“Loja e madhe” e Rusisë për Kosovën - Forum
  Wednesday, 2016-12-07, 8:19 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | “Loja e madhe” e Rusisë për Kosovën - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
Page 1 of 11
Forum » Politika e qeverisja » KOSOVA » “Loja e madhe” e Rusisë për Kosovën (Beteja për statusin, luftë për gazsjellësin. Putin e përdor)
“Loja e madhe” e Rusisë për Kosovën
dj_diamantDate: Friday, 2007-10-26, 8:51 AM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
“Loja e madhe” e Rusisë për Kosovën

Analistë të njohur e kanë cilë
suarqëndriminePutinitpër
Kosovënsi"pazarineri"dhe
kanë parashikuar se rusët do ta
shfrytëzojnë përsëri Serbinë, si
monedhëpërkusurndërkombëtar.
NëPerëndimjanë gjithnjë emë
të shpeshta rastet kur qendra të
ndryshme studimesh merren me
statusin e Kosovës. Ato studiojnë
elementëmendërthurjeserioze,në
tëcilatijepetrëndësishumëemadheBallkanit,
eveçanërishtKosovës
si qendër e tij,sidomospër Rusinë.
Kështu, siguria energjetike,
domethënëfurnizimiiEvropësme
naftë e gaz nga Bazeni i Kaspikut e
AziaeMesmedhepërplasjadirekte
e interesave të SHBA-ve, Rusisë e
vendeve të tjera, rreth kontrollit të
këtyrerezervavestrategjikedhekorridoreve
të transportit, kanë qenë
në qendër të vëmendjes së një rrethistudiuesishkanadezë.
Njëriprej
tyreështëMahdiDariusNazemroaja,
bashkëpunëtor i Qendrës për
GlobaliziminnëOtava,icilikabotuarnërevistën"
GlobalResearch",artikullin"
LojaemadhearrinnëMesdhe:
Gazi,nafta,luftadhegjeopolitika".
S tudiuesikanadezeshehpolitikën
e tanishme ndërkombëtare,
në kuadër të lindjes së një poli të ri
gjeopolitik,përballëNATO-s.Aleancaere,
rivaleeNATO-s,ecilakryesohetngaKina,
RusiadheIrani pritet
të përfshijë në perspektivë edhe
vendetë tjera si India.Nazemroaja
thotësenëskenëështënjëshpërndarjeseriozeefuqisëglobaledhese
rezultati i ngjarjeve të tanishmedo
të përcaktojë dominimin në gjithë
shekullin21.Luftakryesorezhvillohet
rreth ndërtimit të gazsjellësit të
rinënkontrollinamerikan("Projekti
Nabuko"), i cili duhet të anashkalojë
territorin rus. Ky projekt
strategjik energjetikdotë furnizojë
me gaz blerësit e BE-së nëpërmjet
Ballkanit.Nëkëtëvariant,rrugamë
eshkurtërdotëkalontengaKosova.
Sipas llogaritjeve të ekspertëve të
përfshirënë"ProjektinNabuko",në
këtë drejtim mund të transportohendyherëmëshumëgazngaBazeniiKaspikut,
sesajanënëgjendje
t'iofrojnërusëtEvropës,nëpërmjet
kapacitetevetësajnëkëtëmoment.
NëseK osovabëhetepavarur,besohet
se nuk do të kishte pengesa, që
një degë e rëndësishme e "Gazsjellësit
Nabuko", nën kontrollin e
SHBA-ve e NATO-s, të kalojë nga
MaqedoniaeKosova,mëpasnëpër
republikat ish-Jugosllave, për në
Austri dhe Evropën Perëndimore.
Pas vitit 1999, mund të arrihet në
përfundimin se Rusia ka edhe shkaqe
të tjera për të kundërshtuar
shkëputjen e Kosovës, sepse kështu
pengon ndërtimin e gazsjellësit
konkurrentamerikan.
Ethet diplomatike
Një tezë të ngjashme ka paraqituredhestudiuesiinjohuramerikan
NoamÇomski,nënjëintervistëpër
gazetën"Danas"nëmarstëkëtijviti.
Ipyeturpërmotiveteangazhimittë
fort ëamerikanpërpavarësinëeKosovës,
Çomskikathënë:"Nukjami
sigurtë se presioni amerikan është
ështëerëndësishmepërdyarsye:E
para, është mundësia për një bazë
të madhe ushtarake, ndërsa tjetra
është mundësia e ndërtimit të naftësjellësit
e gazsjellësit,qëdotë kalonte
nëpër Kosovë ose në afërsi të
saj.Ashtusijanësotgazsjellësitdhe
naftësjellësit,dikurkanëqenëhekurudhat.
Projekti i hekurudhës së
Kosovës ka qenë mjaft prezent në
Evropë në prag të Luftës së Parë
Botërore.Atëherëkanëqenëdyprojekte,
njëriprejtëcilëvenënkuptontendërtiminehekurudhësqëdotë
lidhteVjenënmeLindjeneMesme,
nëpërmjetSa nxhakuteKosovës.
I dyti ka qenë projekti i hekurudhëssëDanubit,
tëcilënRusiado
takalontenëpërSerbi,nënjëdrejtim
tëngjashëmmehekurudhënesotshme
Bar-Beograd. Nazemroaja
thotësetaniështëmomentiivërtetë
historik, duke sqaruar se Samiti i
DytëiShtetevetëKaspikutiorganizuarnëTeherandotëndryshojësituatëngjeopolitikeglobale.
Aktiviteti
diplomatik i zhvilluar në prag të
takimittëpesështetevetëKaspikut
(takimi iTeheranit,Rusisë,Azerba
jxhanit, Kazakistanit, Turkmenistanit
e Iranit), si vizita e shefes së
diplomacisëamerikaneKondoleza
Rajs dhe e Sekretarit amerikan të
MbrojtjesRobertGejtsnëMoskëdhe
bisedimet e shefit të Kremlinit PutinmekancelarengjermaneMerkel
në Vizbaden, e vërteton këtë deklaratë.
NëVizbaden projekti rusogjermanigazsjellësittëVeriut(
Severni
Potok), kaqenëtemëe rëndësishme
e bisedimeve. Ai pritet të
sjellë gaz përGjermaninëdhevendet
e tjera evropiane nëpër detin
Baltik, duke anashkaluar rrugën e
deritanishme të transitit nëpër
Ukrainë, Bjellorusi, Poloni, Sllovaki
e Çeki.

 
EraDate: Friday, 2007-10-26, 4:29 PM | Message # 2
Lieutenant colonel
Group: Moderators
Messages: 134
Reputation: 0
Status: Offline
Tërheqja gjeopolitike e Rusisë pas vitit 1989 përfundoi në 1991 me një «Brest Litovsk» faktik të ri,
kur Rusia humbi në fillim vendet satelite të Europës Lindore dhe pastaj vendet periferike të perandorisë, republikat balltike,
Ukrainën, Bjellorusinë dhe republikat kaukaziane, duke u tërhequr pas në kufijtë e vitit 1918, të cilat regjimi bolshevik i
porsainstaluar u detyrua që t’i pranonte në kapitullimin e Brest-Litovsk-ut përballë Gjermanisë.
Ajo që po ndodh me Rusinë e pas vitit 1991, është një deja vu e asaj që ka ndodhur me Rusinë e pas vitit 1918. Rusia
sovjetike midis viteve 1918 dhe Luftës së Dytë Botërore erdhi duke u fuqizuar dhe, në një aleancë antigjermane me fuqitë
perëndimore anglosakse, gradualisht i rifitoi jo vetëm territoret e humbura në dhe pas Luftës së Parë Botërore, por arriti të
siguronte dhe një zonë influence në Europën Qendrore dhe Juglindore, të cilën carët nuk kishin mundur që ta siguronin dot
kurrë. Por asimetria e politikës ruse të kohës së komunizmit ishte se ekspansioni territorial rus në kufijtë perëndimorë nuk
ishte i shoqëruar me përfitime ekonomike për Rusinë, madje Rusia detyrohej të paguante për këto vende një çmim ekonomik,
duke i furnizuar ato me naftë dhe lëndë të para të tjera, me çmime shumë më të ulëta se tregu botëror, pa përmendur këtu
armët. Në këtë asimetri qëndron një nga arsyet themelore të shembjes së perandorisë sovjetike. Rusia postperandorake e
pas vitit 1991, e liruar nga prangat e ekonomisë së planifikuar dhe nga barra e shpenzimeve për mbajtjen e një ushtrie të
stërmadhe dhe për prodhimin gjigand të armatimeve, erdhi duke u fuqizuar, duke përfituar veçanërisht nga shitja e gazit dhe
e naftës në një treg botëror ku çmimet e tyre kanë ardhur duke u rritur. Në mënyrë të natyrshme rifuqizimi i Rusisë do të çonte
në rritjen e impaktit gjeopolitik të saj. Sot një Rusi e fuqizuar veçanërisht nga të ardhurat e mëdha që siguron nga shitja e
gazit dhe e naftës, ndihet në gjendje t’i bëjë një sfidë gjeopolitike SHBA, në Ballkan dhe në Europën Qendrore. Ashpërsimi i
qëndrimit rus për Kosovën ka ecur pari passu me ashpërsimin e qëndrimit rus ndaj vendeve të Europës Qendrore, Çekisë
dhe Polonisë, të cilat morën nga Moska kërcënime në terma të pagabueshme, dhe të padëgjuara pas Luftës së Ftohtë, se
pasi këto vende pranuan që të vendosin në territorin e tyre sistemet antiraketore amerikane, ato do të konsiderohen nga
Moska si target, në kuadrin e strategjisë ushtarake ruse. Pra, Rusia ka filluar të ushtrojë një protagonizëm gjeopolitik të
padëgjuar pas Luftës së Ftohtë. Tipari i ri i politikës ruse është se për herë të parë që pas vitit 1917, në politikën e Rusisë ka një
simetri midis aspektit gjeopolitik dhe atij ekonomik, pasi Rusia e shikon rritjen e influencës së saj gjeopolitike si një mënyrë
për të konsoliduar dhe zgjeruar tregjet e saj të gazit dhe të naftës. Në anën tjetër, Rusia, ekspansionin e saj në tregjet
energjetike në ish-territoret perandorake në Perëndim dhe në Europën qendrore dhe në Ballkan e shikon si një mënyrë për të
rritur influencën e saj gjeopolitike. Në këtë kontekst, Rusia e shikon me shqetësim dhe bezdi prirjen e SHBA për të pasur një
prezencë të fortë në disa ish-territore sovjetike, posaçërisht në Ukrainë, republikat Balltike dhe Gjeorgji, si dhe në vendet ishsatelite
të Rusisë në Europën Qendrore dhe në Ballkan. Në Moskë e kanë shumë të qartë se në rast se nuk do të ishte për
prezencën amerikane në atë që dikur Donald Rumsfeld e quajti «Europa e Re» dhe që deri në përfundim të Luftës së Ftohtë
ka qenë pjesë e territorit sovjetik, ose pjesë e zonës ruse të influencës të mbajtur nga ushtria sovjetike, influenca ruse në
këto vende do të ishte shumë më e madhe se ç’është sot, duke qenë këto vende të detyruara që t’i nënshtroheshin diktatit të
versionit të ri të një Pakti «Molotov-Ribentrop», me anë të së cilit Rusia dhe Gjermania, që sot janë më afër se kurrë në
historinë e tyre, do të ndanin influencën e tyre në këto territore. SHBA nuk e shohin me kënaqësi bllokun ruso-gjerman
prandaj, për ta relativizuar atë kanë përgatitur projektin gjeopolitik që tashmë njihet me emrin “Europa e Re” ku përfshihen
vendet ish-komuniste, nga Deti Balltik në Detin Adriatik. Sot, në fjalorin politik ndërkombëtar me termin “Europa e Re”
shenjohen ato vende ish-komuniste që, për arsye historike sigurie janë për marrëdhënie politike dhe ushtarake
preferenciale me SHBA, ndërsa kërkojnë edhe të anëtarësohen në BE, gjë që pjesa më e madhe e tyre tashmë e ka arritur.
Marrëdhëniet e tyre preferenciale politiko-ushtarake me SHBA vijnë për shkak se këto vende e shohin SHBA, si të vetmen
fuqi të aftë dhe të besueshme për të garantuar sigurinë e tyre në kushtet kur ato gjenden të kapur si në një morsë midis dy
gjigandëve, Rusisë dhe Gjermanisë, që historikisht janë marrë vesh për t’i ndarë dhe sunduar këto vende. BE ku politikisht
dhe ushtarakisht dominojnë Franca dhe Gjermania nuk u jep garanci këtyre vendeve, pasi në kujtesën e tyre historike
Gjermania është xhelati i tyre, ndërsa Franca është e lidhur me Marrëveshjen e Munich-ut. Aq më tepër është e dyshimtë për
ta një Francë që është aleate e ngushtë me Gjermaninë, që sot është afruar përsëri me Rusinë. Historia është tepër e hidhur
për t’ i bërë viktimat të besojnë se ajo nuk do të përsëritet më. Përndryshe vendet e “Europës së Re” e shohin aleancën me
SHBA, të materializuar me futjen e këtyre vendeve në NATO, si një garanci për sigurinë e tyre nacionale. Vendet e “Europës
së Re” besojnë tek SHBA edhe për shkak se SHBA kanë interes që “Europa e Re” të shërbejë si një tampon gjeopolitik
proamerikan midis Rusisë dhe bllokut franko-gjerman. Këto vende besojnë se një garanci për sigurimin e tyre nacional e
dhënë nga SHBA, është shumë më e besueshme dhe më e vlefshme se një garanci e dhënë BE. Nga ana tjetër SHBA
kërkojnë t’ i bindin këto vende në vlerën e aleancës me SHBA. Tekefundit kjo qe dhe një nga synimet e fushatës amerikane
kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës. SHBA u tregoi këtyre vendeve se ato mund të ndërmarrin veprime luftarake edhe në
Europë, çka bëri një përshtypje të thellë tek këto vende. Nga pikëpamja e skemës gjeopolitike amerikane të “Europës së Re”,
Kosova dhe Republika e Shqipërisë janë një mbyllje e natyrshme në Adriatik e brezit të shteteve që fillon në Balltik. SHBA
kanë interesa në Kosovë dhe në krejt hapësirën nacionale në të dy anët e kufirit, duke inkluduar dhe Republikën e Shqipërisë,
në kuadrin e gjeopolitikës amerikane të Europës së Re. Fushata ushtarake e NATO-s kundër Serbisë, për të larguar Serbinë
nga Kosova u bë me insistimin amerikan dhe një nga synimet e kësaj fushate ishte që të ndalonte afrimin e Francës dhe
Gjermanisë me Rusinë, si dhe të shkaktonte një konflikt gjeopolitik mes tyre, duke qenë se Rusia ishte mbrojtëse e Serbisë,
ndërsa Franca dhe Gjermania do të merrnin pjesë në fushatën kundër Serbisë si vende anëtare të NATO-s. Vendet
europiane, anëtare të NATO-s, me përjashtim të Britanisë së Madhe, nuk kishin dëshirë të merrnin pjesë në fushatën
ushtarake kundër Serbisë, por e bënë këtë gjë, për shkak se SHBA ua bënë të qartë se spastrimi etnik i Kosovës nga ana e
Serbisë ishte vetëm fillimi i një procesi apokaliptik, që do të përhapej në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi, Rumani,
Hungari, duke shkaktuar përmbytjen e Europës Perëndimore me disa «cunami» refugjatësh, që do të arrinin në dhjetëra
milionë njerëz, dhe duke e detyruar Europën të bënte shpenzime gjigande për të kapërcyer megakrizën humanitare. Për këtë
arsye Franca, Gjermani, Itali dhe vendet e tjera europiane anëtare të NATO-s i ndoqën SHBA dhe Britaninë e Madhe në luftën kundër Serbisë dhe u pajtuan me praninë ushtarake amerikane në Ballkan dhe ndoshta edhe në Europën Qendrore,
duke i parë SHBA si frenues të kaosit, dhe duke e pranuar si të domosdoshme praninë ushtarake amerikane në Europën
Juglindore dhe në atë Qendrore. Por fushata amerikane në Irak, në 2003, ndryshoi shumë realitete gjeopolitike të krijuara
pas Luftës së Ftohtë dhe për herë të parë pas Luftës së Ftohtë, Parisi, Berlini dhe Moska u sintonizuan në një kor që
denonconte atë që ata e quanin ambicie të shfrenuar amerikane për të sunduar botën. Tashmë ato ishin të një mendjeje se
SHBA po tregonin prirjen të ishin krijues dhe rëndues të problemeve gjeopolitike dhe jo zgjidhës apo frenues të tyre. Këtu
ndihmoi dhe shkallëzimi i debatit të brendshëm amerikan kundër vendimit të administratës së Bush për të ndërhyrë
ushtarakisht në Irak. Në kontekstin e kundërshtimit të ndërhyrjes amerikane në Irak, për herë të parë nga Parisi dhe Berlini
erdhën kritika të ashpra për vendet ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Juglindore cilat atëherë ishin në prag të
anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe që në kundërvënien mes SHBA dhe Bashkimit Europian (Francës dhe Gjermanisë)
mbi Irakun, zgjodhën të mbajnë anën e SHBA, duke çuar trupa në Irak. Në fakt, kundërshtimi që vinte kryesisht nga Parisi
dhe Berlini ndaj këtyre vendeve europiane ish-komuniste, se ato e kërkonin prosperimin në Bruksel dhe sigurinë në
Washington, ishte në fakt kundërshtim ndaj pranisë në rritje amerikane në Europën Qendrore dhe Juglindore, ku amerikanët
kishin synim të zhvendosnin një pjesë të madhe të bazave ushtarake që gjatë Luftës së Ftohtë i kishin vendosur në Europën
Perëndimore. Në këtë pikë, Franca dhe Gjermani e gjetën veten në të njëjtën linjë me Rusinë dhe madje bënë që Rusia të
nxitet të shkallëzojë qëndrimin e saj kundër pranisë ushtarake të SHBA në ish-zonën e influencës ruse. Në këtë kontekst,
Rusia e shikon Kosovën si një kartë gjeopolitike që po të luhet siç duhet mund të iniciojë një proces të dëbimit të SHBA nga
Ballkani dhe Europa Qendrore, me përfitime gjeopolitike të mëdha për Moskën. Qëndrimi i tashëm i Rusisë për Kosovën nuk
është thjesht një kortezi që Rusia i bën Serbisë nisur nga tradita e solidaritetit sllavo-ortodoks që ekziston mes dy vendeve.
Kështu mund të ishte në kohën e fushatës ushtarake të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, kur Rusia ndihej ende e dobët,
dhe për më tepër kishte problemin e pazgjidhur të Çeçenisë. Sot Rusia ndihet shumë më e fuqishme, ndërsa SHBA është më e
dobët në krahasim me ç’ishte në 1999, për shkak të angazhimit ushtarak problematik në Irak, si dhe për shkak të debatit të
brendshëm për Irakun. Kur Rusia e kundërshton projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB, të hartuar sipas Planit
«Ahtisaari» për statusin e Kosovës, si dhe kur kërkon shtyrjen e paraqitjes së projekt-rezolutës, ajo nuk do që thjesht të
përmbushë një detyrim ndaj Serbisë, por të përgatitë një situatë-kurth për SHBA. Vitin e ardhshëm në SHBA do të mbahen
zgjedhjet presidenciale ku Iraku do të jetë pika kryesore e debatit mes republikanëve dhe demokratëve. Precedenti i
Koresë dhe i Vietnamit tregon se administrata e partisë tjetër që vjen në pushtet në Shtëpinë e Bardhë, është tërhequr nga
lufta e filluar nga administrata e një partisë paraardhëse. Nëse demokratët do të tërhiqen nga Iraku kur të vijnë në pushtet, siç
kanë paralajmëruar, atëherë kjo gjë do të ulë shumë prirjen e SHBA për angazhime ushtarake jashtë vendit. Rusia dhe
Serbia kalkulojnë që duke kërkuar shtyrjen e paraqitjes së projekt-rezolutës në Këshillin e Sigurimit, të fitojnë kohë shumë të
çmuar, në mënyrë që çështja e Kosovës t’i mbetet trashëgim administratës së re amerikane, që me shumë gjasë do të jetë
demokrate dhe e cila me shumë gjasë do t’i tërheqë trupat nga Iraku. Rusia dhe Serbia duket se planifikojnë që në këtë
atmosferë, në Kosovë të krijohet një situatë e tillë që t’i detyrojë SHBA të tërheqin forcat e tyre ushtarake nga Kosova. Skenari
i rastit më të keq mund të jetë ai libanez i vitit 1983, kur forcat amerikane dhe ato perëndimore u detyruan që të tërhiqen nga
Libani pasi kundër tyre u bënë disa atentate terroriste që u shkaktuan shumë viktima atyre. Në të njëjtën mënyrë shërbimet
sekrete serbe dhe ruse mund të inskenojnë atentate të tilla, të cilat t’u atribuohen terroristëve islamikë, ose madje të
ndihmohen të tillë për t’u sjellë në rajon, në mënyrë që t’i kryejnë këto atentate. Në këtë situatë Rusia dhe Serbia kalkulojnë që
Kosova të rikthehet nën kontrollin e Serbisë. Por nëse ndodh kjo do të jetë fjala për një proces të likuidimit të llogarive
historike në Ballkan ku një aleancë serbo-greke do të ndajë dhe Shqipërinë, me alibinë e të qenit një shtet i dështuar, që krijon
destabilizim për fqinjët. Tërheqja amerikane nga Kosova do të kishte si pasojë që në sytë e vendeve të Europës së Re, që e
shohin SHBA si garantuese të sigurisë së tyre, mbi imazhin e SHBA të bjerë hija e Francës së Mynihut të vitit 1938, që
gjithashtu ishte garante e sigurisë së tyre, por që i abandonoi në një moment delikat. Nëse SHBA do të detyrohen të tërhiqen
nga Kosova, atëherë do të ulet vullneti i SHBA për prani të fuqishme në Europën e Re. Rusia dhe forcat antiamerikane në
rajon dhe në Europën Qendrore do të marrin zemër për të ndërmarrë veprime të ngjashme, ose të tjera, që do t’ i largojnë
SHBA nga krejt Europa e Re. Edhe në rast se Moska nuk arrin që me manovrat e saj të stimulojë tërheqjen amerikane nga
Kosova, ajo synon që të përfitojë dhe nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, me ndihmën e SHBA, pasi kjo do
të inicionte një proces të ndryshimit të kufijve, në të cilin serbët dhe rusët do të përfitonin për të bashkuar territoret me shumicë
ruse dhe serbe, që sot janë jashtë kufijve të Serbisë dhe Rusisë me Serbinë, përkatësisht Rusinë, duke përdorur precedentin
e Kosovës si alibi. Kjo përbën një sfidë të re për SHBA, pasi qëllimi kryesor i SHBA me fushatën kundër Serbisë në 1999, nuk
ka qenë çlirimi i Kosovës, dhe as krijimi i një shteti-xhuxh kosovar, por në analizë të fundit ka qenë margjinalizimi i aleatit
kryesor të Rusisë në Ballkan, Serbisë, pa harruar këtu dhe Greqinë. Nëse procesi i ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe më
gjerë, në zonën mes Adriatikut, Dnjestrit dhe Kaukazit, përfundon me krijimin e një Serbie, Rusie, dhe ndoshta Greqie të
zgjeruar, veç një Shqipërie dhe vendeve të tjera proamerikane të zmadhuar territorialisht, atëherë kjo do të përbëjë në
perspektivë një potencial destruktiv gjeopolitik për interesat amerikane, duke konsideruar objektivat maksimaliste ruse.
Kështu, Rusia mund ta humbë sensin e masës, duke luajtur me kartën e Kosovës dhe të bëjë që anglosaksët të detyrohen ta
shohin atë si një kërcënim global shumë më serioz se ç’janë duke e parë tash, me të gjitha pasojat që sjell kjo gjë dhe që për
Rusinë shfaqen në formën e fantazmes se Brest-Litovsk. Por një «Brest-Litovsk» i tretë do të jetë shumë më i keq se dy të
parët.

Nga Kastriot Myftaraj http://www.sot.com.al - Gazeta SOT Online

 
Forum » Politika e qeverisja » KOSOVA » “Loja e madhe” e Rusisë për Kosovën (Beteja për statusin, luftë për gazsjellësin. Putin e përdor)
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2016

Website builderuCoz