën… An tagonizmi shfaqet më tepër tek gratë… Gratë përsëriten, sepse mund të martohesh sërish dhe gjen një grua tjetër, ndërsa shoqëria nuk përsëritet… Nëse njeriu i shërben vetëm familjes së vet, nuk është se bën ndonjë gjë të madhe, pasi edhe një kafshë i shërben vetes së vet dhe familjes së saj... po pikërisht tek shërbimi shoqëror dallohet njeriu nga kafsha… Dashnorja ime është puna. Familja është marrëdhënie ekonomike, kujdesi dhe respekti reciprok… Politika opozitë-pozitë të mos jenë në marrëdhënie lufte me njëra-tjetrën”, janë këto disa nga mendimet e mjekut popullor, Arqile Boti. Ndërkohë që jeta, mendimet e tij për seksin e kundërt, marrëdhëniet me Zotin dhe me njerëzit, puna, familja, mendime për edukimin e brezit të ri në programet e shkollave e deri tek situata politike sot në Shqipëri, vijnë në këtë intervistë eksk-luzive për “Gazeta Shqiptare”. Si është një ditë normale e juaja? Meqë gjatë ditës kam mjaft njerëz, ndonjëherë kur kam ndonjë punë lëviz, mbaroj ndonjë punë fshehurazi, pastaj gjithë ditën deri pasdite jam në zyrën time, ku çdo ditë vijnë mbi 40 veta. Nëse do të vëmë ndonjë përmbledhje të 45- vjetëve që kam në mjekësi, dalin 2 milionë e ca vizita që kam bërë. Domethënë, një shifër shumë e madhe dhe shumë e ngjeshur, por unë jam i kënaqur, pasi zbatoj parimin fetar të Krishtit dhe të Muhametit, pasi unë kam pikëpamje unitare për fetë. Për mua, feja dhe Zoti është një, ai që duhet të jetë i pari, duhet të jetë shërbëtor i të gjithëve siç thotë dhe Krishti. Është një gjë madhështore dhe nuk është kaq kollaj, sidomos kur je familjar. Kur je beqar është më e lehtë, por kur je i martuar, je edhe më i kufizuar. Unë jam munduar të jem shërbëtor i njerëzve, nuk është se kam arritur majat, por përpiqem. Këtu edhe dallohet njeriu, pasi nëse vetëm i shërben familjes së vet, nuk është se bën ndonjë gjë të madhe, pasi edhe një kafshë i shërben vetes së vet edhe i shërben familjes së saj. Po pikërisht tek shërbimi shoqëror dallohet njeriu nga kafsha. A mbeten të kënaqur njerëzit pas vizitave tek ju? Unë nuk pretendoj që të vijnë të gjithë të më falënderojnë, por disa që kanë sëmundje të rënda, vijnë. Por gjithsesi, askush nuk mund të pretendojë 100 për qind rezultate, pasi 100 për qind të shëron vetëm Zoti, të tjerët janë relativë. Kjo botë është relative. Unë nuk mund të pretendoj që të shëroj 100 për qind. Për mua, e rëndësishme është se unë i kam mirë marrëdhëniet me njerëzit, me bazën. Por njeriu duhet ta ketë mirë me Zotin, sepse njeriu është mëkatar. Dhe nëse do ta shihnim njeriun në raport me Zotin, është shumë poshtë, kështu që njeriu duhet të jetë mirë në raport me njerëzit poshtë. Domethënë, vetëm njerëzit poshtë, masa mund të të vlerësojë, pasi asaj i shërbehet. Ajo është pasqyra më e qartë. Keni punuar si mjek popullor në dy kohë të ndryshme. A ka qenë e vështirë për ju para viteve ’90? Kuptohet që sot është më e lehtë, pasi unë kam pasur edhe peripecira. Pasi kur del një mjek i ri, gjithmonë ka reagime nga ministria, shpeshherë unë jam thirrur në ministri në kohën e Enverit e kam pasur edhe debate dhe për shkak të kësaj situate jam larguar në fshat dhe kam punuar 30 vjet atje. Fshati ishte më i mirë, për arsye se e shijoje punën, ndërsa këtu ka luftë. Sepse zilia e njerëzve është më keq se gratë. Në kohën e sotme që quhet demokraci, në ekonominë e tregut edhe politikanët “Nëse njeriu i shërben vetëm familjes së vet s’është se bën ndonjë gjë pasi dhe kafsha i shërben vetes dhe familjes së saj... këpusin kokën e njëri-tjetrit. Ju e konsideroni veten shërbëtor i njerëzve. Po familja ç’vend zë në jetën tuaj? Familja në jetën time… Dashnorja ime është puna. Familja është marrëdhënie ekonomike, kujdesi dhe respekti reciprok. Por dashuroj punën dhe në radhë të parë Zotin, pasi ai është e mira absolute. Pas punës është familja. Nëse unë do të shkoj mirë me punën, do të shkoj edhe mirë me familjen. Nëse nuk do të shkoj mirë me punën, të merrem me gjëra të kota, vetëkuptohet që nuk do t’i kem mirë marrëdhëniet edhe me familjen. Përmes punës respektohet familja. Jo nëpërmjet familjes nderohet puna e anasjelltas. Në rast se i kushtohesh vetëm familjes dhe bën çfarë thotë ajo, herë ose vonë nuk do të jesh utilitar. Sa kujdesesh për familjen? Për familjen kujdesem në drejtim botëkuptimor, pasi në rast se fëmija nuk edukohet nga pikëpamja morale që kur është adoleshent, fëmija mund të shkasë në shoqërinë e sotme. Kështu që unë mendoj se edukimi në moshën e adoleshencës është më i miri. Në këtë moshë i jepet mësimi i duhur për botëkuptimin në jetë. Për këtë mendoj që librat fetarë dhe ata psikologjikë janë një mjet shumë i rëndësishëm për të formuar atë moshë dhe kjo deri diku testohet më vonë. Unë mendoj se nëse në shkollë bëhet një mësim seksual dhe nënvleftësohet mësimi fetar e nuk bëhet fare moral, është një mësim anapulla, përsëmbrapi. Sepse para se të bëhet edukatë seksuale, duhet të bëhet edukatë morale. Domethënë që programet që bën ministria kanë mangësi. Unë i them mendimet e mia hapur dhe për këtë arsye jam rrezikuar dy-tri herë të futem edhe brenda në burg në kohën e Mehmet Shehut, por kanë rrjedhur gjërat dhe kam shpëtuar. Por Zoti i solli gjërat në këtë mënyrë, që unë të shpëtoja paq. Domethënë ka qenë Zoti, ai që ju ka ndihmuar në këto raste? Sigurisht që ai. Vetëkuptohet. Ai që nuk e ka provuar mbrojtjen e tij, e kërkon vetëm kur është në vështirësi, kur ka një sëmundje. Unë po u sjell një histori të vërtetë. Në vitin 2001 kam qenë sëmurë në Greqi. Kam ikur me karrocë dhe isha në pikëpyetjen a do të shpëtoja apo jo. U shtrova në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë dhe dëgjova një zë që më tha: “Ti do të shpëtosh”. Dhe ja ku jam. Këto janë gjëra të përjetuara. Domethënë është Zoti ai që i vendos. Unë nuk jam kundra mjekësisë, pasi do të ishte absurde. Zoti më dha qetësi, pasi unë nuk u alarmova që isha në atë gjendje afër vdekjes; isha i qetë, pasi Zoti e ka në dorë. Unë tani do të isha i vdekur, pasi gjithë njerëzit me sëmundjen time nuk kanë jetuar, por unë jam këtu dhe këtë e kam nga Zoti. Na tregoni diçka për familjen tuaj Unë kam gruan, kam vajzën të martuar, e cila ka dy fëmijë, kam edhe një djalë, që është student në Universitetin e “New Jork”. Unë jam pak anglosakson, pavarësisht se i dua gjithë njerëzit. Por kam një prirje për anglishten, pasi Amerika dhe Anglia janë dy vende që e kanë vlerësuar punën time. Më kanë dhuruar disa medalje dhe konkretisht më kanë bërë edhe një propozim për t’u bërë drejtor i repartit të përgjithshëm në Qendrën Kombëtare të Kembrixhit për problemet e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ata e vlerësojnë punën time, madje nga Amerika më ka ardhur një dekoratë për punën që bëj në Shqipëri, pasi unë prej vitit 1992 gëzoj edhe nënshtetësinë amerikane. Pra Amerika më vlerëson mua, duke më konsideruar si amerikan. Perëndimi i vlerëson këto gjëra. E gëzoni të njëjtin vlerësim edhe në Shqipëri? Nga Shqipëria, mua më duhet se çfarë thonë njerëzit poshtë. Po foli baza mirë, pak rëndësi kanë vlerësimet. Dhe nëse jam mirë me Zotin, pak rëndësi ka nëse të vlerësojnë apo jo njerëzit. Pasi unë nuk punoj për t’u dukur, por punoj për t’u shërbyer njerëzve, madje vetë Krishti ka thënë që kur bën një gjë të mirë, mos u mburr, mbyllu brenda në dhomë dhe mos i trego njeriu! Kur bëni mrekulli, mos u mburrni! Pra duhet modestia dhe jo egoizëm. Unë nga pikëpamja njerëzore nuk jam egoist, nuk kërkoj pse ky është para meje, edhe sikur të jetë, unë e vlerësoj. Smira është mjaft negative. Duke filluar që nga smira e grave e në vazhdim. Përse mendon se gratë kanë më shumë smirë? Por ju e dini vetë që gratë dihen që kanë smirë për njëra-tjetrën, pse kjo është më e bukur se unë, antagonizmi shfaqet më tepër tek gratë. Nëse një burrë merret me këto gjëra, atëherë ai ka ndërruar rolet, ka kaluar në një fushë tjetër. Nuk është puna se nuk i vlerësoj gratë, unë jam i mendimit që gruaja duhet në radhë të parë të jetë bashkëpunëtore, në radhë të dytë të jetë shtëpiake. Ju mund të thoni se nuk janë të gjitha gjërat, por unë them se po të jem vetëm, unë e realizoj, por detyra e një gruaje të mirë është që të jetë fetare, sepse nëse unë do të jetoj me një grua jofetare ose të bashkëjetoj, se sot ka jetesë dhe bashkëjetesë, atëherë nuk do të merresha vesh. Gratë duhet të jenë fetare dhe bashkëpunëtore. Domethënë, aq sa ka mundësinë të të ndihmojë në punën tënde. Por, në kohët e sotme është pak vështirë të gjesh gra të tilla. Cili është personi më i veçantë në jetën tuaj? Profesorët e mi të gjimnazit dhe të universitetit, mbeten njerëzit më të respektuar nga unë. Por dua të them se profesorët dhe shokët e shoqet e klasës nuk përsëriten. Gratë përsëriten sepse mund të martohesh sërish dhe gjen një grua tjetër, ndërsa shoqëria nuk përsëritet. Mes të gjithëve profesorët, të cilët nuk i adhuroj, por u përulem; unë këtu do të veçoja Petro Zhejin, të cilin e kam pasur në gjimnaz në Gjirokastër. Ai është një person enciklopedik që më ka dhënë formimin, po padyshim edhe prindërit e mi që kanë ndikuar shumë në formimin tim, sidomos nëna ime që ka punuar me devotshmëri mbi mua. Në derën tuaj vijnë shumë njerëz. Mendoni që do të vazhdoni t’i përkushtoheni shërbimit të njerëzve gjithmonë? Mendoj që këtë punë do ta vazhdoj gjithë jetën. Pasi kjo jetë është aktivitet. Në momentin që ndalon aktivitetin, vjen pleqëria dhe vdekja. Unë konkretisht, para tri ditësh kam ecur 20 kilometra malore në një vend fetar dhe kjo më bëri shumë mirë. Dhe nëse sot, shumë njerëz vuajnë nga obeziteti dhe tensioni, e kanë nga moslëvizja. Sot në botën moderne, njerëzit marrin makinën dhe kudo lëvizin me të, duke mos ecur fare. Po këta njerëz kur të kalojnë të 60-at, do të ecin me dy shkopinj, jo me një. Jeta është një aktivitet, por kur punon në një profesion duhet ta duash atë. Nëse nuk e do, është e kotë. Unë jam për këtë, që njeriu duhet të punojë aty ku ka prirje. Dhe mendoj që prindërit duhet t’i lënë fëmijët aty ku të kenë prirje për të vazhduar universitetin dhe për të punuar. Përveç punës së përditshme, a keni në duar ndonjë studim? Unë, tani në Amerikë kam një studim timin me një grup mjekësh atje për leucemitë, ku më kanë bërë një propozim që kërkimi im do të studiohet dhe ata do të studiojnë me vëmendje çdo detaj të tij. Dhe meqë më jepet rasti, unë dua që të bëjmë një grup kërkimor që nuk janë leucemitë kancer, por janë inflamacion, kjo gjë po studiohet aktualisht dhe ka mundësi që të fillojmë një studim mjaft të fortë dhe shpresoj që me ndihmën e Zotit ta realizojmë. Cili është gjykimi juaj për situatën e sotme në vend? Këtu në Shqipëri, unë kam konstatuar se duhet të kuptohet mirë, që politika opozitë-pozitë të mos jenë në marrëdhënie lufte me njëratjetrën. Për shembull, mund të jesh në marrëdhënie të ndryshme, por jo lufte. Pasi kështu nuk shkohet përpara asnjëherë. Në rast se politikanët do të qetësohen me njëritjetrin dhe do të bashkëpunojnë duke dhënë mendime të ndryshme, atëherë ky vend do të shkonte më përpara. Këtu në Shqipëri, duke filluar që nga Partia Demokratike e Socialiste, në rast se do vënë në vendet kyçe militantë, do dështojnë. Aty duhet të vendosin njerëz të aftë dhe jo militantë. Këto janë pseudolavdërime për njerëzit militantë. Me këtë rast i drejtohem Kryeministrit Sali Berisha, të cilin unë e njoh mirë, që duhet të largojnë nga vendet e forta militantët dhe të vendosin të duhurit. “Gratë përsëriten, sepse mund të martohesh sërish dhe gjen një grua tjetër, ndërsa shoqëria nuk përsëritet”[/size]
Message edited by dj_diamant - Wednesday, 2007-08-22, 2:17 PM |
|
| |