Gjuetari i asteroideve - Forum
  Thursday, 2016-12-08, 5:54 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Gjuetari i asteroideve - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Shekenca » Hapesira rreth tokes » Gjuetari i asteroideve
Gjuetari i asteroideve
dj_diamantDate: Tuesday, 2007-08-14, 6:59 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Astronauti i "Apollo 9" tashmë ka marrë
përsipër një mision të ri: të shpëtojë Tokën
nga goditja e trupave qiellorë

Gjuetari i asteroideve

Ka hyrë në histori si protagonist i mi
sionit amerikan në Hënë, "Apollo
9", por në rastin rënies së ndonjë
asteroidi mbi sipërfaqen e tokës, mund
të njihet edhe si Kasandra e kohëve tona,
i injoruar nga shkencëtarët e gjithë rruzullit.
Rasti Shveikart, ish-astronauti 71-
vjeçar, prej vitesh paralajmëron komunitetin
ndërkombëtar mbi rreziqet e
goditjes së planetit nga këta trupa qiellorë,
dukuri me impakt të jashtëzakonshëm
për shkak të dëmeve katastrofike
që mund të shkaktojnë, gjë që në mënyrë
të pashmangshme do shoqërohej me
vdekjen e miliona njerëzve. Në vitin 2001
krijoi fondacionin B612 (i pagëzuar me
emrin e asteroidit të përshkruar në librin
"Princi i vogël"), detyra e të cilit është
paralajmërimi për gjithë botën mbi një
rrezik që të paktën, sipas asaj që thotë ai,
nuk mund të quhet aspak i largët. Organizata
në fjalë u kërkon agjencive hapësinore
të lokalizojnë vendndodhjen e saktë
të trupave gravidantë që gjenden në
afërsi të planetit tonë, të vlerësohen
mundësitë e impaktit me tokën për secilin
prej tyre dhe të përpilohen planet për
anashkalimin e përplasjes, në rast se një
gjë e tillë është e nevojshme. Por, thirrjet
e fondacionit kanë rënë me përpikëri në
boshllëk dhe kanë munguar përgjigjet e
gjithë enteve hapësinore të të gjithë globit,
NASA në krye. "Është diçka që më bën
të mos mbyll sy gjithë natën, shpjegon
Shveikart. Jo sepse druhem për të ardhmen
e Tokës, por sepse studioj vazhdimisht
e kërkoj zgjidhje".

Interesi i tij për asteroidet lind nga interesi
i përhershëm që ka pasur mbi biologjinë
hapësinore, shkenca që studion
zanafillën dhe format e jetës në univers.
"Evolucioni i specieve që popullojnë
tokën, provon një numër të madh episodesh
të përcaktuara nga impaktet e asteroideve,
vazhdon të shpjegojë. Zhdukja
e dinozaurëve, 65 milionë vite më
parë, është shembulli më i fundit. Por ka
pasur goditje me efekt më të vogël para
dhe pas kësaj". Sipas studiuesit, bëhet
fjalë për raste shumë të shpeshta, por
edhe të parashikueshme, gjë që i jep
njerëzimit mundësinë të jetë i përgatitur.
Shveikart është ndër të parët që në
vitin 2004 dha alarmin për 9942 Apophis,
asteroidin që mund të përplasej me
Tokën në vitin 2029 e në 2036-ën. Rreziku
është më se i pranishëm, por edhe
në atë rast përgjigjja e agjencive hapësinore
është inekzistente. "Apophis ishte
një mundësi e përkryer për të kuptuar
ç'rrezik na kanoset, pasi rastet e tilla
janë të shumta, vazhdon shpjegimin shkencëtari.
Sot mundësitë e impaktit janë
1 në 45 mijë, por është kurajues fakti që
qëndron ende një ofertë e bërë nga 'Shoqata
planetare', e cila ofron 50 mijë dollarë
për njeriun që jep planin më të mirë
për parandalimin e përplasjes". Filozofia
është gjetja e sa më shumë burimeve
për të mbështetur studimet, jo vetëm
financiare, por edhe njerëzore, me ekspertë,
shkencëtarë e këdo është i aftë
të kontribuojë në çdo nivel, pasi edhe
"kontributi legal e politik është mjaft i
rëndësishëm në nisma të kësaj natyre".
Por deri më sot përgjigjet kanë qenë
mjaft të dobëta dhe Shveikart nuk heziton
për asnjë çast të akuzojë kryesisht
agjencinë hapësinore amerikane, NASA.
Kongresi amerikan i ka kërkuar kësaj
agjencie të identifikojë brenda vitit 2020
90% të trupave me diametër më shumë
se 140 metra, me orbita në afërsi të Tokës.
Por ligji i aprovuar nga kongresi dhe i nënshkruar
nga Presidenti Bush në vitin
2005, nuk ka gjetur zbatim: "NASA nuk po
e përmbush atë që i është kërkuar", vëren
shkencëtari, i bindur se duhet të drejtohet
diku tjetër për të parashtruar idetë
dhe frikën e tij. "Po punojmë me agjencinë
hapësinore evropiane. Ata kanë një
program të quajtur 'Don Kishoti', ku është
parashikuar vënia në dispozicion e dy
anijeve kozmike: 'Sanço', që shkon në
orbitë dhe vendoset në afërsi të asteroidit
dhe 'Hidalgo' që shkëputet nga Sanço
për të goditur sipërfaqen e tij". Tani për
tani programi është lënë mënjanë, por
sipas Shveikart mund të rinisë shumë
shpejt edhe me financimin e duhur, për
t'u kompletuar brenda vitit 2015. "Problemi
është se ne të fondacionit B612 jemi
të vetmit që këmbëngulim në vënien në
jetë të nismës".

Të gjithë atyre që mendojnë se probleme
më urgjente, siç është efekti serrë,
nuk lejojnë krijimin e fondeve për gjuetinë
e asteroideve, shkencëtari u përgjigjet:
"Në rast se teksa eci në rrugë rrezikoj
të shtypem nga ndonjë autobus, apo të
goditem nga ndonjë rrufe, nuk shqetësohem
vetëm për autobusin. Nuk mund të
pretendoj që të gjitha paratë të shpenzohen
për këto programe e mos të investohet
asnjë dollar për gjetjen e zgjidhjes për
efektin serrë, edhe pse duhet të them se
nuk nevojiten miliarda". Operacionet e
kërkimeve në NASA mbi këtë fushë do të
zinin vetëm 1% të buxhetit të saj, ndërkohë
që në rast se gjendeshim përpara
urgjencës për të devijuar një asteroid,
fondet e domosdoshme do të ishin astronomike.
Sipas Shveikart, të mos mbahej parasysh
një rrezik i tillë, do qe neglizhencë e
pafalshme. Edhe pasi bëhet fjalë për
fenomene të parashikueshme me lehtësi,
janë mundësitë për të vlerësuar në
masë të kënaqshme kohët dhe modalitetet
e një impakti të mundshëm. "Është
diçka e ndryshme nga uraganet: pasi
lokalizohet perturbacioni, duhen veç pak
orë përpara se të mbërrijë, dhe e vetmja
masë që mund të merret është evakuimi
i popullsisë së rrezikuar", thotë heroi i
misionit "Apollo 9", i cili i kujton të gjithë
se, në rastin e impaktit të një asteroidi,
dëmet do të jenë 10 mijë herë më të rënda
nga ato të shkaktuara nga uragani
Katrina. E megjithatë, përsërit: "Bëhet
fjalë për katastrofa lehtësisht të parashikueshme,
që mund t'u shmangen falë
njohurive dhe kapaciteteve teknike që
shkenca zotëron sot. Të mos vihesh në
lëvizje, do të thotë të mos duash të mbijetosh,
dhe njeriu do të pësonte të njëjtin
fat me dinozaurët".


RASTI SHVEIKART
I lindur më 25 tetor
të vitit 1935, në
Neptum të Nju-
Xhersit, ishastronauti
që mori
pjesë në misionin
"Apollo 9", si pilot
i modulit që u ul në
Hënë, në vitin 2001
ka krijuar
fondacionin B612


ALARMI
Shveikart është
ndër të parët që në
vitin 2004 dha
alarmin për 9942
Apophis, asteroidin
që mund të
përplasej me Tokën
në vitin 2029 e në
2036-ën. Rreziku
është më se i
pranishëm




Message edited by dj-timi - Wednesday, 2007-08-15, 9:21 AM
 
Forum » Shekenca » Hapesira rreth tokes » Gjuetari i asteroideve
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2016

Website builderuCoz