Saturday, 2024-04-20, 4:22 AM
Welcome Guest | RSS
 
 
Main Page | “Sali Protopapa” i vërtetë, një jetë në Amerikë - Forum | Register | Log in
[New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum » Arti & Kultura » Kinema » “Sali Protopapa” i vërtetë, një jetë në Amerikë (RRËFIMI I HISTORIANIT TË LUFTËS NACIONAL-ÇLIRIMTARE, KADRI.)
“Sali Protopapa” i vërtetë, një jetë në Amerikë
dj_diamantDate: Thursday, 2007-08-16, 6:56 PM | Message # 1
Admin
Group: Administrators
Messages: 267
Reputation: 0
Status: Offline
“Sali Protopapa”
i vërtetë, një jetë
në Amerikë

Telefonata nga SHBA dhe takimi me Dritëroin

Kadri Dingu

rrëfen për
Gazetën


Alo, jam Sejfi Proto
papa. Në shk
rimet tuaja shkru
ani me mllef…”
Zëri në anën tjetër të telefonit
e kishte gozhduar për
një moment Kadri Dingun,
një veteran të Luftës Nacional-
Çlirimtare, njëkohësisht
docent i Shkencave
Historike. Duke dëgjuar
njeriun që artikulonte një
shqipe të kulluar, Dingu
kishte ngurruar një grimë.
Emri i Sejfi Protopapës, një
personazh që shkrimtari i
shquar Dritëro Agolli e
kishte gdhendur në romanin
e tij “Komisari Memo”
e më tej edhe në skenarin e
filmit “I teti në bronz”,
duke e ndryshuar shumë
pak, pra nga Sejfi në Sali
Protopapa, nuk ishte i panjohur
për të. Mbështetur në
karrigen e tij të preferuar,
në lokalin që gjendet në
oborrin e Shtëpisë së
Oficerëve, Kadri Dingu
rrëfen se fillimisht kishte
mbetur paksa i çoroditur,
madje mendja njëherësh i
kishte shkuar se mos
ndokush tjetër ishte duke i
bërë një lojë me
zarar. Më tej, teksa i
përgjigjej flakë për
flakë pretendimeve
të njeriut që e akuzonte
për shtrembërim
të historisë,
historiani ishte kujtuar
se reagimi po
vinte pikërisht pas
kundërshtisë me
fakte që i kishte bërë
pak kohë më parë
në media një shkrimi
mburrës të Sejfi
Protopapës në
gazetën “Panorama”
(18 tetor 2004).
Kadriu, pasi kishte
shfletuar në arkiva
të ndryshëm, kishte
rrëzuar duke vërtetuar
me dokumente
të gjitha pretendimet,
që sipas tij
mundoheshin të
sillnin në opinion një fytyrë
të re dhe të papërlyer
për Ballin Kombëtar. “Sejfi
Protopapa shkruante se
edhe Balli Kombëtar kishte
luftuar kundër gjermanëve,
por ky pretendim
ishte vetëm një shpifje, për
të bërë të mundur sadopak
të ndryshonte opinionin
shqiptar për të vërtetën
historike të Ballit Kombëtar.
Dhe bashkë më
këtë strategji, të purifikonte
edhe personalitetin e
tij”, - shpjegon Kadri Dingu.
Zoti Kadri, e kujtoni
kohën kur keni pasur
kontaktin me Sejfi Protopapën?
Para rreth 3 vitesh. Më
mori në telefonin fiks të shtëpisë.
Ishte një bisedë e
vështirë, por unë mendoj
se ja dola mbanë t’i komunikoj
të vërtetën si e njoh
unë dhe jo si do, apo synon
ai të jetë. Kujtoj se fillimisht
u mëdysha të flisja
gjatë, duke menduar se në
telefon mund të ishte
ndonjë tjetër person që më
provokonte, por faktet historike
që përmendte më
bindën se ishte pikërisht ai
që u prezantua.
Sipas jush, cili ishte
synimi i Protopapës,
ç’donte të nxirrte, ç’donte
të sqaronte, apo mësonte
me anë të kontaktit me ju?
Mendoj se i kishin djegur
shkrimet e mia, më
saktë kundërpërgjigjet e
mia në media, të bëra menjëherë
pas intervistave të
tij. Dielli nuk mund të mbulohet
me shoshë. Jemi
ende gjallë dhe kemi aq
kurajë që të këmbëngulim
te e vërteta. Dhe e vërteta
thotë që Balli Kombëtar
bashkëpunoi me fashizmin
në Shqipëri. Këtë thonë
edhe dokumentet e ushtrisë
naziste gjermane, por
edhe ato amerikane, angleze
e të tjera të bëra publike
vetëm vitet e fundit.
Pra, nuk mbeten vetëm dokumentet
e Arkivit të Shtetit
e të ngjashme. Përfundimisht,
mendoj se duke
më marrë në telefon, ai
donte të arrinte të më
bindte apo të më zbuste sadopak
në qëndrimin tim.
Mendoj se nuk ja arriti.


HISTORIANI
Kadri Dingu është
historian i Luftës
Nacional-Çlirimtare
dhe njëkohësisht
docent i shkencave
historike. Ai është
autor i një serie librash
dhe artikujsh që kanë
kryesisht në fokus
zhvillimet në Shqipëri
përgjatë Luftës së Dytë
Botërore. Njëkohësisht
Dingu është përfshirë
në polemikën e madhe
për të vërtetën e rolit të
partive nacionaliste, si
për shembull të Ballit
Kombëtar, përgjatë së
që njëjtës periudhë.


Kush është
Sejfi Protopapa

Bir i një avokati me origjinë nga fshati Proto
papë i Korçës, ai lindi në Berat më 20 shkurt
1923. Arsimohet në vendlindje dhe në Itali.
Në vitin 1943, kur ishte vetëm 20 vjeçar,
emërohet komandanti i një çete të Ballit, që vepronte
në zonën e Roskovecit, nocion
gjeografik përmidis Beratit dhe Fierit. Në vitin
1944 ai largohet fillimisht në Itali dhe më tej
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty vazhdon
studimet dhe diplomohet për Fizikë
Bërthamore. Është i martuar me një letoneze
dhe baba i disa fëmijëve.


Pirro Mani në rolin e Sali Protopapës. Fotot e tjera pamje nga filmi
“Iteti në bronx”


Mund të kujtoni bisedën
që këmbyet?
Po, e kujtoj, sepse nuk
ishte një bisedë e zakontë,
nga ato që bëhen përditë.
Kujtoj se pasi u prezantua
dhe këmbyem batutat e
rastit, për të më bërë një
goditje psikologjike, më
thotë se kishte takuar edhe
Dritëro Agollin, i cili e
kishte pritur në shtëpi. - E
di që e ke takuar, - ja pres
shkurt, duke e çarmatosur.
Në fakt, unë nuk e dija që
ai kishte qenë në shtëpinë
e Agollit që në vitin 1991,
natyrisht si i paftuar, por
mendja më punoi duke i
dhënë një kundërgoditje
psikologjike. Më tej kujtoj
se u mbusha mirë me mllef
dhe i rrëfeva se e dija mirë
se kush ishte. I numërova
një më një origjinën nga një
familje bejlerësh të fshatit
Protopapë të Korçës, se
kishte lindur në Berat në
vitin 1923, se ishte çalaman
i lindur dhe se në vitin
1943 kishte organizuar dhe
komanduar një çetë ballistësh
në zonën e Roskovecit
që e përfshin Qarku
i Fierit. Më tej i rrëfej të
gjitha veprimet e çetës së
drejtonte, deri në shpërbërjen
e Ballit Kombëtar si dhe
përfshirjen e tij në 100 drejtuesit
e lartë që duhet të
largoheshin jashtë vendit.
Dhe caktimi i Sejfi Protopapës
në këtë kontingjent
thotë të paktën se ai do të
kishte probleme nëse do të
qëndronte në Shqipëri.
Pra, mund të supozohet se
veprimet e tij personale
ishin të ngarkuara me
probleme që mund ta çonin
para drejtësisë. Duket
mbeti keq, pasi mësoi se
unë e njihja aq mirë.
Nga dokumentet që
keni shfletuar ju, ka rezultuar
që Sejfi Protopapa të
jetë përgjegjës për krime
ndaj grupeve apo individëve
të veçantë?
Të jem i sinqertë, jo. Për
këtë nuk mund të akuzoj.
Por veprimtaria e tij në
kuadër të përfshirjes në
radhët e Ballit Kombëtar,
merr ngarkesën e vet të fajit.
Duke qenë se Ballit i
faturohen me anë të dokumenteve,
provave e dëshmive,
shumë masakra mbi
popullsinë, të kryera së
bashku me fashistët,
përgjegjësia personale e
Sejfi Protopapës, si komandat
i një çete ballistësh,
mbetet e ngarkuar.
Pra sipas jush, qëllimi
i telefonatës ishte që t’ju
zbuste në kundër reagimet
tuaja në media?
Pak a shumë. Duket i
kishte djegur se unë të
gjitha mburrjet e tij, sipas
të cilave Balli kishte luftuar
fashistët, por nuk ishte
mbështetur nga partizanët,
i kisha rrëzuar duke paraqitur
fakte dhe dokumente.
Për shembull, kujtoj
se ai pretendonte se “në
vitin 1943, forcat e Ballit
Kombëtar sulmuan forcat
fashiste italiane në Berat…
se me gjithë ftesën e bërë
forcave komuniste, ato nuk
pranuan…”. Por unë gjeta
një dokument që thotë:
“Në vitin 1943, në operacionet
për pastrimin e
Qarkut të Beratit nga komunistët,
bashkë me forcat
italiane janë bashkuar
edhe 1.500 forca nacionaliste
të komanduara nga
Abaz Ermenji, Kadri Cakrani,
Isa Toska, Hamit Matjani
etj…” Ky dokument i
përkiste arkivës së Prefekturës
së Beratit, pra ishte i
vitit 1943. Në të njëjtën
mënyrë rrëzova edhe disa
pretendime të tjera të Sejfi
Protopapës dhe të gjitha
këto përmes një bisede
telefonike, që duket zgjati
më shumë se zakonisht.
Mendoj se në fund u
ndamë sërish si dy të
kundërt, si dy armiq.

[size=11]
Personazhi popullor
“Sali Protopapa”
[/size]

Sali Protopapa është një personazh filmik i njohur
pothuaj për të gjithë shqiptarët. Emri i tij është
përzgjedhur nga shkrimtari Dritëro Agolli në romanin
“Komisari Memo” dhe personifikon një komandant
çete ballistësh të dhënë pas rakisë dhe drekave
e darkave me mish qengji. I njëjti emër është ruajtur
edhe në skenarin e filmit “I teti në bronz”, i luajtur
me mjeshtëri nga Pirro Mani. Në rrëfimet e tij, Dritëro
Agollit thotë se e kishte krijuar këtë personazh duke
pasur parasysh rrëfimet për bëmat e një ballisti të
quajtur Xume Protopapa. Gjithashtu, Agolli ka pohuar
se kurrë nuk e kishte menduar se Sejfi Protopapa,
një nga Protopapët e fisit nga ai kishte marrë shtysën
për këtë personazh, ishte ende gjallë. Një personazh
për të cilin të gjithë që e njihnin kujtonin se ai
ishte Sali Protopapa i vërtetë. Rastësi e pazakontë,
pesha e së cilës duket e kishte munduar ndër vite,
vetëm sepse dikur ai kishte qenë i përfshirë në formacionet
e armatosura të Ballit Kombëtar, si komandant
i një çete.



Message edited by dj_diamant - Thursday, 2007-08-16, 6:58 PM
 
Forum » Arti & Kultura » Kinema » “Sali Protopapa” i vërtetë, një jetë në Amerikë (RRËFIMI I HISTORIANIT TË LUFTËS NACIONAL-ÇLIRIMTARE, KADRI.)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:


Copyright MyCorp © 2024

Website builderuCoz