| dj_diamant | Date: Thursday, 2007-08-16, 6:15 Pm | Message # 1 |
 Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
| Banorët e plazhit: Muzika e natës na shkatërroi nervat DURRES Të jetosh në zonën e plazhit muajt e verës është një tmerr më vete. Banorët e plazhit kanë vite që ankohen për zhurmën që shkakton muzika, e cila sipas tyre nuk i le të mbyllin sytë gjatë gjithë natës. Muzika nis në orën 21.00 të mbrëmjes dhe përfundon ndaj të gdhirë. Kjo histori zgjat 2 muaj për çdo sezon veror. Banorët kanë disa vite që janë ankuar për këtë problem, por sërish kjo nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Çdo sezon vere, ata janë të detyruar të dëgjojnë zhurmat dhe muzikën e lartë të lokaleve, ku pushuesit festojnë gjithë natën. ZHURMA Ata që banojnë në plazhin e Durrësit, e sidomos pranë vijës së parë të ndërtimeve, e kanë harruar thuajse fare gjumin e natës. Kjo për shkak të kakofonisë së tingujve muzikorë dhe të zërave të këngëtarëve, të cilët janë të pranishëm thuajse në të gjithë restorantet e plazhit të Durrësit. Banorët janë ankuar në organet e pushtetit vendor dhe kanë kërkuar që të vendoset një orar për përdorimin e muzikës në zonën e plazhit. Atje ju kanë thënë se orari i muzikës është deri në orën 01.00 të mëngjesit dhe pastaj bëhet pushim. Por ndonëse ky orar është sanksionuar në letër, ai mbetet thjesht një vendim teorik, pasi në praktikë muzika në plazh vazhdon deri në orën 03.00 apo 04.00 të mëngjesit, ndërsa të shtunave dhe të dielave, deri sa të zbardhë. RESTORANTET Disa prej restoranteve përdorin amplifikatorë të fuqishëm, të cilët dëgjohen deri në kupë të qiellit e të tjerë, impiante po aq të fortë. Banorët e plazhit thonë se nga pagjumësia nuk janë në gjendje që të punojnë nëpër qendrat e tyre të punës ku janë punësuar, pasi plazhi është transformuar në një disko gjigande në të cilin muzika nuk resht kurrë. Në plazhin e Durrësit, i cili përfshihet në lagjen nr. 13 të Durrësit, tashmë banojnë 18 mijë banorë. Plazhi nuk konsiderohet vetëm si zonë turistike, por si një qendër urbane. Një pjesë e madhe e këtyre banorëve janë punësuar në ndërmarrje të ndryshme në Durrës dhe në mëngjes ju duhet që të shkojnë në punë. Por pas mbrëmjeve të zhurmshme, ata thonë se ndjehen të lodhur ende pa nisur punën. BANORET Banorëve të plazhit nuk iu mbetet gjë tjetër vetëm sa të pushojnë pak orë pasi kthehen nga puna. Por sipas tyre, ky pushim nuk jua zëvendëson gjumin e natës. Në fakt ky ritual përsëritet për çdo vit në Durrës dhe banorët përsërisin të njëjtën ankesë, por ende nuk kanë zgjidhur gjë. Edhe vitin e kaluar, një grup banorësh u ankuan pranë strukturave të pushtetit vendor dhe kërkuan DURRES - Agjencia Kombëtare e Privatizimit, dega Durrës nuk ekziston më. Me një vendim të qeverisë ajo është transferuar në Tiranë dhe kushdo që ka punë me këtë institucion duhet të shkojë te një godinë e cila ndodhet te “21 Dhjetori”. Transferimi i kësaj dege ndodh në një kohë kur në Durrës janë disa ndërmarrje të rëndësishme që ende vazhdojnë të mbahen nga shteti, apo objekte po në pronësi të shtetit të cilët prej kohësh janë jashtë funksioneve dhe po amortizohen krejtësisht. Të tilla janë një numër ndërmarrjesh e magazinash në Shkozet dhe në pjesë të tjera të qytetit, që ende nuk dihet se përse nuk privatizohen, por lihen në mëshirë të fatit. Të tilla janë ish-fabrikat e gomës e të plastikës, një numër magazinash, agjencia detare “Taulantia”, mjetet detare, e të tjera. 3 vjet më parë, AKP-ja nisi procedurat për privatizimin e Agjencisë Detare “Taulantia” si dhe të mjeteve detare, por pas dy ankandeve të papërfunduara procedurat janë ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të rinisin nga e para. Ndërkohë, janë disa dhjetëra banorë të Durrësit të cilët janë në procese privatizimesh të objekteve të ndryshme, kryesisht dyqane apo ndonjë magazinë e vogël, të cilëve ju duhet të shkojnë në Tiranë pasi të gjitha dosjet e tyre janë transferuar në kryeqytet. zgjidhje finale të këtij problemi. Sipas tyre, për çdo vit vazhdon t’i shoqërojë i njëjti fenomen. Pronarët e lokaleve nuk e respektojnë rregulloren, ndërsa askush nuk merr masa për të ndëshkuar personat që shkelin këtë rregullore. Zhvendosja Banorët e Durrësit, të cilët janë në proces privatizimesh, tashmë duhet të shkojnë në Tiranë për procedurat përkatëse, pasi Agjencia Kombëtare e Privatizimit, për degën e Durrësit është zhvendosur në zonën e “21 Dhjetorit”, në kryeqytet ORARI Orari i vënë nga organet vendore është deri në orën 01.00 të mëngjesit dhe pastaj bëhet pushim. Por ndonëse ky orar është sanksionuar në letër, ai mbetet thjesht një vendim teorik, pasi në praktikë muzika në plazh vazhdon deri në orën 03.00 apo 04.00 të mëngjesit, ndërsa të shtunave dhe të dielave deri sa të zbardhë
Message edited by dj_diamant - Thursday, 2007-08-16, 6:19 Pm |
| |
|
|