Thursday, 2024-03-28, 6:41 PM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | LAMTUMIRË ALKOOLIT DHE PIJEVE TË GAZUARA KOKTEJLE E ÇAJRA - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Arti & Kultura » Kuzhina Shqiptare » LAMTUMIRË ALKOOLIT DHE PIJEVE TË GAZUARA KOKTEJLE E ÇAJRA (KOKTEJLE E ÇAJRA preferenca e verës janë pijet bimore)
LAMTUMIRË ALKOOLIT DHE PIJEVE TË GAZUARA KOKTEJLE E ÇAJRA
dj_diamantDate: Monday, 2007-08-20, 12:32 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline

Lamtumirë alkoolit
dhe pijeve me gaz!
Kjo është vera e
pijeve analkoolike,
ato që të bëjnë mirë për
shëndetin dhe që nuk kanë
fare kalori. Atyre që janë te
lehta fare, gjithë
energji dhe vitamina.
Ato
mbërrijnë në version
alternativë,
nga Daiquiri me
babane dhe papaja,
çaji jeshil
“Long Island”,
deri te çajrat me
mente dhe gjineshtër
në vend të Pernodit
dhe Sambukës.
Një tendencë
që do të
vazhdojë edhe gjatë
dimrit e ndoshta
edhe në stinët në
vazhdim. Arsyet e
një ndryshimi kaq
drastik? Janë shëndeti,
siguria dhe mirëqenia,
përveç fluksit të fushatave
të sensibilizimit për një
konsum të përgjegjshëm,
duke nisur që nga siguria
rrugore. Më pas vjen fitnesi,
dëshira për të qenë gjithnjë
në lëvizje dhe për të
praktikuar sportin,
gjithnjë
me vëmendje
të veçantë për
dietën, që i ka
shpallur luftë
të gjitha pijeve
hiperkalorike
dhe të gazuara.
Dhe
superalkooliket?
Eh, kjo
është një
tendencë e
t e j k a l u a r ,
edhe mes të
rinjve, që në
fakt i kishin lënë pas dore
në favor të verës dhe birrës,
që kanë një imazh edhe më
interesant sesa të parat.
Diktati i ri vendos në
qendër të vëmendjes triumfin
e koktejleve analkoolike,
pijeve të lehta që të
shuajnë etjen, të tonifikojnë,
pastrojnë organizmin dhe
favorizojnë madje edhe nxirjen
e lëkurës.
“Së shpejti do të kemi
shumë lloje pijesh dhe çajrash
të tilla që mund të
bëhen edhe vetë”, shpjegon
Alfredo Faieta i revistës së
specializuar për ushqimin
“Food”, Dhe nga çajrat bimore
që dikur ishin një pije
tradicionale dhe sot janë në
versionin “bio-shik”, duhet
të rikujtojmë edhe një herë
recetat e gjyshes.
Ka shumë kërkesa përtej
oqeanit, pijet “bio” janë
tashmë “flamujt” e yjeve të
Hollivudit që ia kanë kthyer
kurrizin alkoolit dhe
tashmë janë një tendencë e
re: në radhën e parë janë të
bukurat Drew Barrymore
dhe Cameron Diaz, mes
konsumatoreve më të bindura
të “Pomëonderful”,
çaj gruri safi që
p r e m t o n
mrekullira:
ëhstë i pasur
me antioksidantë,
i bën
mirë zemrës
dhe të gjithë
aparatit të
qarkullimit të
gjakut. Pra, të gjithë do të
nisin të abstenojmë nga pijet
me alkool? Po, ndoshta.
Flasin vetë shifrat dhe tendencat
e së ardhmes. Në
nivel botëror, pjesa më e
madhe e tregut të pijeve
është ai i të nxehtave (çaj,
kafe, qumësht). Megjithatë,
sipas një hetimi të grupit të
kërkimeve Zenith, në tre
vitet e ardhshme, pijet e
ftohta, prodhimi dhe shitja
e të cilave janë rritur mjaft
në vitin 2006, janë të destinuara
për të zënë vendin e
parë. Sukses shumë të
madh në Amerikë ka tashmë
opijan e re “FireFly”, që
pas pak doi të mbërrijë
edhe në Europë. Kjo është
një pije energjike, e propozuar
si zëvendësuese e
Margeritës dhe Mojitos, me
bazë guaranà, çaj
jeshil dhe mente.
Por, ndërkohë në
tregje kanë mbërritur
edhe versionet ultralight
të “Coca-Colës”
dhe “Sprite” me kalori
zero. Natyrisht, për ata
që nuk bëjnë dot pa
pijet e gazuara.


Diktati i ri i verës
vendos në qendër të
vëmendjes triumfin e
koktejleve analkoolike,
pijeve të lehta që të
shuajnë etjen, të
tonifikojnë, pastrojnë
organizmin dhe
favorizojnë madje edhe
nxirjen e lëkurës...


ANALKOOLIKE
Kjo është vera e pijeve analkoolike, ato që
të bëjnë mirë për shëndetin dhe që nuk
kanë fare kalori. Atyre që janë te lehta fare,
gjithë energji dhe vitamina.


LLOJET
Pijet “bio”
mbërrijnë në
version
alternativ, nga
Daiquiri me
babane dhe
papaja, çaji
jeshil “Long
Island”, deri te
çajrat me
mente dhe
gjineshtër në
vend të
Pernodit dhe
Sambukës


TENDENCA

Tendenca do të vazhdojë edhe gjatë dimrit e
ndoshta edhe në stinët në vazhdim. Arsyet e një
ndryshimi kaq drastik? Janë shëndeti, siguria
dhe mirëqenia, përveç fluksit të fushatave të
sensibilizimit për një konsum të përgjegjshëm,
duke nisur që nga siguria rrugore.

Pijet “bio” janë
tashmë “flamujt” e
yjeve të Hollivudit
që ia kanë kthyer
kurrizin alkoolit dhe
janë një tendencë e re



Message edited by dj_diamant - Monday, 2007-08-20, 12:34 PM
 
Forum » Arti & Kultura » Kuzhina Shqiptare » LAMTUMIRË ALKOOLIT DHE PIJEVE TË GAZUARA KOKTEJLE E ÇAJRA (KOKTEJLE E ÇAJRA preferenca e verës janë pijet bimore)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz