Arqile BOTI - Forum
  Wednesday, 2016-12-07, 8:26 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Arqile BOTI - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Trupi dhe shendeti » Rreth nesh » Arqile BOTI (Familja në jetën time… Dashnorja ime është puna)
Arqile BOTI
dj_diamantDate: Wednesday, 2007-08-22, 2:11 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
Arqile BOTI

“Në
jetën
e një
njeriu,
gratë
përsëriten”


Gratë dihen që kanë smirë
për njëra-tjetrën… An
tagonizmi shfaqet më
tepër tek gratë… Gratë
përsëriten, sepse mund të martohesh
sërish dhe gjen një grua tjetër,
ndërsa shoqëria nuk përsëritet…
Nëse njeriu i shërben vetëm
familjes së vet, nuk është se bën
ndonjë gjë të madhe, pasi edhe një
kafshë i shërben vetes së vet dhe
familjes së saj... po pikërisht tek
shërbimi shoqëror dallohet njeriu
nga kafsha… Dashnorja ime është
puna. Familja është marrëdhënie
ekonomike, kujdesi dhe respekti
reciprok… Politika opozitë-pozitë të
mos jenë në marrëdhënie lufte me
njëra-tjetrën”, janë këto disa nga
mendimet e mjekut popullor, Arqile
Boti. Ndërkohë që jeta, mendimet e
tij për seksin e kundërt, marrëdhëniet
me Zotin dhe me njerëzit, puna,
familja, mendime për edukimin e
brezit të ri në programet e shkollave
e deri tek situata politike sot në Shqipëri,
vijnë në këtë intervistë eksk-luzive për “Gazeta Shqiptare”.
Si është një ditë normale e juaja?
Meqë gjatë ditës kam mjaft
njerëz, ndonjëherë kur kam ndonjë
punë lëviz, mbaroj ndonjë punë
fshehurazi, pastaj gjithë ditën deri
pasdite jam në zyrën time, ku çdo
ditë vijnë mbi 40 veta. Nëse do të
vëmë ndonjë përmbledhje të 45-
vjetëve që kam në mjekësi, dalin 2
milionë e ca vizita që kam bërë.
Domethënë, një shifër shumë e
madhe dhe shumë e ngjeshur, por
unë jam i kënaqur, pasi zbatoj parimin
fetar të Krishtit dhe të Muhametit,
pasi unë kam pikëpamje
unitare për fetë. Për mua, feja dhe
Zoti është një, ai që duhet të jetë i
pari, duhet të jetë shërbëtor i të
gjithëve siç thotë dhe Krishti. Është
një gjë madhështore dhe nuk është
kaq kollaj, sidomos kur je familjar.
Kur je beqar është më e lehtë, por
kur je i martuar, je edhe më i kufizuar.
Unë jam munduar të jem shërbëtor
i njerëzve, nuk është se kam
arritur majat, por përpiqem. Këtu
edhe dallohet njeriu, pasi nëse
vetëm i shërben familjes së vet, nuk
është se bën ndonjë gjë të madhe,
pasi edhe një kafshë i shërben vetes
së vet edhe i shërben familjes së saj.
Po pikërisht tek shërbimi shoqëror
dallohet njeriu nga kafsha.
A mbeten të kënaqur njerëzit
pas vizitave tek ju?
Unë nuk pretendoj që të vijnë të
gjithë të më falënderojnë, por disa
që kanë sëmundje të rënda, vijnë.
Por gjithsesi, askush nuk mund të
pretendojë 100 për qind rezultate,
pasi 100 për qind të shëron vetëm
Zoti, të tjerët janë relativë. Kjo botë
është relative. Unë nuk mund të
pretendoj që të shëroj 100 për qind.
Për mua, e rëndësishme është se
unë i kam mirë marrëdhëniet me
njerëzit, me bazën. Por njeriu duhet
ta ketë mirë me Zotin, sepse
njeriu është mëkatar. Dhe nëse do
ta shihnim njeriun në raport me
Zotin, është shumë poshtë, kështu
që njeriu duhet të jetë mirë në
raport me njerëzit poshtë.
Domethënë, vetëm njerëzit poshtë,
masa mund të të vlerësojë, pasi
asaj i shërbehet. Ajo është pasqyra
më e qartë.
Keni punuar si mjek popullor
në dy kohë të ndryshme. A ka
qenë e vështirë për ju para viteve
’90?
Kuptohet që sot është më e lehtë,
pasi unë kam pasur edhe
peripecira. Pasi kur del një mjek i
ri, gjithmonë ka reagime nga ministria,
shpeshherë unë jam thirrur
në ministri në kohën e Enverit e
kam pasur edhe debate dhe për
shkak të kësaj situate jam larguar
në fshat dhe kam punuar 30 vjet
atje. Fshati ishte më i mirë, për arsye
se e shijoje punën, ndërsa këtu
ka luftë. Sepse zilia e njerëzve është
më keq se gratë. Në kohën e sotme
që quhet demokraci, në ekonominë
e tregut edhe politikanët



“Nëse njeriu i shërben
vetëm familjes së vet
s’është se bën ndonjë gjë
pasi dhe kafsha i shërben
vetes dhe familjes së saj...

këpusin kokën e njëri-tjetrit.
Ju e konsideroni veten shërbëtor
i njerëzve. Po familja ç’vend
zë në jetën tuaj?
Familja në jetën time… Dashnorja
ime është puna. Familja është
marrëdhënie ekonomike, kujdesi
dhe respekti reciprok. Por
dashuroj punën dhe në radhë të
parë Zotin, pasi ai është e mira absolute.
Pas punës është familja.
Nëse unë do të shkoj mirë me
punën, do të shkoj edhe mirë me
familjen. Nëse nuk do të shkoj mirë
me punën, të merrem me gjëra të
kota, vetëkuptohet që nuk do t’i
kem mirë marrëdhëniet edhe me
familjen. Përmes punës respektohet
familja. Jo nëpërmjet familjes
nderohet puna e anasjelltas. Në rast
se i kushtohesh vetëm familjes dhe
bën çfarë thotë ajo, herë ose vonë
nuk do të jesh utilitar.
Sa kujdesesh për familjen?
Për familjen kujdesem në
drejtim botëkuptimor, pasi në rast
se fëmija nuk edukohet nga pikëpamja
morale që kur është adoleshent,
fëmija mund të shkasë në shoqërinë
e sotme. Kështu që unë mendoj
se edukimi në moshën e adoleshencës
është më i miri. Në këtë
moshë i jepet mësimi i duhur për
botëkuptimin në jetë. Për këtë mendoj
që librat fetarë dhe ata
psikologjikë janë një mjet shumë i
rëndësishëm për të formuar atë
moshë dhe kjo deri diku testohet
më vonë. Unë mendoj se nëse në
shkollë bëhet një mësim seksual
dhe nënvleftësohet mësimi fetar e
nuk bëhet fare moral, është një
mësim anapulla, përsëmbrapi.
Sepse para se të bëhet edukatë seksuale,
duhet të bëhet edukatë morale.
Domethënë që programet që
bën ministria kanë mangësi. Unë i
them mendimet e mia hapur dhe
për këtë arsye jam rrezikuar dy-tri
herë të futem edhe brenda në burg
në kohën e Mehmet Shehut, por
kanë rrjedhur gjërat dhe kam shpëtuar.
Por Zoti i solli gjërat në këtë
mënyrë, që unë të shpëtoja paq.
Domethënë ka qenë Zoti, ai që
ju ka ndihmuar në këto raste?
Sigurisht që ai. Vetëkuptohet. Ai
që nuk e ka provuar mbrojtjen e tij,
e kërkon vetëm kur është në vështirësi,
kur ka një sëmundje. Unë po
u sjell një histori të vërtetë. Në vitin
2001 kam qenë sëmurë në Greqi.
Kam ikur me karrocë dhe isha në
pikëpyetjen a do të shpëtoja apo jo.
U shtrova në spitalin e Janinës në
gjendje të rëndë dhe dëgjova një zë
që më tha: “Ti do të shpëtosh”. Dhe
ja ku jam. Këto janë gjëra të përjetuara.
Domethënë është Zoti ai që i
vendos. Unë nuk jam kundra
mjekësisë, pasi do të ishte absurde.
Zoti më dha qetësi, pasi unë nuk u
alarmova që isha në atë gjendje afër
vdekjes; isha i qetë, pasi Zoti e ka
në dorë. Unë tani do të isha i vdekur,
pasi gjithë njerëzit me
sëmundjen time nuk kanë jetuar,
por unë jam këtu dhe këtë e kam
nga Zoti.
Na tregoni diçka për familjen
tuaj
Unë kam gruan, kam vajzën të
martuar, e cila ka dy fëmijë, kam
edhe një djalë, që është student në
Universitetin e “New Jork”. Unë
jam pak anglosakson, pavarësisht
se i dua gjithë njerëzit. Por kam një
prirje për anglishten, pasi Amerika
dhe Anglia janë dy vende që e
kanë vlerësuar punën time. Më
kanë dhuruar disa medalje dhe
konkretisht më kanë bërë edhe një
propozim për t’u bërë drejtor i repartit
të përgjithshëm në Qendrën
Kombëtare të Kembrixhit për problemet
e shëndetësisë. Kjo do të
thotë që ata e vlerësojnë punën
time, madje nga Amerika më ka
ardhur një dekoratë për punën që
bëj në Shqipëri, pasi unë prej vitit
1992 gëzoj edhe nënshtetësinë
amerikane. Pra Amerika më vlerëson
mua, duke më konsideruar si
amerikan. Perëndimi i vlerëson
këto gjëra.
E gëzoni të njëjtin vlerësim
edhe në Shqipëri?
Nga Shqipëria, mua më duhet
se çfarë thonë njerëzit poshtë. Po
foli baza mirë, pak rëndësi kanë
vlerësimet. Dhe nëse jam mirë me
Zotin, pak rëndësi ka nëse të vlerësojnë
apo jo njerëzit. Pasi unë nuk
punoj për t’u dukur, por punoj për
t’u shërbyer njerëzve, madje vetë
Krishti ka thënë që kur bën një gjë
të mirë, mos u mburr, mbyllu brenda


në dhomë dhe mos i trego njeriu!
Kur bëni mrekulli, mos u
mburrni! Pra duhet modestia dhe
jo egoizëm. Unë nga pikëpamja
njerëzore nuk jam egoist, nuk
kërkoj pse ky është para meje, edhe
sikur të jetë, unë e vlerësoj. Smira
është mjaft negative. Duke filluar
që nga smira e grave e në vazhdim.
Përse mendon se gratë kanë më
shumë smirë?
Por ju e dini vetë që gratë dihen
që kanë smirë për njëra-tjetrën, pse
kjo është më e bukur se unë, antagonizmi
shfaqet më tepër tek gratë.
Nëse një burrë merret me këto gjëra,
atëherë ai ka ndërruar rolet, ka kaluar
në një fushë tjetër. Nuk është
puna se nuk i vlerësoj gratë, unë jam
i mendimit që gruaja duhet në
radhë të parë të jetë bashkëpunëtore,
në radhë të dytë të jetë shtëpiake.
Ju mund të thoni se nuk janë të
gjitha gjërat, por unë them se po të
jem vetëm, unë e realizoj, por detyra
e një gruaje të mirë është që të jetë
fetare, sepse nëse unë do të jetoj me
një grua jofetare ose të bashkëjetoj,
se sot ka jetesë dhe bashkëjetesë,
atëherë nuk do të merresha vesh.
Gratë duhet të jenë fetare dhe bashkëpunëtore.
Domethënë, aq sa ka
mundësinë të të ndihmojë në punën
tënde. Por, në kohët e sotme është
pak vështirë të gjesh gra të tilla.
Cili është personi më i veçantë
në jetën tuaj?
Profesorët e mi të gjimnazit dhe
të universitetit, mbeten njerëzit më
të respektuar nga unë. Por dua të
them se profesorët dhe shokët e
shoqet e klasës nuk përsëriten.
Gratë përsëriten sepse mund të
martohesh sërish dhe gjen një grua
tjetër, ndërsa shoqëria nuk
përsëritet. Mes të gjithëve profesorët,
të cilët nuk i adhuroj, por u
përulem; unë këtu do të veçoja
Petro Zhejin, të cilin e kam pasur
në gjimnaz në Gjirokastër. Ai është
një person enciklopedik që më
ka dhënë formimin, po padyshim
edhe prindërit e mi që kanë
ndikuar shumë në formimin tim,
sidomos nëna ime që ka punuar me
devotshmëri mbi mua.
Në derën tuaj vijnë shumë
njerëz. Mendoni që do të vazhdoni
t’i përkushtoheni shërbimit të
njerëzve gjithmonë?
Mendoj që këtë punë do ta vazhdoj
gjithë jetën. Pasi kjo jetë është
aktivitet. Në momentin që ndalon
aktivitetin, vjen pleqëria dhe vdekja.
Unë konkretisht, para tri ditësh
kam ecur 20 kilometra malore në
një vend fetar dhe kjo më bëri
shumë mirë. Dhe nëse sot, shumë
njerëz vuajnë nga obeziteti dhe tensioni,
e kanë nga moslëvizja. Sot në
botën moderne, njerëzit marrin
makinën dhe kudo lëvizin me të,
duke mos ecur fare. Po këta njerëz
kur të kalojnë të 60-at, do të ecin
me dy shkopinj, jo me një. Jeta është
një aktivitet, por kur punon në
një profesion duhet ta duash atë.
Nëse nuk e do, është e kotë. Unë
jam për këtë, që njeriu duhet të
punojë aty ku ka prirje. Dhe mendoj
që prindërit duhet t’i lënë fëmijët
aty ku të kenë prirje për të vazhduar
universitetin dhe për të punuar.
Përveç punës së përditshme, a
keni në duar ndonjë studim?
Unë, tani në Amerikë kam një
studim timin me një grup mjekësh
atje për leucemitë, ku më kanë bërë
një propozim që kërkimi im do të
studiohet dhe ata do të studiojnë
me vëmendje çdo detaj të tij. Dhe
meqë më jepet rasti, unë dua që të
bëjmë një grup kërkimor që nuk
janë leucemitë kancer, por janë inflamacion,
kjo gjë po studiohet aktualisht
dhe ka mundësi që të fillojmë
një studim mjaft të fortë dhe
shpresoj që me ndihmën e Zotit ta
realizojmë.
Cili është gjykimi juaj për situatën
e sotme në vend?
Këtu në Shqipëri, unë kam konstatuar
se duhet të kuptohet mirë,
që politika opozitë-pozitë të mos
jenë në marrëdhënie lufte me njëratjetrën.
Për shembull, mund të jesh
në marrëdhënie të ndryshme, por
jo lufte. Pasi kështu nuk shkohet
përpara asnjëherë. Në rast se politikanët
do të qetësohen me njëritjetrin
dhe do të bashkëpunojnë
duke dhënë mendime të ndryshme,
atëherë ky vend do të shkonte
më përpara. Këtu në Shqipëri,
duke filluar që nga Partia
Demokratike e Socialiste, në rast
se do vënë në vendet kyçe militantë,
do dështojnë. Aty duhet të
vendosin njerëz të aftë dhe jo militantë.
Këto janë pseudolavdërime
për njerëzit militantë.
Me këtë rast i drejtohem Kryeministrit
Sali Berisha, të cilin unë e
njoh mirë, që duhet të largojnë nga
vendet e forta militantët dhe të
vendosin të duhurit.

“Gratë përsëriten, sepse
mund të martohesh
sërish dhe gjen një grua
tjetër, ndërsa shoqëria
nuk përsëritet”
[/size]



Message edited by dj_diamant - Wednesday, 2007-08-22, 2:17 PM
 
Forum » Trupi dhe shendeti » Rreth nesh » Arqile BOTI (Familja në jetën time… Dashnorja ime është puna)
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2016

Website builderuCoz