Friday, 2024-03-29, 4:38 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Bush autorizon furnizimin e Kosovës me armë - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Politika e qeverisja » KOSOVA » Bush autorizon furnizimin e Kosovës me armë
Bush autorizon furnizimin e Kosovës me armë
EraDate: Thursday, 2008-03-20, 2:20 PM | Message # 1
Lieutenant colonel
Group: Moderators
Messages: 134
Reputation: 0
Status: Offline
Mund te jepni komentin tuaj.
 
EraDate: Thursday, 2008-03-20, 2:22 PM | Message # 2
Lieutenant colonel
Group: Moderators
Messages: 134
Reputation: 0
Status: Offline
Presidenti George Bush, nëpërmjet një dekreti presidencial ka autorizuar furnizimin e Kosovës me armë, duke paralajmëruar thellimin e marrëdhënieve në mes të dy qeverive pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Në një memorandum të Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga Shtëpia e Bardhë, Bush ka thënë: “Nëpërmes kësaj, furnizimi me pajisje dhe me shërbime mbrojtëse për Kosovën do të përforcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqen në botë”. Një zyrtar i lartë tha se autorizimi i përcjellë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara ishte pjesë e procesit normal të krijimit të marrëdhënieve me një qeveri të re. Ky koment është bërë për të zbutur brengat e Serbisë dhe aleatit të saj, Rusisë, ku më pas u theksuan edhe kufizimet ushtarake të imponuara në Kosovë, nën planin e ish të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovë, Martti Ahtisaari. Nën planin e Ahtisarit, që është baza për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, Kosova lejohet të ketë një forcë të armatosur deri në 2.500 trupa, nën mbikëqyrjen dhe trajnimin e NATO-s. Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës vetëm një ditë pas shpalljes. Një zyrtar amerikan, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se me këtë hap SHBA-ja po përgatit terrenin për të ardhmen, për të ndërtuar raporte me Kosovën ashtu siç i ka me vendet e rajonit. Përveç kësaj, ky zyrtar tha se furnizimi me pajisje dhe shërbime mbrojtëse duhet të konsiderohet në bazë të rasteve individuale. Duket se liderët kosovarë ende nuk janë informuar me vendimin e Bushit. Edhe presidenti Sejdiu, edhe kryeministri Thaçi kanë bërë komente të përgjithësuara, duke thënë se ky është vetëm edhe një bashkëpunim me shtetin më të respektuar në botë.

http://www.kohavision.net/

 
Forum » Politika e qeverisja » KOSOVA » Bush autorizon furnizimin e Kosovës me armë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz