Bamir Topi President i Shqiperise - Politika Shqiptare - Politika e qeverisja - Forum
  Tuesday, 2009-11-24, 5:11 Pm
Welcome Guest | RSS
 
Dj Diamant
Main Page | Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Politika e qeverisja » Politika Shqiptare » Bamir Topi President i Shqiperise
Bamir Topi President i Shqiperise
StariDate: Thursday, 2007-08-23, 1:53 Pm | Message # 1
Private
Group: Users
Messages: 3
Reputation: 0
Status: Offline
Cmendim keni per Bamir Topin si President i vendit tone? A do jete ai mbi palet? Apo vendimet e tij do ndikohen me shume nga PD ?

Mendimi juaj

 
EraDate: Tuesday, 2007-08-28, 5:14 Pm | Message # 2
Lieutenant colonel
Group: Moderators
Messages: 134
Reputation: 0
Status: Offline
Qe do ndikohen pak kjo dihet megjithate mendoj qe Bamir Topi eshte njeri nder presidentet me te mire qe ka pasur Shqiperia ndonjehere!
 
dj_diamantDate: Saturday, 2007-09-01, 3:51 Pm | Message # 3
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Topi, sot zyrtarisht President i Shqipërisë

Të gjitha detajet e ceremonisë presidenciale, nga Kuvendi në Pallatin e Brigadave

Bamir Topi do të marrë sot zyrtarisht në Kuvend detyrën e re si President i Republikës. Paraditja e sotme për Presidentin e ri Topi do të jetë e qetë, ndërsa pritet pasditja ku do të zhvillohen ceremonitë e rastit për marrjen e detyrës së re. Prezantimin e parë si President i vendit Bamir Topi do ta bëjë sot në orën 18.00 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Topalli, ai do të betohet para deputetëve se gjatë pesë viteve të tij si president do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Pritet që në sallë të jenë të gjithë deputetët e mazhorancës. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e betimit edhe deputetët e LSI-së, PDS-së, si dhe një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar të PS-së. Ndërsa nuk dihet ende, nëse do të jenë në sallë deputetët e PSD-së, të drejtuar nga Gjinushi dhe një pjesë e deputetëve të PS-së, që njihen si mbështetës të Ramës. Gjithashtu, në sallën e Kuvendit gjatë betimit të Presidentit të ri do të jenë të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, Presidenti në ikje, Alfred Moisiu, si dhe familja e re presidenciale. Pas betimit në sallën e Kuvendit Presidenti i ri i Republikës, Bamir Topi, do të niset drejt zyrave të tij të reja, që ndodhen në presidencë, ku do të pritet nga Presidenti aktual, Alfred Moisiu, i cili do t‘i dorëzojë zyrën dhe dosjet e tij të punës, duke e uruar për detyrën e re. Më pas, rreth orës 19.25 minuta Presidenti i ri, Topi, do të niset drejt Pallatit të Brigadave, ku ndodhet edhe rezidenca presidenciale. Në Pallatin e Brigadave janë dy tribuna, tribuna A dhe tribuna B. Në tribunën A do të jene të gjithë përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ndërsa në tribunën B do të jenë drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe të pavarura, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtarë të familjes së Presidentit të ri, Topi. Sipas protokollit, i pari që do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave do të jetë Presidenti Alfred Moisiu, i cili do ta presë te shkallët e hyrjes Presidentin e ri. Pas shtrëngimit të duarve midis dy presidentëve, njërit në ikje dhe Presidentit të ri, do të këndohet himni kombëtar dhe njëkohësisht do të ketë edhe 21 të shtëna topi për nder të Presidentit të ri. Më pas para dy presidentëve do të parakalojë truproja e nderit. Sipas protokollit, Presidenti në ikje, Alfred Moisiu do të mbajë një fjalim të shkurtër, me anë të të cilit do të urojë Presidentin e ri për detyrën e tij. Më pas Alfred Moisiu do të largohet nga Pallati i Brigadave me statusin e ish-presidentit të Republikës, i shoqëruar nga eskorta presidenciale, e rrethuar me katër motorë, për t‘ia lënë vendin e tij presidentit të ri, Bamir Topi, i cili ka organizuar edhe pritjen me rastin e marrjes së detyrës së re. Kjo është ceremonia e dytë që shteti shqiptar bën për ndërrimin e presidentëve. Të njëjtën ceremoni zyrtare për dorëzimin e postit ka bërë edhe ish-presidenti Meidani, më 2002, për t‘ia lënë vendit Presidentit konsensual Alfred Moisiu. Kurse Sali Berisha, para dhjetë vjetësh, nuk e pa me vend të bënte një gjest të tillë. Bamir Topi është Presidenti i pestë i 17 viteve pluralizëm të vendit tonë. I pari ka qenë Ramiz Alia, pas tij Sali Berisha, mandej Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.
 
Forum » Politika e qeverisja » Politika Shqiptare » Bamir Topi President i Shqiperise
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2009

Site managed by uCoz system