Thursday, 2024-03-28, 3:56 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | Gjithcka rreth GJUMIT - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Trupi dhe shendeti » Rreth nesh » Gjithcka rreth GJUMIT
Gjithcka rreth GJUMIT
MysteriaDate: Wednesday, 2007-08-15, 5:01 PM | Message # 1
Private
Group: Users
Messages: 5
Reputation: 0
Status: Offline
Nje veshtrim rreth Pagjumesise dhe disa keshilla praktike per ta shmangur ate.

Njeriu kalon një të tretën e jetës duke fjetur, edhe pse askush nuk e di se ç'është gjumi. E kemi të njohur se gjumi është shprehi dhe gjendje e pushimit gjatë së cilës natyra e ripërtërinë organizmin e shpenzuar, por nuk e dijmë se sa orë gjumë i nevojiten secilit individ. Po ashtu nuk e dijmë as se a na duhet medoemos që të flejmë. Ndoshta kjo ju tingëllon nga pak pabesueshëm, por rastet nga praktika mjekësore tregojnë se ka njerëz që kanë vazhduar të jetojnë krahas periudhave të gjata të mosfjetjes... Disa njerëzve i është e nevojshme më shumë, ndërsa të tjerëve më pak gjumë.
Dr. Natanijel Klajtmani, profesor i universitetit të Çikagos dhe mjeshtër për problemin e pagjumësisë, thotë se askush s'ka vdekur nga pagjumësia. Ajo që rraskapit njerëzit që nuk mund të flejnë, nuk është aq fort pagjumësia. I brengosur, njeriu më lehtë rraskapitet dhe bëhet më pak rezistues ndaj sëmundjeve të llojllojshme. Dr. Klajtmani njëkohësisht thekson se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, flejnë shumë më tepër se që mendojnë. Njeriu që është i gatshëm të betohet, se mbrëmjen e kaluar fare s'ka mundur t'i mbyllë sytë, me siguri - duke mos ditur - ka fjetur disa orë. Këtë e vërtetojnë edhe disa raste të "mosfjetësve" të njohur, që me metoda shkencore është vërtetuar se flejnë sikur topa, dhe, gërhasin aq shumë sa që nuk i lënë të tjerët të flejnë qetë!
Kushti i parë për gjumë të natës është ndjenja e sigurisë. Te njerëzit religjiozë, lutja është sedativ më i mirë, ndërsa ata që nuk janë religjiozë duhet të shërbehen me sedative tjera.
Një nga mënyrat më të mira janë ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimi. Dr. Dejvid Finku thekson se, duhet "të bisedohet" me trupin personal. Sipas mendimit të tij, fjalët paraqesin çelës për gjitha llojet e hipnozës; dhe për këtë, kur njeriu nuk mund të flej, për arsye ka atë se "e nxit " trupin e tij që t'mos flej. Kësaj mund t'i dalim në ndihmë, në atë mënyrë, duke e "dehipnotizuar", pra, duke "biseduar" me muskujt e trupit personal. Për shembull, kështu: Çlirohu, relaksohu, zbutu, thellohu në gjumë... E kemi të njohur, natyrisht se, truri dhe nervat nuk mund të çlirohen nëse muskujt janë të shtrënguar, dhe për këtë, nëse dëshirojmë të ëndërrojmë, na duhet të fillojmë që nga muskujt. Dr. Finku na këshillon që të vendosim jastëkun nën gjunjë, që të mund t'i zbusim muskujt e tendosura të këmbëve, dhe nën duar të vendosim dy jastuqe të vogla. Atëherë fillon "biseda" me muskujt. Fillojmë nga shputat, nëpër këmbë, bark, gjoks, duar, supe dhe qafë, dhe mbarojmë me nofullat dhe sytë. Dhe ëndërra na kaplon, para se të kuptojmë se ç'po ndodh me ne. Kete ushtrim mund ta preferojne të gjithë, pasi që edhe vet jam bindur në efektshmërinë e tij. Njëkohësisht mund ta gjeni librin e mrekullueshëm të Dr. Finkut Çlirimi nga tendosja nervore, e cila sipas mendimit te shum personave është e shkruar në mënyrë tejet interesante, dhe mund të shërbej si këshillues i shkëlqyeshëm për ata që vuajn nga pagjumësia.
Ilaç tjetër i mrekullueshëm kundër pagjumësisë është rraskapitja fizike. Pa marë parasysh punën fizike me çka merreni, me rëndime apo me sport, para gjumit, me siguri do t'Ju ndihmonë që të fleni qetë. Natyra, njëmend, na detyron të flejmë kur jemi të rraskapitur fizikisht, prandaj nuk janë të rralla disa raste të njerëzve që kanë fjetur - duke ecur!

Keto jan disa rregulla qe mund te ndiqni per te shmangur pagjumesine.

1. Nëse nuk mundeni të fleni, zgjohuni dhe argëtohuni me ndonjë libër apo me ndonjë tjetër punë, gjersa t'mos Ju pushtojë gjumi.
2. Mbani mend se askush kurrë s'ka vdekur për shkak të pagjumësisë. Nevrikosja për shkak të pagjumësisë është më shkatërruese për organizmin, se vet pagjumësia.
3. Mësohuni të çliroheni. Përdorni ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimit.
4. Lodheni organizmin gjatë ditës, e në veçanti para fjetjes. Merruni me ndonjë sport apo punë më të rëndë fizike. Mbani mend se, në trupin e shëndoshë të lodhur, gjumi vjenë vetvetiu.

 
dj-timiDate: Wednesday, 2007-08-15, 6:36 PM | Message # 2
Lieutenant colonel
Group: Administrators
Messages: 115
Reputation: 0
Status: Offline
oohhh Gjumi Gjumi sa gje e mire

Z
Z
Z
Z
Z
Z

 
Forum » Trupi dhe shendeti » Rreth nesh » Gjithcka rreth GJUMIT
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz