Të gjithë të çmendur për bluzat me “Slogan" - Forum
  Wednesday, 2016-12-07, 8:24 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Të gjithë të çmendur për bluzat me “Slogan" - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Arti & Kultura » Moda dhe estetika » Të gjithë të çmendur për bluzat me “Slogan"
Të gjithë të çmendur për bluzat me “Slogan"
dj_diamantDate: Sunday, 2007-08-19, 6:04 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Të gjithë të çmendur për bluzat me “Slogan"

Bluza me slogan, një
klasike e muajve të
fundit, është një
rikthim i drejtpërdrejtë
nga zemra e viteve
’80. Të veshura nga masat
e gjera por edhe
nga njerëz të famshëm,
ajo që bie në
sy është që tashmë
si në botë dhe në
Shqipëri është
shndërruar në një
look dhe tendencë
vërtet të modës.
Ndër yjet që kanë
ndihmuar në
ngjitjen drejt suksesit
T-shirtit me slogan,
në rolin e kumbarës
është pozicionuar
modelja angleze
Agyness Deyn,
që e ka shndërruar në një
shenjë dalluese të look-ut të
saj. Të rihedhura në treg
nga “House Of Holland”,
bluzat shumëngjyrëshe
me shkrime të mëdha, që
pas daljeve të para në përmasa
të vogla, u shndërruan
në maxi, gati-gati minifustan.
Shumica e tonaliteteve
të përdoruara, e
shkrimeve në këto bluza
me materiale me shkëlqim
dhe kombinimet e
ngjyrave të gjelbër me portokalli
dhe ngjyrave të
tjera shumë të ndezura,
janë një rithirrje e viteve të
arta ’80-të.

Bluza me
sllogan, një
klasike e muajve
të fundit, është
një rikthim i
drejpërdrejtë nga
zemra e viteve ’80


NË SHQIPËRI
Me dëshirën për të qenë
gjithmonë të bukur dhe në
modë, edhe në Shqipëri
është përqafuar nga një
masë e madhe njerëzish,
modeli i bluzave pak të lirshme
deri në maxi me slogane
të ndryshme. Me
shprehje që marrin spunto
nga këngë të ndryshme si
ato të gjendura në firmën
rinore “Terranova”, me shkrime
të tilla si “Don’t you
wish your girlfriend was
hot like me”, (Nuk do të
doje që e dashura jote të ishte
e nxehtë si unë), ose dhe
bluza të markave të tjera
me batuta interesante si
“Not you, but your friend”
(Jo ti, por miku yt), vajzat
shëtisin rrugëve të Tiranës.
Dhe si të gjitha tendencat e
vërteta, kjo modë ka kaluar
nga elitare, e lancuar nga
modelet botërore, në përdorim
të përgjithshëm të
masës me çmime të arsyeshme
për portofolin e të
gjithëve.


Si tendencat e
vërteta kjo modë
ka kaluar nga elitare
e lançuar nga
modelet botërore,
në përdorim të
përgjitshëm të masës


NË SHQIPËRI
Me dëshirën për të qenë gjithmonë të bukur
dhe në modë, edhe në Shqipëri është përqafuar
nga një masë e madhe njerzit, modeli i bluzave
pak të lirshme deri në maxi me sllogane të
ndryshme.

ISH-PRESIDENTI

Mikail Gorbaçov në
rolin e një modeli…


Presidenti i fundi i Bashkimit Sovje
tik dhe çmimi Nobel për Paqen është
zgjedhur së bashkë me njerëz të tjetër të famshëm
nga një markë shumë prestigjoze si ajo,
Louis Vuitton. E gjithë fushata është menduar
si një seri spotesh që kanë për
synim për të komunikuar historinë e
evolucionit të një brezi të aftë, për të
pasqyruar ndyrshimet të lidhura më
anën e duhur të zgjedhjes.
Një Gorbaçov fisnik, i fotografuar
në sedilen e pasme të makinës që ecën
përgjatë murit të Berlinit. Efekti është
të na bëjë të rilexojmë dëshminë e
jashtëzakonshme që ky i fundit simbolizon.
Rënien dominimit të partisë
pastisë Komuniste. Por, për Mikail
Gorbaçov roli i modeli nuk është një gjë e pa
provuar. Një gjë e njëjtë ka ndodhur dhe në
vitet ’80, ku ai do të paraqitej në një spot
publicitar të një zhinxiri Fast Food-esh të
“Pizza Hut”.



Message edited by dj_diamant - Sunday, 2007-08-19, 6:06 PM
 
Forum » Arti & Kultura » Moda dhe estetika » Të gjithë të çmendur për bluzat me “Slogan"
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2016

Website builderuCoz